By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh shpreh dhimbjen e anëtarëve dhe kolegëve per ndarjen nga jeta te gazetarit Marin Nikolla
December 18, 2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena
December 18, 2025
Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës
December 18, 2025
Aeroplani u rrëzua gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët, frikësohet se ka më shumë viktima
December 18, 2025
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zvicra shpëton për një fije nga humbja kundër Bjellorusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Zvicra shpëton për një fije nga humbja kundër Bjellorusisë
Sport

Zvicra shpëton për një fije nga humbja kundër Bjellorusisë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/15 at 8:32 PM
Kosova Times Published October 15, 2023
Share
SHARE

Zvicra ka luajtur baras 3-3 në shtëpi ndaj Bjellorusisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim në EURO 2024.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 28-të falë një supergoli të Xherdan Shaqirit nga jashtë zonës, që e la pa asnjë shans për të reaguar portierin kundërshtar. (1-0).

Pas këtij goli nuk pati më raste të mira shënimi dhe pjesa e parë u mbyll me avantazh minimal të zviceranëve.

Mysafirët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 61-të përmes Maks Ebong i cili shënoi afër portës përmes një goditjeje me kokë për të barazuar shifrat në këtë takim. (1-1).

Ata nuk u zmbrapsën pas golit të barazimit dhe shënuan përsëri vetëm disa minuta më vonë, thënë më saktë në minutën e 69-të përmes Polyakov i cili po ashtu shënon me kokë pas ekzekutimit të goditjes nga këndi. (1-2).

Golin e tretë Bjellorusia e shënoi në minutën e 84-të të takimit përmes Antilevskit i cili pa shumë probleme çoi topin në cepin e majtë të portës së zviceranëve.

Nuk vonoi shumë reagimi i Zvicrës dhe ata fillimisht ngushtuan diferencën  në minutën e 89-të përmes Akanjit i cili shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Shaqirit duke mposhtur portierin kundërshtar. (2-3)

Në aksionin vijues të “Helvetikëve” u shënua edhe goli i barazimit, ku autor i tij ishte Zeki Amdouni i cili u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta çuar topin në rrjetë. (3-3)

Deri në fishkëllimën e fundit nuk pati më kohë për ndonjë aksion të mirë dhe ndeshja përfundoi me barazim.

Pas kësaj ndeshje Zvicra vazhdon si lider në Grupin I me 15 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Izraeli në vendin e dytë që ka 13 sosh.

You Might Also Like

Futbollisti Mario Pineida (33), lojtar i herëpashershëm i ekipit kombëtar të Ekuadorit, u vra në mes të rrugës

Investim 400 mijë eurosh në palestrën ‘Minatori’

Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të Golfit

Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`

Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës

Kosova Times October 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Numri i të burgosurve në kolonitë ruse u ul me një rekord 54 mijë njerëz

Kosova Times Kosova Times October 7, 2023
Vetaksidentohet automjeti i FSK-së, ka të lënduar
Nesër Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë
Rusët po rrëshqasin më thellë në borxhe
Dorëhiqet ministri i Jashtëm ukrainas për t’i hapur rrugë riformatimit të Qeverisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?