By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Albin mos bën hopa pa e kapërcyer gardhin!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Albin mos bën hopa pa e kapërcyer gardhin!
Opinion

Albin mos bën hopa pa e kapërcyer gardhin!

Kosova Times
Last updated: 2023/10/28 at 2:26 PM
Kosova Times Published October 28, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Pas çdo takimi me ndërkombëtarët Albini po bën hopa, mbështetësit po i duartrokasin. I tillë ishte takimi me treshen evropiane, Macron, Scholz dhe Meloni, pas të cilit Kurti e përsëriti refrenin e njëjtë për gatishmërinë e nënshkrimit të marrëveshjes finale me Serbinë!

Një betejë e fituar nuk është një luftë e fituar

Pas sulmit të terroristëve në 24 shtatorin e këtij viti në Bajnskë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy polic të tjerë, pas kundërpërgjigjes së Policisë së Kosovës, grupi terrorist pësojë humbje të paparë (tre të vrarë e shumë të plagosur) deri më tani në këto 24 vjetët pas përfundimit të luftës.

Pas shpartallimit të grupit terrorist, për herë të parë në këto 24 vjetët e fundit ndodhi shtrirja “De Facto” e sovranitetit dhe integritetit të shtetit në tërë territorin e vendit tonë dhe për herë të parë ju çjerrën maskat Serbisë para bashkësisë ndërkombëtare, thonë mbështetësit e Albin Kurtit.

Bazuar në informacionet zyrtare, përveç vrasjes së tre terroristëve, forcat tona të Policisë e shpartalluan dhe neutralizuan në tërësi grupin terrorist dhe konfiskuan sasi enorme të armatimit luftarak në pjesën veriore të vendit.

Deklasim apo inskenim i shtetit serb

Pas ngjarjes së 24 shtatorit, tek një pjesë e madhe e qytetarëve të vendit është krijuar bindja se, forcat tona policore (pa e përmendur fare KFOR-in) e deklasuan dhe nënshtruan shtetin serb në provokimin terrorist i cili për qëllim kishte aneksimin dhe pushtimin klasik të pjesës veriore të Kosovës.

Përtej kësaj, është krijuar bindja se është parandaluar versioni i Asociacionit në modelin e “Republika Srpska” dhe shuarja e të gjitha ëndrrave të presidentit serb për pushtimin e Kosovës!

“Propozimi modern” i pesshes evropiane për statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka hapur një kapitull të ri të bisedimeve, ku bazament i diskutimeve do të jetë Marrëveshja e Ohrit, me gatishmëri absolute për nënshkrim nga ana e kryeministrit Albin Kurti, por jo edhe të presidentit serb, Aleksandër Vuqiq!

Mirëpo, këtij draft-statuti apo “Propozimi Modern Evropian”, përveçse i mungojnë detajet për opinionin publik, po mungon edhe debati parlamentar dhe konsultimet me ekspertët e fushave përkatëse, në mënyrë që propozimi i BE-së të shkojë në “Kushtetuese” para nënshkrimit e jo pas tij, për çka mund të kemi përsëritje të vitit 2015!

Që kjo të mos ndodhë, “Propozimi Modern Evropian” duhet t’u bëhet publik deputetëve, partive politike dhe qytetarëve. Dhe sa më parë të bëhen publike detajet, aq më mirë do të jetë për të gjithë, në radhë të parë për kryeministrin Kurti, që të mos pësojë fiasko politike pas rishikimet të përmbajtjes së marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Heshtja e Serbisë pas debaklit në veri, kërkon analizë të thellë

Debati Parlamentar për “Propozimin Modern” do të ishte me interes për vendin, në mënyrë që të mos ndodhin shkelje kushtetuese në përmbajtje, për çka, në procesin e zbatimit në praktikë mund t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës me humbje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale në veçanti!

Për shkak se, pas kësaj marrëveshje, nuk do të kemi më mundësi të rikthimit pas dhe as të rikuperimit të dëmeve eventuale që mund t’na sjellë marrëveshja finale!

Zotimet e ndërkombëtarëve se “Propozimi Modern” është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk e rrezikon sovranitetin e shtetit të Kosovës, nuk duhet t’i marrim si ideale dhe punë të kryer pa e shqyrtuar në tërësi këtë “Draft-Statut” Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Ani pse treshja evropiane (Macron, Scholz dhe Meloni) thonë se Draft-Statuti është në përputhje me Kushtetutën, duke i bërë thirrje Kosovës që të nis menjëherë procedurën e themelimit të Asociacionit si në draft-statut, pa i garantuar njohjen “De Facto” nga Serbia!

Pala kosovare, paraprakisht duhet të analizojë me kujdes përmbajtjen dhe të merr garanci për njohje reciproke, në të kundërtën mund t’na ndodhin zhgënjime të mëdha, më të mëdha sesa në vitet 2013 dhe 2015!

Heshtja e Serbisë pas debaklit në veri dhe mosgatishmëria e Vuqiqit për nënshkrim të marrëveshjes finale, përveçse kërkon analizë të thellë politike, kërkon maturi dhe mençuri të palës kosovare në pjesën finale të dialogut të Brukselit.

Andaj, çdo nguti e Kurtit për të bërë “hopa pa e kapërcyer gardhin” do ta dëshpëroje atë dhe qytetarët e vendit dhe çdo nguti për t’i thurur lavde kryeministrit Albin Kurti pa e shqyrtuar mirë përmbajtjen e marrëveshjes finale, mund t’na çojë në thyerje të mëdha shpirtërore!

You Might Also Like

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kur politila e loparëve ulet në tavolinën e dialogut për shtetformim, dihet se çfarë e gjen Dardaninë

Kosova Times October 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Izraeli për vrasjen e 15 punonjësve të ambulancës në Gaza: Kemi gabuar

Kosova Times Kosova Times April 6, 2025
Inspektorati i Punës dënon RTK-në me 4900 euro si dhe drejtorin Shkumbin Ahmetxhekaj me 500 euro
NATO rithekson angazhimin për stabilitetin rajonal
Pse dështoi platforma e KQZ-së?
Samiti për Inteligjencën Artificiale, Osmani përfaqëson Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?