By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.
November 3, 2025
Ish gjenerali i arratisur – spiun ne Vjene
November 3, 2025
SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë
November 3, 2025
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
Anija patrulluese ruse valëvit flamurin Wagner në kufirin me Estoninë
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken: ShBA-ja nuk do luftë me Iranin, por do ta mbrojë veten
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Blinken: ShBA-ja nuk do luftë me Iranin, por do ta mbrojë veten
Uncategorized

Blinken: ShBA-ja nuk do luftë me Iranin, por do ta mbrojë veten

Kosova Times
Last updated: 2023/10/24 at 9:50 PM
Kosova Times Published October 24, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara thanë në Kombet e Bashkuara se nuk dëshirojnë konflikt me Iranin, por sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi se Uashingtoni do të vepronte menjëherë dhe në mënyrë të vendosur nëse Irani apo bashkëpunohet e tij do të sulmonin personelin amerikan kudo.

Blinken foli gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përderisa frika është rritur se konflikti midis Izraelit dhe Hamasit – grupit militant palestinez që ka mbështetjen e Iranit – në Rripin e Gazës mund të shndërrohet në një luftë më të gjerë, duke përfshirë Hezbollahun e Libanit që po ashtu ka mbështetjen e Teheranit.

“ShBA-ja nuk kërkon konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet. Por, nëse Irani apo bashkëpunëtorë e tij sulmojnë personelin amerikan kudo, ne do të mbrojmë popullin tonë, do të mbrojmë sigurinë tonë në mënyrë të shpejtë dhe të vendosur”, tha ai.

Ushtria amerikane po ndërmerr hapa të rinj për të mbrojtur trupat e saj në Lindjen e Mesme, pasi janë rritur shqetësimet lidhur me sulmet nga grupet që mbështeten nga Irani, thanë zyrtarët për Reuters. ShBA-ja po ashtu ka dërguar luftanije dhe avionë luftarakë në rajon për të ndaluar Iranin dhe grupet që ai mbështet.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve anëtare që të dërgojnë një mesazh të qartë dhe të përbashkët ndaj çdo aktori shtetëror apo joshtetëror që po e shqyrton mundësinë e hapjes së një fronti të ri në këtë konflikt kundër Izraelit, apo që dëshiron të sulmojë partnerët e Izraelit, përfshirë ShBA-në, që të mos e bëjnë këtë. Nuk duhet t’i hedhin benzinë zjarrit”, tha Blinken.

ShBA-ja i ka ofruar mbështetje të plotë Izraelit, pasi Hamasi nisi sulme të koordinuara ndaj Izraelit më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 izraelitë. Izraeli është kundërgjigjur me sulme ajrore në Gazë, duke vrarë mbi 5.700 persona, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Pas nisjes së sulmeve të Hamasit, Irani e ka përgëzuar këtë grup militant. Ndërkaq, Hezbollahu ka shkëmbyer zjarr me forcat izraelite në kufirin mes Izraelit dhe Libanit.

You Might Also Like

Moti me diell dhe me vranësira të shpërndara

Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Maliqi thotë se siguria në Aeroportin e Prishtinës është shumë e lartë

Belinda Balluku njoftohet për akuzë nga SPAK

Moti sot, me diell dhe vranësira, temperaturat në rritje

Kosova Times October 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Turqi, arrestohet 9 persona, të dyshuar për shitje informatash ‘Mosadit’

Kosova Times Kosova Times February 2, 2024
Vuçiç mendon se u mashtrua: Pse po e ndryshon presidenti serb retorikën e tij?
Haradinaj: Ushtria e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm
Horoskopi ditor për 4 korrik
Policia shqipton 1.470 gjoba në trafik brenda 24 orëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?