By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 nëntor 2025
November 14, 2025
Vajza u sëmur në koncertin e Lady Gaga-s: këngëtarja ndaloi menjëherë performancën
November 13, 2025
Jakshiq: Nga katër karriget diplomatike të Serbisë, tre janë tronditur rëndë
November 13, 2025
“Nuk jemi Gjermania, fiksojeni këtë”, Sylvinho entuziast: Festojmë dhe mendojnë për Play Off, mund të shkojmë në Botëror
November 13, 2025
Sergej Lavrov dhe miti i turpit të tij
November 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shoqëria civile rol i veçantë në monitorimin e reformave ne arsim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shoqëria civile rol i veçantë në monitorimin e reformave ne arsim
Lajme

Shoqëria civile rol i veçantë në monitorimin e reformave ne arsim

Kosova Times
Last updated: 2022/10/13 at 9:56 PM
Kosova Times Published October 13, 2022
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zhvilloi takimin e rregullt me organizata të shoqërisë civile.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi, tha se si Qeveri i shohim akterët e shoqërisë civile si partnerë në procesin e Integrimit Evropian ku secila palë ka rolin e vet dhe mund të japë kontribut si në hartim, monitorim, zbatim apo komunikim të reformave. “Sidomos këtë vit është shumë e rëndësishme përfshirja dhe kontributi i të gjitha palëve.” tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Bashkëpunimi ynë bazohet në mirëbesim dhe përkushtim reciprok ndaj reformave, pjesëmarrje të rregullt të të dyja palëve, bashkëpunim të rregullt dhe gjithëpërfshirës si dhe konkretizim në fusha sektoriale specifike.

Takimi i sotshëm është i 5-ti me radhë sektorial, e këtë here në fushën e arsimit. Përmes këtij takimi synojmë përfshirjen e shoqërisë civile në konsultime drejtpërdrejt me institucionet zbatuese në kuadër të reformave legjislative dhe të politikave, përpara se ato të vendosen në platformën për konsultime publike.

U diskutua gjithashtu dhe mbi prioritetet që rrjedhin nga Agjenda Evropiane e Reformave si përmirësimi i cilësisë së përgjithshme në sektorin e arsimit, sigurimi i qeverisjes transparente të institucioneve arsimore e rritja e qasjes në arsim.

Procesi i Integrimit Evropian është aq kompleks dhe kërkues saqë kërkon mobilizim e gjithë potencialit vendor, prandaj çdo ndihmë dhe kontribut është i mirëseardhur. Si Qeveri, bazuar në arritjet tona, llogarisim në përkrahjen e shoqërisë civile në arritjet sektoriale duke qenë se këtë vit do të aplikojmë dhe për anëtarësim në BE, me synim marrjen e statusit kandidat. Prandaj u ftuan akterët pjesëmarrës për bashkëpunim si në monitorim dhe zbatim të reformave po ashtu edhe në aktivitete të diplomacisë publike që do të kemi mundësi t’i organizojmë së bashku.

Takimet e radhës planifikohen të mbahen në fushën e punësimit, çështjet sociale dhe energji, në muajt nëntor dhe dhjetor. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Qeveria në detyrë miraton dy kërkesa të Ministrisë së Financave

Seanca për spiunazh, u shty për 20 nëntor

AAK: Zgjidhja e vetme dhe e domosdoshme, zgjedhjet e jashtëzakonshme

Osmani: Krenare me FSK-në dhe bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PDK-së

Kosova Times October 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

66 aksidente trafiku dhe 1857 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit

Kosova Times Kosova Times January 19, 2024
Gjermania deportoi kriminelët në Afganistan me avion ia dorëzoi talebanëve
“Vrasës, përdhunues, hajdut recidivist” futen në njësitë ushtarake elitare të Shoigu
Protestë në Armeni, policia ka arrestuar mbi 130 protestues
Ish-këshilltari i Trump: Ai nuk bën strategji. Ai bën gjithçka për të mirën e tij.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?