By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE kërkon nga Meta dhe TikTok hollësi për luftim të dezinformatave rreth luftës Izrael-Hamas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > BE kërkon nga Meta dhe TikTok hollësi për luftim të dezinformatave rreth luftës Izrael-Hamas
Teknologji

BE kërkon nga Meta dhe TikTok hollësi për luftim të dezinformatave rreth luftës Izrael-Hamas

Kosova Times
Last updated: 2023/10/19 at 7:32 PM
Kosova Times Published October 19, 2023
Share
SHARE

Bashkimi Evropian ka kërkuar të enjten nga Meta dhe TikTok që të ofrojnë informacione se si janë duke e luftuar dezinformimin për luftën Izrael-Hamas.

BE-ja e ka bërë këtë kërkesë duke u bazuar në ligjin e ri, i cili rrezikon t’i përballë gjigantët teknologjikë me gjoba në vlerë të miliarda eurove, nëse dështojnë që t’i mbrojnë përdoruesit.

Komisioni Evropian, dega ekzekutive e bllokut, ka kërkuar zyrtarisht që këto dy rrjete sociale t’i prezantojnë rregullat me të cilat do t’i pastrojnë platformat nga lajmet e rreme.

Si kyçe për luftim janë përmendur përmbajtjet me terrorizëm, dhunë dhe gjuhë të urrejtjes.

Sipas ligjit të ri, nëse këto kompani dështojnë që të veprojnë sipas rregullores, gjobiten me deri në 6 për qind të të të hyrave vjetore.

Brukseli e ka bërë një kërkesë të ngjashme javën e kaluar edhe ndaj platformës së Elon Muskut, X- e njohur deri më tani si Twitter.

Komisionari evropian, Thierry Breton, ka thënë se tri platformave, plus YouTube-it, u janë dërguar letra paralajmëruese, duke i vënë në pah rreziqet që u kanosen nga lufta.

Meta, e cila e ka në pronësi Facebook-un dhe Instagram-in, ka thënë se “e ka një sistem të mirëkrijuar për identifikim dhe zbehje të rreziqeve gjatë krizave, duke e mbrojtur lirinë e shprehjes”.

TikTok nuk ka reaguar ende lidhur me këtë kërkesë.

Lufta Izrael-Hamas ka nisur më 7 tetor, pasi militantët e Hamasit e kanë sulmuar tokën izraelite dhe Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë grupin militant.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se 3.785 njerëz janë vrarë dhe mbi 12.500 janë plagosur.

Nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor, janë vrarë më shumë se 1.400 njerëz.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë që Hamasi besohet se i ka marrë 206 pengje në sulmet që i ka kryer në Izrael dhe dyshohet se i ka dërguar në Gazë.

You Might Also Like

Musk sfidon Wikipedia-n me Grokipedia-n e re dhe premton një revolucion

Japonezët kanë krijuar një lavatriçe për të larë njerëzit, dhe ja si funksionon ajo

Facebook mbyll aplikacionin Messenger në miliarda pajisje, përdoruesit paralajmërohen të ruajnë bisedat para se të zhduken

Kjo është një Škoda e re, asgjë si ajo nuk është prodhuar kurrë më parë…

Dacia në marshin e shtatë: Prezantojne konceptin Hipster

Kosova Times October 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

13 vjet burgim për sulm dhe keqpërdorim seksual ndaj të miturave

Kosova Times Kosova Times October 17, 2025
Projekti filmik për Adelina Ismailin, merr tri çmime në “Docs Barcelona”
Liverpooli mposht Man City-n në kryederbin anglez, ‘blindon’ kreun
Mertz foli “pro” sulmeve ndaj Federatës Ruse, por vendosi kushte për Ukrainën
Chollet pasnesër në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?