By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Panxhari maroken do t’i bëjë për vete edhe ata që nuk e kanë ngrënë që nga fëmijëria
October 9, 2025
Shkencëtarët kinezë kanë kryer transplantin e parë në botë të mëlçisë së një derri të modifikuar gjenetikisht në një njeri
October 9, 2025
Babai hedh vajzën 3 vjeçare nga dritarja!
October 9, 2025
Çmimi Nobel iu dha një shkrimtari që është një gjemb në këmbë për Orbanin
October 9, 2025
KE hetime ndaj Orbanit në Bruksel, per spiunat ne Bruksel
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Samiti i BE: Arrihet ujdi për deklaratën mbi Lindjen e Mesme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Samiti i BE: Arrihet ujdi për deklaratën mbi Lindjen e Mesme
Rajon / Botë

Samiti i BE: Arrihet ujdi për deklaratën mbi Lindjen e Mesme

Kosova Times
Last updated: 2023/10/27 at 10:47 AM
Kosova Times Published October 27, 2023
Share
SHARE

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE kanë rënë në ujdi pas debateve të gjata për “armëpushim dhe korridoret e ndihmës”. Edhe SHBA kërkon armëpushim humanitar.

Pas një maratone diskutimesh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE në samitin e tyre në Bruksel (26.10.2023)ranë dakord për një deklaratë përfundimtare në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme. Aty ata kërkojnë armëpushim dhe korridore të mbrojtura për furnizimin e sigurt me ndihma të Rripit të Gazës. Në dokument thuhet, se keqësimi i gjendjes humanitare në Gaza jep shkas për shqetësim. Bashkimi Evropian do të punojë ngushtë me partnerët në rajon për të mbrojtur popullsinë civile, të ofrojë ndihma dhe qasje në ushqime, ujë, kujdesin mjekësor, karburantet dhe strehimin. Në dokument po ashtu theksohet se duhet siguruar që ndihmat të mos keqpërdoren nga “organizatat terroriste”.  Hamasi kategorizohet si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania dhe disa vende arabe. Më 7 tetor Hamasi sulmoi brutalisht nga Rripi i Gazës Izraelin.

Në ujdinë e arritur theksohet se mbështeten përpjekjet për një konferencë ndërkombëtare të paqes. “Civilët duhet të mbrohen gjithmonë dhe kudo”, tha presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel duke iu referuar gjendjes në Rripin e Gazës. Ministria e Jashtme e Izraelit nuk reagoi menjëherë pas ujdisë së vendeve anëtare të BE për armëpushim dhe krijimin e korridoreve të mbrojtura.

Të premten u bë e ditur sipas të dhënave nga ushtria izraelite, se Izraeli ka ndërmarrë një operacion trupa tokësore me objektiv të caktuar në qendrën e Rripit të Gazës, shkruan AFP. Edhe avionë luftarakë dhe dronë e kanë shoqëruar këtë mision, deklaroi ushtria izraelite të premten. Sipas të dhënave të saj janë sulmuar “objektiva terroriste” të Hamasit radikal islamik.

SHBA kërkon “armëpushim humanitar”

Qeveria e presidentit amerikan, Joe Biden ka të njëjtin qëndrim si BE. Drejtori i komunikimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby është shprehur se SHBA mbështet një armëpushim të kufizuar humanitar në luftën e Gazës. “Këtu bëhet fjalë për pauza lokale të kufizuara në kohë dhe specifike në betejë, me qëllim që ndihmat humanitare të mbërrijnë tek nevojtarët ose që njerëzit në rajon të largohen relativisht të sigurt”, tha Kirby në Uashington.

SHBA është e mendimit që një armëpushim humanitar është një ide e mirë që duhet ndjekur dhe mund të zgjasë disa ditë apo orë. Kombet e Bashkuara e kanë kërkuar një armëpushim të tillë dhe shumë më të zgjeruar, por ai është refuzuar nga Izraeli.

BE starton me ndihma të tjera humanitare

Dy avionë me ndihma humanitare për Rripin e Gazës nisen këtë të premte, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Për ditët e ardhshme janë planifikuar fluturime të tjera, tha ajo të enjten në samitin e BE në Bruksel. Dy avionët e parë i kanë sjellë 56 tonë ndihma ndërkohë në Egjipt, të cilat janë livruar nga Egjiptt në Rripin e Gazës. “Kjo ishte e rëndësishme, por nevojitet më shumë”, tha Von der Leyen.

Ndërkohë pas dyshimeve të shprehura për shifrat e viktimave të paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza që kontrollohet nga Hamasi terrorist, kjo ministri ka publikuar një listë me emra të 7028 të vrarëve, me moshën, gjininë dhe nr e kartës së identitetit. Të dhënat e autoriteteve dhe vërtetësia e emrave nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. SHBA kishte shprehur dyshime për numrin e viktimave. Presidenti Biden tha, se nuk ka besim tek shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

You Might Also Like

Babai hedh vajzën 3 vjeçare nga dritarja!

Çmimi Nobel iu dha një shkrimtari që është një gjemb në këmbë për Orbanin

KE hetime ndaj Orbanit në Bruksel, per spiunat ne Bruksel

Vuçiç ne siklet me sanksionet: U kërkoj miqve të mi rusë të mendojnë përsëri

Dodik pas dërgimit të dronëve në Kosovë e shperfaqi “dashurin” qe kishte per Turqine

Kosova Times October 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova barazon me Holandën në hendboll

Kosova Times Kosova Times November 10, 2024
Sveçla me delegacionin francez: Kosova ka plotësuar kriteret për viza
Prima Donna e Gjithë Rusisë Pugacheva behet ngjarje politike
Një video e një ushtari ukrainas që gjuan me dron po përhapet. “Shedi rus u rrëzua
Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?