By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Milan fiton ndaj Verona dhe e merr kryesimin
December 28, 2025
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e ardhshme
December 28, 2025
Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot
December 28, 2025
Kroacia bëri një marrëveshje të re me Kosovën dhe Shqipërinë, ata do të prodhojnë një automjet të blinduar
December 28, 2025
Osmani: Shpresoj që zgjedhjet të rezultojnë me krijim të institucioneve
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Obama i bën thirrje Izraelit ta respektojë ligjin ndërkombëtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Obama i bën thirrje Izraelit ta respektojë ligjin ndërkombëtar
Rajon / Botë

Obama i bën thirrje Izraelit ta respektojë ligjin ndërkombëtar

Kosova Times
Last updated: 2023/10/24 at 11:14 AM
Kosova Times Published October 24, 2023
Share
SHARE

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i bëri thirrje Izraelit më 23 tetor të jetë i matur në operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, pas sulmeve të 7 tetorit nga grupi militant Hamas në qytetet jugore izraelite.

“Në veçanti, ka rëndësi – siç e ka theksuar vazhdimisht presidenti Biden – që Ushtria e Izraelit t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar, përfshirë ligjeve të cilat kërkojnë shmangien e vdekjeve dhe vuajtjeve të popullatës civile”, shkroi Obama në platformën online, Medium.

Mijëra palestinezë kanë vdekur tashmë si pasojë e bombardimeve në Gazë, shumica e të cilëve fëmijë, tha ish-presidenti amerikan, duke shtuar se qindra mijëra njerëz në këtë vend janë zhvendosur.

Obama theksoi se pas “brutalitetit të papërshkrueshëm” nga Hamasi, Izraeli ka të drejtë t’i mbrojë qytetarët e vet nga dhuna e tillë, por “bota po shikon me vëmendje”.

Izraeli është duke e bombarduar pareshtur Rripin e Gazës qëkur Hamasi kreu sulme të tërbuara më 7 tetor në qytetet jugore izraelite, ku i vrau mbi 1.400 njerëz. Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite janë vrarë më shumë se 5.000 palestinezë, sipas zyrtarëve në Gazë.

“Vendimi i Qeverisë së Izraelit për ta ndërprerë furnizimin me ushqim, ujë dhe rrymë për një popullsi civile të rrethuar, kërcënon jo vetëm përkeqësimin e krizës humanitare në rritje, por mund ta ashpërsojë edhe qëndrimin palestinez për gjenerata më radhë, ta shkatërrojë mbështetjen globale për Izraelin, t’u japë përparësi armiqve të Izraelit, dhe t’i minojë përpjekjet afatgjate për arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shtoi Obama.

Ai e mbështeti plotësisht presidentin amerikan Joe Biden, i cili u zotua për ta përkrahur Izraelin për “luftimin e Hamasit, çarmatimin e tij, si dhe ndërmjetësimin e kthimit të sigurt të qindra pengjeve te familjet e veta”.

Obama theksoi se është e kuptueshme që shumë izraelitë kanë kërkuar që Qeveria e tyre të bëjë gjithçka që nevojitet për ta rrënuar Hamasin dhe për t’u siguruar që sulmet nga Hamasi nuk ndodhin më kurrë.

You Might Also Like

Greqi-Turqi: Fundi i “ujërave të qeta”

Rusia nisi një sulm masiv ndaj Kievit. Ka viktima

Bullgaria hyn në Eurozonë, i thotë lamtumirë levit

I maskuari grabit recepsionistin në Çagllavicë

Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos

Kosova Times October 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Evropa akuzon inteligjencën ruse për zjarrvënie dhe sabotim në vende të ndryshme

Kosova Times Kosova Times May 30, 2024
ShBA, rregulla të reja për të bllokuar qasjen e Kinës, Rusisë dhe Iranit tek të dhënat amerikane
Haxholli: Mungesa e deputetëve po e penalizon Kuvendin e Kosovës
Turneu “Beach Volley Mix” zhvillohet të dielën
Shpërthejnë bombolat e gazit në hyrje të një kolegji në Greqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?