By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama në inaugurimin e bibliotekës se renovuar në Ulpian, mirëpritet me duartrokitje
June 9, 2025
Pasnesër nis pranimi i aplikacioneve për paraplegjikët e tetraplegjikët
June 9, 2025
Kadrijaj : Dështimi i zgjedhjes së kryeparlamentares është dështim i Kurtit
June 9, 2025
Gërvalla: LDK kudo që sillet do ta ketë aty afër praninë e PDK-së
June 9, 2025
Nënshkruhet projekti për efiçiencë të energjisë për banesat sociale
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mojo e humbur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mojo e humbur
Opinion

Mojo e humbur

Kosova Times
Last updated: 2023/10/15 at 7:56 PM
Kosova Times Published October 15, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Shqiprim PULA

Kosova u sulmua ngjashëm sikurse Krimea më 2014, nga njësi paraushtarake me sasi dhe cilësi të armatimit ushtarak. Hyrja në territorin e veriut të Kosovës, sulmi dhe planet për sulme të planifikuara është përtej akteve terroriste!, pra, grupi i vendosur në fshatin Banjë (Banjska) ishte pararoja e diçkaje më të madhe; nuk mund të ishte ndonjë aventurë e ndonjë grupi thjesht kriminal apo terrorist. Sulmet terroriste synojnë vëmendje frike, panik të përgjithshme e edhe mediale, ndërkaq, kjo ishte sulm i mirëfilltë ushtarak. Duhet theksuar po ashtu se grupi paraushtarak morri ndihmën e një kolone të ushtrisë Serbe, në drejtim të kufirit me Kosovën, e nga ana e ndërkombëtarëve situata në terren kohëve të fundit nuk është lexuar siç duhet “ose s’kanë dashur ta lexojnë siç ka qenë”!, megjithatë situata duhet vlerësuar nga dy dimensione, politik dhe ai i sigurisë. Ata ndërkombëtarët, përgjegjës politikë e ushtarakë, kanë bërë vlerësime sipërfaqësore mbi rrezikun që paraqet Serbia fqinje kundrejt Kosovës; ndërhyrjet e saj në punët e brendshme dhe pretendimin territorial, e kanë të shkruar në kushtetutë si pjesë të tyre, prandaj, kanë një qëllim kushtetues, zhbërjen ekzistenciale të Kosovës republikë.

Pse ka humbur Mojo?

Misioni Europian e ndërkombëtar që t’a afrojnë Serbinë drejtë UE-së e NATO-s është i paradështuar, për aq kohë sa Beogradi zyrtar nuk ka pranuar e kërkuar kërkimfaljen për luftërat që ka shkaktuar ndaj fqinjëve në Ballkan. Deklarimet publike të presidentit Serb Vučić, se “për ne, nuk ekziston Kosova shtet dhe se ne nuk e njohim edhe po të n’a vrisni të gjithëve”, tregon qartazi edhe karakterin ushtarak të atij formacioni parashtetëror Serbë më 24 Shtator, 2023. Unioni Europian ka dështuar në të paktën dy aspekte, në besimin ndaj Vučić dhe mbi leximin e saktë të situatës në terren. Më pas, për sa kohë UE-ja nuk e njeh shtetësinë e Kosovës nuk i njeh dhe konsideron palët në bisedime si të barabartë, e për më tepër, kur edhe përgjegjësit kryesor të involvuar në këtë proces bisedimesh, vijnë nga shtete mos-njohëse si dhe me qëndrime kundërshtuese nga e kaluara e tyre kundrejt subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës!, atëherë, këta, e kanë të humbur legjitimitetin institucional e edhe funksional, prandaj dhe, kontributi i tyre i qenësishëm është i munguar. Dhe, është po Brukseli zyrtar që kërkon(te) me ngulm tërheqjen e forcave të sigurisë së Kosovës nga veriu (“në emër të deeskalimit”) që do t’a zbehte një nga përkufizimet për shtetin, që ka të bëj me kontrrollin e territorit dhe shtrirjen e sovranitetit politik. NATO-ja përkatësisht Kfor-i, sipas Rezolutës 1244, e kishte kontrrollin e sigurisë mbi gjithë Kosovën, por, pas shpalljes së mëvetësisë, Prishtina zyrtare nuk e shtriu kontrollin edhe mbi pjesën veriore të vendit për t’a rrumbullaksuar atë ‘puzzle’ që kërkon evitimin e një situate të parregullt duke krijuar dhe funksionalizuar mozaikun institucional për të prodhuar pamjen e plotë shtetërore në gjithë territorin e republikës.

Në kërkim të Mojo-s! 

Njëherë e një kohë, gëzonin një reputacion ’emisarët’ madje dikur të njohura qenë frazat – “kur emisarët sjellin porositë, politikanët i dëgjojnë e zbatojnë”. Së voni, emisarët, po bëhen të parëndësishëm në frontin diplomatik, sepse Brukseli i preferon kërcënimet dhe masat, në vend të diplomacisë. Emisarët, shpesh, kanë një ndjenjë të pazhvilluar ironie dhe e jetojnë një realitet fantazie. Në diplomaci, thelbi i çdo strategjie të suksesshme për të ecur përpara duhet të jetë theks i veçantë barabarësia e palëve për interesa të përbashkëta. Konvergjenca në interesa dhe në pabarazi të palëve, krijon gjeometri të ndryshueshme. Dhe në vend se të kërkojë “më shumë zile lopësh”, emisarët bërtasin “më shumë sanksione”, në vend të dialogimit për zgjidhje të barabarta janë përqendruar në zbulimin se si të shkaktohet dhimbje dhe si të ndërhyhet në rendin kushtetues me insistimin për Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe (“zajednica”). Emisarët nuk janë as të shkëlqyeshëm po as budallenj, por disa prej tyre akoma përjetojnë ëndrra për ish-Jugosllavinë dhe mbeten fëmijë të saj që i sundon dëshira dhe jo arsyeja. Më keq se kaq, disa nga ta janë të kotë, të pabesueshëm, mashtrues e edhe arrogantë, për shkak të lidhjeve të tyre nga e kaluara që rrëshqasin në pozicionet e tyre jombresëlënëse të cilët abuzojnë me diplomacinë sipas dëshirës dhe pa asnjë pasojë.

Fati i keq i Kosovës politike dhe qytetarëve të saj, është se kemi pasur ’emisarë’ të cilët kanë kafshuar më tepër se sa kanë mundur të përtypin!. Fati i vendit por edhe i rajonit është marr peng, nga një lëvozhgë boshe ’emisarësh’, që nëpërmjet situatave të krijuara ndjehen të gjallëruar, por pa Mojo.

You Might Also Like

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Kosova Times October 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Parlamenti Evropian i bëri thirrje ICC-së të lëshojë një urdhër arresti për Lukashenkon 4 orë më parë

Kosova Times Kosova Times September 14, 2023
Byrnes: Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë më shumë trysni Serbisë në raport me Kosovën
Dronët ukrainas sulmuan fabrikën e vetme ruse të fibrave optike për dronët
Hamza në Qendrën e Inovacionit, premton grante dhe përkrahje për të rinjtë
Një zjarr shpërtheu në një rafineri në Kremenchug pas një sulmi nga dronët rusë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?