By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A jemi njësoj apo thjesht të humbur në përkthim?!
July 20, 2025
“Si Viaggia”: Vizitoni ishujt e Shqipërisë, mes plazheve magjepsëse, historisë dhe natyrës së egër
July 20, 2025
Horoskopi ditor për 20 korrik 2025
July 20, 2025
Axhenda ndërkombëtare
July 20, 2025
Moti ne Shqiperi i kthjellët, temperatura deri në 39°C
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Imazhi i shtetit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Imazhi i shtetit!
Opinion

Imazhi i shtetit!

Kosova Times
Last updated: 2023/10/21 at 11:32 AM
Kosova Times Published October 21, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Politikanët e pasluftës, me paaftësinë dhe papërgjegjësinë e tyre e lënduan rëndë lirinë dhe demokracinë, shkatërruan çdo gjë vetëm për të mbushur thasët me paratë e vjedhura nga arka e shtetit. Me gënjeshtra e mashtrime, me korrupsion e krim të organizuar forcuan pushtetin dhe shtuan pasuritë e tyre duke nëpërkëmbur popullin dhe drejtësinë.

Qytetarët e pakënaqur janë fytyra e shtetit

Këto fytyra të politikbërjes gjysmëshekullore i urren jo vetëm populli, por i urrejnë edhe drurët dhe gurët, fushat dhe malet, lumenjtë dhe përroskat e këtij vendi.

Njerëzit e zakonshëm çdo ditë i mallkojnë politikanët duke ju thënë nga thellësia e shpirtit, shkoni e mos u ktheni më o të pabesë dhe tradhtarë, mashtrues dhe kusarë që nuk u ngopet asnjëherë së zhvaturi pasuritë e këtij vendi!

Kosova e rrezikuar sot nga një qeveri e ligjshme, e dalë nga vota popullore, në këtë gjendje ka ardhur edhe nga qeveritë paraprake, me vendime dëmshme për vendin.

Veriu i vendit, nga rruga e integrimit rrëshqiti në burim tensionesh dhe konfrontimesh të rrezikshme për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Kemi ardhur në këtë situatë, pasi intelektualët e kalibrit dhe atdhetarët u injoruan me përbuzje nga sharlatanët e politikës, kurse njerëzit e ndershëm u detyruan të largohen nga vendi shkaku i mungesës së perspektivës zhvillimore dhe pabarazisë sociale.

Politikanët që morën 51 % të votave, thirren në votën ‘plebishitare’ me 45 % të elektoratit të dalë në zgjedhje, kurse 55 përqindëshin e injorojnë sikur të mos ekzistonte fare, duke harruar qëllimshëm se vota e 45 %-shit është fitore me 25.5 % të qytetarëve të vendit që i mbështetën me votë!

Bazuar në këto përllogaritje, fitorja e 14 shkurtit 2021 e partisë në pushtet vetëm sa e ka thelluar hendekun mes subjekteve politike dhe qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.

Vota e marr nën premtim, kur ai premtim nuk mbahet kthehet në mashtrim për qytetarët!

Edhe përkundër votës “plebishitare” përsëri po vazhdon fryma e konfrontimit me rivalët politikë, po vazhdon gjuha e urrejtjes patologjike ndaj kundërshtarëve politikë. Pra, partitë në pushtet mbeten në rrugën e vjetër politike, të autoritarizmit dhe të konfrontimit me alternativat e tjera.

Konfrontim mes dy kauzave të kundërta

Është hera e parë në historinë e parlamentarizmit kosovarë, kur shumica parlamentare në pushtet i bojkoton Seancat e Kuvendit. Kjo përveçse papërgjegjësi, paraqet paaftësi qeverisëse dhe mungesë guximi për t’u ballafaquar me problemet madhore që kanë qytetarët e vendit.

Vërtetë është paradoksale, kur i sheh pushtetarët duke i thurur lavde policit të vrarë ditë më parë në veri të vendit, kurse, kur janë në pyetje diskutimet për të drejtat dhe kushtet e Policisë së Kosovës, të njëjtit i bojkotojnë Seancat e Parlamentit!

Ky avaz i bojkotit të shumicës parlamentare po vjen si kundërpërgjigje ndaj opozitës për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare!

Ky konfrontim mes dy kauzave të kundërta, po shkon në dëm të vendit dhe qytetarëve, të cilët janë duke e pritur me padurim 1 Janarin e vitit 2024 për t’ikur drejt vendeve të panjohura në kërkim të një jete më të mirë, për shkak se kjo klasë politike pa dallim, pozitë dhe opozitë e sollën shtetin buzë greminës!

Shkaku i kusarëve të politikës, jeta e qytetarëve të ndershëm është kthyer në ferr të vërtet në shtetin e lirë!

Dëmi që e kanë shkaktuar kusarët e politikës është i pallogaritshëm, sikurse që është e pallogaritshme pasuria e politikanëve që i shijuan majat e pushtetit. Të korruptuarit dhe i korruptuari u pasuruan skajshmërisht, kurse qytetarët e ndershëm u varfëruan pafundësisht!

Me një fjalë, krimi ka lëshuar rrënjë të thella në tokën dardane. Mashtruesit dhe injorantët uzurpuan zyrat e shtetit, kurse intelektualët dhe profesionistët e lëmive të caktuara bredhin rrugëve duke e pritur me gëzim 1 Janarin e vitit 2024, nëse BE-ja nuk ua prish ëndrrat për largim nga vendi!

Krim nuk është vetëm me vrarë njerëz me plumb, por krim akoma më i rëndë është me ua prishë ardhmërinë gjeneratave të reja dhe me i thyer shpirtërisht ajkën e kombit-intelektualët e kalibrit, të cilët, në zyrat e shtetit hyjnë vetëm për të nxjerrur ndonjë dokument apo pasaportë për t’u larguar nga vendlindja e tyre!

Degradimi i institucioneve publike dhe sistemit politik në përgjithësi e kanë ulë imazhin e shtetit në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Kurse gjendja e rënduar ekonomike, padrejtësitë dhe diskriminimi social, janë pasqyra e vërtetë e shtetit para syve të qytetarëve.

You Might Also Like

A jemi njësoj apo thjesht të humbur në përkthim?!

Agjenda ndërkombëtare dhe Kosova: Midis shpresës dhe realpolitikës

Nëse nuk bashkohemi tani – kush do ta mbrojë nesër Kosovën?

Deputetë, sa mirë do të ishte t’ju shihnim në pozicionin 69!

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Kosova Times October 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

ZPS përmbyll sot paraqitjen e provave në rastin ndaj krerëve të UÇK-së

Kosova Times Kosova Times April 15, 2025
Mjeku: Kosova dhe Kuvajti, bashkëpunim i shkëlqyeshëm në fushën mbrojtjes
Një serbe në Greqi ka qarë për 5 muaj në media për zhdukjen e bashkëshortit të saj. E vërteta u zbulua
Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani – “Boshti i ri i së keqes”?
Liz Truss jep dorëheqjen nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?