Një person është gjetur pa shenja jete në pyll Lubozhdë të Istogut, ka bërë të ditur policia.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së.
“Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete , vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.