By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tre ditë në Napoli: Pica e parë në botë, sekrete nëntokësore dhe sharmi i parezistueshëm i kaosit
June 14, 2025
Përmbyset autobusi me studentë ukrainas në Francë, 4 të vdekur
June 14, 2025
Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme
June 14, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 14, 2025
Moti në Shqipëri me diell
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Inteligjenca amerikane: Deri në 300 persona kanë vdekur nga shpërthimi në spitalin në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Inteligjenca amerikane: Deri në 300 persona kanë vdekur nga shpërthimi në spitalin në Gazë
Rajon / Botë

Inteligjenca amerikane: Deri në 300 persona kanë vdekur nga shpërthimi në spitalin në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/20 at 9:26 AM
Kosova Times Published October 20, 2023
Share
SHARE

Në një vlerësim të paklasifikuar të inteligjencës amerikane, që i është dërguar Kongresit, thuhet se nga shpërthimi në spitalin në Qytetin e Gazës kanë vdekur nga 100 deri në 300 persona.

Këto shifra paraqesin “numër të lartë të humbjes së jetës”, thanë zyrtarët e inteligjencës amerikane në vlerësimin e tyre, të cilin e ka parë Associated Press. Zyrtarët e inteligjencës ende po shqyrtojnë provat dhe vlerësimi i tyre mund të evoluojë.

Shpërthimi ndodhi në spitalin Al-Ahli të Gazës më 17 tetor, në objektin e të cilit ishin strehuar palestinezë.

Zyrtarët e grupit militant palestinez Hamas menjëherë fajësuan një sulm ajror izraelit për shpërthimin në spital. Izraeli mohoi përfshirjen.

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe zyrtarë të tjerë amerikanë veçse kanë deklaruar se inteligjenca amerikane beson se shpërthimi nuk është shkaktuar nga një sulm ajror izraelit. Edhe në vlerësimin dërguar Kongresit përmendet ky qëndrim.

Në vlerësimin e inteligjencës amerikane po ashtu u tha se “vetëm dëmtime të lehta strukturore” ishin të dukshme në spital dhe nuk është parë ndonjë krater i krijuar.

Izraeli ka fajësuar për shpërthimin në spital grupin tjetër palestinez, Xhihadi Islamik. Por, ky grup ka mohuar përfshirjen.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë grupin Hamas, pasi ky i fundit nisi sulme të koordinuara nga toka, ajri dhe deti ndaj Izraelit më 7 tetor. Që atëherë, Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – dhe ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga veriu për në jug të këtij territori, duke u zotuar se do të kryejë një pushtim tokësor të Gazës.

You Might Also Like

Përmbyset autobusi me studentë ukrainas në Francë, 4 të vdekur

Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme

Axhenda ndërkombëtare

Zyrtari iranian: Do të synojmë bazat e vendeve që mbrojnë Izraelin

Numri i të plagosurve në sulmet iraniane është rritur në 63, dy persona në gjendje kritike.

Kosova Times October 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

WP: Kina dhe Rusia po diskutojnë ndërtimin e një tuneli nga Krimea

Kosova Times Kosova Times November 24, 2023
Bizneset, të pakënaqura me ndryshimet ligjore për kontrata të punëtorëve
Pesëdhjetë persona të vdekur nga vërshimet në qendër të Afganistanit
ShBA sanksionon firmat serbe dhe malazeze për shkak të mbështetjes të luftës së Rusisë
Gjykata e Lartë: 21 Janari të hetohet nga Prokuroria e Posaçme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?