By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SHBA-ja dërgon sisteme të mbrojtjes kundërajrore në Lindjen e Mesme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > SHBA-ja dërgon sisteme të mbrojtjes kundërajrore në Lindjen e Mesme
Rajon / Botë

SHBA-ja dërgon sisteme të mbrojtjes kundërajrore në Lindjen e Mesme

Kosova Times
Last updated: 2023/10/22 at 11:22 AM
Kosova Times Published October 22, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara njoftuan të dielën se do të dërgojë mjete shtesë ushtarake në Lindjen e Mesme, për shkak të druajtjeve se lufta mes Izraelit dhe Hamasit mund të përhapet në tërë rajonin.

Pentagoni tha se do ta çojë sistemin e mbrojtjes kundërajror të njohur si THAAD, bashkë me sistemin raketor tokë-ajër, Patriot, në Lindjen e Mesme.

Sistemi THAAD është i ndërtuar për të rrëzuar raketa balistike me rreze të shkurtra dhe të mesme veprimi pak para se ato të bien në tokë.Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, tha se trupa shtesë janë vënë, po ashtu, në gjendje gatishmërie për t’u zhvendosur në rajon, edhe pse nuk tregoi sa prej tyre.

Izraeli i vazhdoi bombardimet në Gazë edhe të dielën, duke i vrarë rreth 50 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Ushtria e Izraelit kreu sulme ajrore edhe në shtetin fqinj, Siri, duke i vrarë dy civilë, sipas mediave shtetërore siriane.

Për më tepër, Izraeli tha se avionët e vet luftarakë i goditën caqet e Hezbollahut në Liban të shtunën dhe se njëri nga ushtarët e vet u godit nga një raketë anti-tanke gjatë luftimeve përgjatë kufirit ku u vranë gjashtë ushtarë të grupit të mbështetur nga Irani.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, e paralajmëroi të shtunën kryeministrin në detyrë të Libanit, Najib Mikati, se libanezët do të prekën nga lufta nëse vendi i tij përfshihet në të.

Izraeli e nisi rrethimin e plotë të Gazës dhe bombardimet ndaj saj më 7 tetor, pasi militantët e Hamasit e kaluan kufirin dhe nisën sulmet e tërbuara në jug të Izraelit, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të shtunën se së paku 4.385 palestinezë janë vrarë, përfshirë qindra fëmijë, si pasojë e bombardimeve hakmarrëse izraelite në territorin e vogël me rreth 2.3 milionë banorë, gjysmë e të cilëve janë detyruar të zhvendosën nga veriu në jug të Gazës.

You Might Also Like

Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor

Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”

Putini me uniformë ushtarake vizitoi qendrën e komandës së ushtrisë ruse: “A keni krijuar kushtet që ukrainasit të dorëzohen?”

Një surprizë në Kiev. Zelensky pranoi të negociojë lëshime të mëdha për Rusinë

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

Kosova Times October 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Presidenti i Koresë së Jugut shpall gjendje lufte

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin Minxhozi
Osmani nga Parisi: Miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen
Kuajt e kalorësisë shpërthyen nga stallat e tyre në Londër (Video)
Cakolli tregon si mund të jetë shpërndarja e mandateve në Kuvend
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?