By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit
August 8, 2025
E gjete rrugën tënde?
August 8, 2025
Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re
August 8, 2025
Jennifer Lopez nuk i lejohet të hyjë në butikun Chanel në Stamboll: Reagoi siç nuk do të reagonin shumë yje të tjerë
August 8, 2025
Parlamentarët italianë befasojnë botën: Të veshur me ngjyra palestineze, ata kritikojnë qeverinë për heshtjen e saj
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokurorët rusë kërkojnë paraburgim për gazetaren e REL-it, Alsu Kurmasheva
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Prokurorët rusë kërkojnë paraburgim për gazetaren e REL-it, Alsu Kurmasheva
Rajon / Botë

Prokurorët rusë kërkojnë paraburgim për gazetaren e REL-it, Alsu Kurmasheva

Kosova Times
Last updated: 2023/10/20 at 9:29 AM
Kosova Times Published October 20, 2023
Share
SHARE

Prokurorët rusë do t’i kërkojnë një gjykatësi gjatë seancës dëgjimore të 20 tetorit që gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, të dërgohet në paraburgim, raporton Reuters, duke cituar shërbimin për media të gjykatës.

Kurmasheva, që punon për Shërbimin Tatar-Bashkir të REL-it dhe ka pasaportë amerikane dhe ruse, u arrestua më 18 tetor, pasi u akuza se kishte dështuar të regjistrohej si agjente e huaja kur hyri në Rusi më 20 maj.

Kurmasheva, që jeton në Pragë së bashku me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët e tyre, udhëtoi në maj për në Rusi për shkak të një emergjence familjare.

Fillimisht, ajo u ndalua përkohësisht teksa po priste në aeroportin e Kazanit për t’u kthyer në Pragë më 2 qershor. Autoritetet ruse ia konfiskuan pasaportat amerikane dhe ruse dhe që atëherë ajo nuk ka mundur të largohet nga Rusia.

Autoritetet fillimisht e gjobitën gazetaren për dështim të regjistrimit tek autoritetet të pasaportave të saj amerikane dhe ruse dhe më 18 tetor u ngrit akuza e re ndaj saj. Dështimi për t’u regjistruar si agjente e huaj, sipas legjislacionit rus, bart një dënim deri me pesë vjet burgim.

Radio Evropa e Lirë dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Kurmashevës.

Që nga viti 2012, Rusia ka përdorur ligjet e ashtuquajtura për agjentë të huaj për të shënjestruar kritikët e politikave qeveritare.

Po ashtu, që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, Moska ka shpeshtuar mbylljen e organizatave të shoqërisë civile dhe të mediave.

Sipas ligjeve ruse, autoritetet mund t’i cilësojnë organizatat jofitimprurëse si “agjentë të huaj” nëse pranojnë fonde nga jashtë dhe janë të angazhuara në aktivitete politike.

Kurmasheva është gazetarja e dytë amerikane që po mbahet në Rusi, pasi gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u arrestua në mars të këtij viti nën akuza për spiunazh.

You Might Also Like

Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit

Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re

Parlamentarët italianë befasojnë botën: Të veshur me ngjyra palestineze, ata kritikojnë qeverinë për heshtjen e saj

Trump pohon se ka ndërmjetësuar një paqe historike midis dy armiqve të betuar

Izraeli po kalon në pushtimin e plotë të Gazës

Kosova Times October 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tusk: Migrimi përmes Bjellorusisë organizohet në mënyrë paraushtarake

Kosova Times Kosova Times October 16, 2024
Miratohet raporti vjetor i RTK-së për vitin 2022
Hapja e dosjeve e ndanë “shapin nga sheqeri” në Kosovë!
Një polici serb të Kosovë iu dogj vetura, Sveçla kërkon nga Vuçiq të mos i përkrah veprimet e dhunshme
Finlanda premton miliona dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, por jo tanke
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?