By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
June 26, 2025
June 26, 2025
Aktakuzë për shpëlarje parash, sekuestrohen pasuri mbi 350 mijë euro
June 26, 2025
Policia me operacion në rajonin e Prishtinës, konfiskohen 13 skuterë
June 26, 2025
Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca
June 26, 2025
Murati: Vetëm VV kundër që nënkryetari i Kuvendit t’i takojë Listës Serbe
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani për shpërthimin në Gazë: Civilët gjithmonë e pësojnë në çdo konflikt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani për shpërthimin në Gazë: Civilët gjithmonë e pësojnë në çdo konflikt
Lajme

Osmani për shpërthimin në Gazë: Civilët gjithmonë e pësojnë në çdo konflikt

Kosova Times
Last updated: 2023/10/18 at 11:09 AM
Kosova Times Published October 18, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi si “shkatërrues” pasojat e shpërthimit në një spital në Qytetin e Gazës, ku raportohet se kanë vdekur qindra persona.

“Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët që gjithmonë e pësojnë më së shumti në çdo konflikt”, shkroi Osmani në X, që më herët njihej si Twitter.

Izraeli ka mohuar përfshirjen në shpërthimin që ndodhi në spitalin Al-Ahli dhe fajësoi grupin militant palestinez, Xhihadi Islamik. Por, ky i fundit mohoi po ashtu se qëndron prapa shpërthimit.

Autoritetet shëndetësore palestineze në Gazë kanë raportuar për qindra të vdekur nga shpërthimi.

Shpërthimi nxiti reagim në shtetet arabe, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se është i zemëruar dhe pikëlluar me këtë ngjarje, duke shtuar se ekipi i tij i sigurisë kombëtare po mbledh të dhëna për të përcaktuar se çfarë realisht ka ndodhur.

Që nga 7 tetori, kur grupi militant palestinez, Hamas nisi sulme të koordinuara ndaj Izraelit, ky i fundit është kundërpërgjigjur me sulme ajrore në Rripin e Gazës – ku jetojnë 2.3 milionë banorë.

Izraeli ka rrethuar Gazën, duke bllokuar furnizimet me ujë, ushqime dhe karburante, teksa po përgatitet për një pushtim të mundshëm tokësor. Ai ka paralajmëruar palestinezët që të evakuohen nga veriu për në jug të Gazës, pasi mëton të sulmojë caqet e Hamasit në pjesën veriore.

Që nga shpërthimi i dhunës, mbi 1.400 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2.800 palestinezë në Rripin e Gazës.

You Might Also Like

Aktakuzë për shpëlarje parash, sekuestrohen pasuri mbi 350 mijë euro

Policia me operacion në rajonin e Prishtinës, konfiskohen 13 skuterë

Vdes 74-vjeçari në rrugë në Ferizaj

LVV e quan ‘Zonë të Krimit’ Komunën e Prizrenit

Nesër Testi i Arritshmërisë, MASHT paralajmëron masa ndaj kopjimeve

Kosova Times October 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

FSK pjesë e Konferencës së 27-të të Kartës së Adriatikut

Kosova Times Kosova Times September 19, 2024
ME: E-Kosova është funksionale, mund të aplikoni për pajisje efiçiente
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas
Konfirmohen 19 raste me Covid nga 249 testime të bëra
Rusia vodhi bombarduesit strategjikë të Kazakistanit – dhe i shpëtoi pandëshkueshmërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?