By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Von Cramon:Masat ndaj Serbisë vendosen, kur s`ka vullnet politik për hetime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Von Cramon:Masat ndaj Serbisë vendosen, kur s`ka vullnet politik për hetime
Lajme

Von Cramon:Masat ndaj Serbisë vendosen, kur s`ka vullnet politik për hetime

Kosova Times
Last updated: 2023/10/18 at 11:50 PM
Kosova Times Published October 18, 2023
Share
EP Plenary Session - Debates on cases of breaches of human rights, democracy and the rule of law - Human rights violations by private military and security companies, particularly the Wagner Group
SHARE

Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka folur për rezolutën në Parlamentin Evropian,mocioni i së cilës do të votohet nesër në seancën e së nesërme ku kërkohet sanksionimi i Serbisë, si dhe ekstradimi i Radojçiqit.

“Ne kemi pasur një disponim të gjatë konstruktiv, ku pesë grupe kanë dalë me rezoluta dhe negociuam së bashku sa i përket tekstit të përbashkët për rezolutë, ku kemi dalë me një tekst të fortë e të japim jehonë ndaj Serbisë”, derisa sqaroi se mocioni për rezolutë do të votohet nesër, rreth orës 13:30. Kurse për kërkesën e ekstradimit të Radojçiqiut, sqaroi se ekzistojnë nivele të ndryshme:

“Së pari, kemi një kërkesë për një dënim të qartë për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës. Kemi qenë të qartë në kërkesën tonë për hetime të thukëta dhe kemi kërkuar përkrahjen e plotë nga ana e Serbisë, në atë që ka ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës;

Së dyti, kemi një indikacion të qartë se shefi këtij grupi paramilitar në veri të Kosovës ka lidhje me individët dhe me vet presidentin e Serbisë, e nëse qeveria dhe institucionet tjera shtetërore serbe qëndrojnë prapa saj ende nuk është e qartë. Pikërisht për këtë është kërkuar hetim të thukët e të pavarura por të mbështetura nga bashkësia ndërkombëtare, por që, është kërkuar nga përfaqësuesit evropianë, konstatime preliminare të rezultateve deri në fund të vitit;

Së treti, nuk kemi folur për sanksione kundrejt Serbisë. Ne kemi futur në tekst sanksione ndaj pjesëtarëve, individ, sikundër është fjala për Radojçiqin dhe ne duhet ta bëjmë të njëjtën gjë;

Së katërti, nëse nuk ka bashkëpunim të plotë, sa i përket këtyre hetimeve, sa i përket vazhdimësisë në ndjekje penale e kështu me radhë, do të duhej të kishte masa edhe ndaj Serbisë. E këto masa do të duhej të dukeshin si masa që rëndojnë mbi Kosovën, që nënkupton masa politike, masa financiare, etj”, deklaroi Von Cramon në “Lajmet e fundit” në RTK.

Ajo tha se kjo është vetëm një parapërgatitje dhe që nuk ka ndonjë indikacion konkret që këto masa do të vendosen menjëherë, megjithatë ajo tha se këto masa do të vendosen kur vërehet se nuk ka vullnet politik për të mbështetur hetimet nga ana e Serbisë.

Von Cramon: Masat ndaj Serbisë do të duhej të viheshin për e mosnënshkrimin e “Marrëveshjes së Ohrit

Lidhur me mosvendosjen e masave ndaj Serbisë për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator, Von Cramon tha se nuk ka fakte relevante për këtë, sipas saj, ka shumë gjëra që duhen hetuar e zbuluar, duke u shprehur e sigurt se autoritet e Kosovës do të punojnë në këtë drejtim.

“Kemi parë armatime e gjëra të tjera, por cili ka qenë motive i këtij grupi paramilitar ende nuk kemi marrë përgjigje”, deklaroi Von Cramon.

Në pyetjen se nëse ka prova të padiskutueshme, pse duhet pritur deri në fund të vitit, Von Crmaon tha se duhet pritur nëse ka fakte që ky akt ka ndërlidhje me qeverinë e Serbisë, “kjo duhet të ketë pasoja gjithsesi.”

Von Cramon tha se masat ndaj Serbisë do të duhej vënë në momentin e mosnënshkrimit të “Marrëveshjes së Ohrit”.

“Ky ka qenë momenti kur është dashur të bëhet zotimi nga presidenti i Serbisë dhe përfaqësuesit e BE-së nuk e kanë detyruar të nënshkruaj. Unë mendoj se aty do të duheshin vendosur masat ndaj Serbisë”, deklaroi Von Cramon.

Ndërkaq lidhur me deklaratën e djeshme të presidentit të Francës, Emmanuel Makron, për liberalizimin vizave, Von Cramon shfaqi keqardhjen për, siç thja ajo, panikun që është bërë.

Ajo tha se Franca, si e vetme, nuk mund ta pengojë liberalizmin e vizave.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times October 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Blushi takim me drejtuesit e PL-së në SHBA dhe BE: Shqipëria është shpopulluar në mënyrë kriminale

Kosova Times Kosova Times November 3, 2024
Ukraina: Nga të gjithë aleatët e Moskës, problemi ynë më i madh është Koreja e Veriut
“Mënyra e formimit të Qeverisë nga partitë fituese, të definohet me norma juridike”
Trump: Disa gjëra nuk ndryshojnë. Asnjë kthim i Krimesë dhe asnjë anëtarësim i Ukrainës në NATO
Marrëveshja e Serbisë me Rusinë, Von Cramon: Të ngrihet procesi, hyrja në BE s’bëhet përmes Moskës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?