By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Ballafaqimi me të kaluarën i domosdoshëm për paqe të qëndrueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Ballafaqimi me të kaluarën i domosdoshëm për paqe të qëndrueshme
Lajme

Kurti: Ballafaqimi me të kaluarën i domosdoshëm për paqe të qëndrueshme

Kosova Times
Last updated: 2023/10/28 at 10:59 PM
Kosova Times Published October 28, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti, tha se ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm për paqe të qëndrueshme dhe të ardhme të suksesshme, në diskutimin “Kapërcimi i ndarjes: Një bisedë e guximshme”, organizuar nga organizata nga Mbretëria e Bashkuar, “Plan për Paqe” dhe qendra “Barabar”.

Sipas njoftimit nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti ka thënë se ky ballafaqim për paqe të qëndrueshme është “proces i shërimit dhe mekanizëm i shëndetshëm për përparim shoqëror dhe njerëzor”.

“Ajo është e drejtë individuale e viktimës dhe familjes dhe e drejtë kolektive, por obligim i shtetit dhe qeverisë që të sigurojë që kjo e drejtë të mundësohet dhe realizohet”, ka thënë ai, duke shtuar se institucionet kanë obligim të dokumentojnë krimet përmes instituteve e muzeve të cilat shërbejnë si instrumente të kujtesës kolektive për gjeneratat e ardhshme dhe që ndihmojnë në ngushëllimin e viktimave duke u siguruar atyre që dhimbjet e tyre nuk do të harrohen.

Kurti ka thënë se Kosova është në finalizim të Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale e se po themelohet edhe Instituti për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë lutës në Kosovë.

Po ashtu ai ka deklaruar se është rritur buxheti i zyrës së Prokurorit Special në departamentin e krimeve të luftës “në mënyrë që të rriten kapacitetet njerëzore dhe profesionale, dhe kemi plotësuar kornizën ligjore që mundëson gjykimin në mungesë për krime të luftës në përputhje me standarde ndërkombëtare si dhe kemi dyfishuar numrin e hetuesve të krimeve të luftës në Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës”.

Ky organizim në fokus kishte bashkëbisedimin ndërmjet Jo Barry, që ka humbur babanë e saj nga një bombë e shpërthyer nga IRA në vitin 1984, dhe Pat Magee, personi përgjegjës për vdekjen e babait të Jo Barry. Të dy ndanë tregimin dhe këndvështrimin e tyre mbi rolin që dialogu mund të luajë në shërimin dhe ballafaqimin me të kaluarën. Për tash e 20 vjet, Jo Barry dhe Pat Magee vazhdojnë të takohen dhe së bashku kanë folur në mbi 300 raste të ndryshme e në platforma të shumta për rreth botës.

You Might Also Like

Kurti emëron Imri Demelezin Ministër në detyrë të Bujqësisë

Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e adresave

Sallahu takon ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunim në drejtësi

KPK anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve

Ndalohet një veturë në Han të Elezit, sekuestrohen rreth 300 mijë euro

Kosova Times October 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti para gazetarëve të huaj në Japoni: Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Kosova Times Kosova Times September 28, 2022
IKD dhe FOL: Projektligji i ri, politizim objektiv i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Rebelët sirianë shkatërruan dhe i vunë zjarrin varrit të ish-presidentit dhe babait Bashar al-Assad
Dhjetëra dronë sulmuan katër rajone të Rusisë
IPK takim me qytetarët në Janjevë, shpalos misionin e institucionit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?