By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avokati Gashi thirrje për protestë paqësore për drejtësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Avokati Gashi thirrje për protestë paqësore për drejtësi
Lajme

Avokati Gashi thirrje për protestë paqësore për drejtësi

Kosova Times
Last updated: 2023/10/24 at 4:13 PM
Kosova Times Published October 24, 2023
Share
SHARE

Avokati i njohur, Tomë Gashi, në një postim në profilin e tij në facebook, ka bërë thirrje për një protestë paqësore në kërkim të drejtësisë për siç thotë vrasjen e Astrit Deharit. Ai madje në këtë posim pyet nëse mjaftojnë 10 ditë për ta organizuar një protestë të dinjitetshme dhe paqësore, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e Astrit Deharit?

“Aktivisti i Lëvizjes VETEVENDOSJE!, Astrit Dehari, është vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 05.11.2016.

Një prokuror, përkundër fakteve, kishte tentuar ta mbyllte rastin e vrasjes së Astrit Deharit si vetëvrasje!

Një prokuror tjetër, përkundër fakteve, ka zgjedhur heshtjen – në vend që të zgjedhë marrjen e një aktvendimi për fillim të hetimeve në drejtim të identifikimit të vrasësve të Astrit Deharit, të shtytësve në vrasje, dhe të atyre që po e fshehin vrasjen qe 7 vite!

Një president, njërit prej dëshmitareve kyç që ishte në qeli me Astritin, edhe pse të dënuar për vrasjen e një femiu, në mënyrë të kundërligjshme, ia kishte falur 3 apo 4 vite burgim dhe askush nuk kishte bërë asgjë!

Një zyrtar i larte i Policisë ne Prizren, rrejshëm kishte deklaruar kinse Astriti ka vdekur nga përdorimi i tepërt i barnave… Edhe pse ky deklarim ishte skandaloz dhe kishte për qëllim manipulimin e opinionit, askush nuk kishte bërë asgjë!

Një ish Ministre e Drejtësisë, në vitin 2016, kishte kërkuar nga Kryeprokurori i Shtetit që t’i ndjekë penalisht ekspertët e pavarur, të cilët me ekspertizë kishin vërtetuar se Astriti është vrarë!

Një ekspertizë e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore e kishte eliminuar edhe teorinë e vetëvrasjes, e kishte vërtetuar praninë e ADN-së së personave të tretë, si dhe kishte propozuar hetim të pavarur – gjë që kurrë nuk është bërë!

Një ekspertizë e dytë, e të njëjtit Institut – Zviceran – e kishte vërtetuar ekspertizën e parë dhe kishte vërtetuar se një pjesë e provave të dërguara ne Zvicër ishin të manipuluara! Familja e Astrit Deharit kishte kërkuar hetim penal edhe për këtë çështje – gjë që kurrë nuk u bë!

I vodhën mostrat e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe asgjë nuk u bë – sepse Prokurori zgjodhi heshtjen!

Për këto 7 vite janë pothuajse 1000 skandale të institucioneve të ndryshme në rastin e hetimit të vrasjes së Astrit Deharit dhe thuajse të gjitha më shumë kanë anuar që ta devijojnë rastin se sa ta thonë të vërteten. Duket se dikush dëshiron ta mbrojë dikënd dhe për këtë arsye e vërteta nuk po thuhet.

Me 5 nëntor 2023 bëhen 7 vite nga vrasja e Astrit Deharit dhe ende nuk ka drejtësi. Meqenëse 5 nëntori i bie ditë e diele, protesta është mirë të organizohet me datë 3 – të premten. A ka mbet naj shok i Astritit apo jo?”, ka shkruar ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane

Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës

Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Policia shqiptoi për 24 orë, 1963 gjoba në trafik

Kosova Times October 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti kërkon mbështetjen e Austrisë për anëtarësim në organizata

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
Biden thotë se ka vendosur si të përgjigjet ndaj sulmit mbi trupat amerikane në Jordani
Promovohet sot romani `Oj Kosova ime` i autores gjermane Mechthild Henneke
Denohen në Poloni, rusët që ngjitën ngjitëse që reklamonin Wagner PMC në Varshavë dhe Krakov
Itali, prokuroria kërkon gjashtë vite burg për Matteo Salvinin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?