By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lojtari francez kërkon falje, pasi qeshi gjatë heshtjes për viktimat e luftës Izrael-Hamas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Lojtari francez kërkon falje, pasi qeshi gjatë heshtjes për viktimat e luftës Izrael-Hamas
Sport

Lojtari francez kërkon falje, pasi qeshi gjatë heshtjes për viktimat e luftës Izrael-Hamas

Kosova Times
Last updated: 2023/10/16 at 7:34 PM
Kosova Times Published October 16, 2023
Share
SHARE

Mbrojtësi i ekipit kombëtar të Francës, Jean-Clair Todibo, ka kërkuar falje të hënën, pasi u pa duke qeshur kur Franca dhe Holanda po mbanin një minutë heshtje për nder të viktimave të luftës mes Izraelit dhe Hamasit dhe për nder të një mësuesi të vrarë në Francë nga një ekstremist i dyshuar.

Një minutë heshtje u mbajt para ndeshjes kualifikuese për Kampionat Evropian 2024, të cilën Franca e fitoi 2:1 kundër Holandës të premten.

Todibo tha se përjetoi “qeshje nervozizmi”, pasi mediat franceze raportuan se atij i ishte kërkuar nga Federata e Futbollit e Francës të shpjegohej për atë veprim.

“Nuk mendoj se mua më mungon respekti për këto gjëra. Qesha nga nervozizmi, por në asnjë mënyrë nuk po tallesha me gjendjen e tanishme”, tha ai për gazetarë të hënën para ndeshjes miqësore të Francës kundër Skocisë të martën.

Todibo tha se ishte ulur në tribunën në mes të tifozëve kundërshtarë.

“Dikush bëri shaka dhe unë qesha me nervozizëm. Nuk u talla me këtë situatë, në asnjë mënyrë”, nguli këmbë ai.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, tha se Todibo e kishte takuar atë për të kërkuar falje duke shtuar se ai është “prekur” nga polemikat.

Sipas gazetës franceze, L’Equipe, federata franceze i kishte shkruar mbrojtësit të klubit francez Nice, duke i kërkuar të shpjegohej.Todibo, i cili u thirr nga Deschamps në kombëtaren franceze vetëm pasi mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba u tërhoq, nuk luajti kundër Holandës të premten.

Ai do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e së martës kundër Skocisë.

Më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Izrael si pasojë e sulmeve nga grupi militant Hamas, i luftëtarët e të cilit u futën befas në jug të Izraelit më 7 tetor për t’i sulmuar qytetet izraelite.

Izraeli e ka rrethuar Rripin e Gazës dhe po kryen bombardime të pareshtura hakmarrëse që nga atëherë, duke i vrarë mbi 2.700 palestinezë në Gaza.

You Might Also Like

Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës

Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij

Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë

Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës

Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve

Kosova Times October 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Franca do të mbështesë pranimin e Ukrainës në NATO për ta shtyrë Rusinë drejt negociatave

Kosova Times Kosova Times June 21, 2023
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Wendy Sherman po largohet nga Departamenti i Shtetit
E premtja përvëluese, ja sa pritet të shkojnë temperaturat
Spanja s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën, kërkon zgjidhje përmes dialogut
Pse nuk u arrestua Putini në Mongoli?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?