By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Imazhe nga kamerat private video nga e gjithë bota në shitje online
September 4, 2025
Kiev: Sulmet ajrore ruse në Donetsk vrasin dy persona. Goditet një spital
September 4, 2025
Heshtje nga Pekini ndërsa Rusia mburret me marrëveshjen e tubacionit të gazit “Fuqia e Siberisë 2”
September 4, 2025
FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtarë `Saber Junction 25` në Gjermani
September 4, 2025
Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj J.GJ për ‘spiunazh’
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi i X i LDK-së, sprovë e përcaktimit politik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kuvendi i X i LDK-së, sprovë e përcaktimit politik!
Opinion

Kuvendi i X i LDK-së, sprovë e përcaktimit politik!

Kosova Times
Last updated: 2023/10/30 at 9:28 AM
Kosova Times Published October 30, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Konventa e ka karakterin e një tubimi të individëve në një vend dhe kohë të caktuar për të diskutuar për ndonjë fushë të interesit të përbashkët. Konventat më të zakonshme janë ato të me karakter profesional dhe biznesor. Bie fjala, në Konventat e Tregtisë zakonisht debatet përqendrohen në një segment të caktuar të kësaj fushe, ndërsa në Konventat. Mirëpo, ekzistojnë edhe Konventa të ndryshme për sport, kulturë, etj.!

Më në fund një lajm i mirë për LDK-në

Thirrja e Kuvendit të “X” Zgjedhor të LDK-së nga ana e kryetarit aktual, mund të jetë në rregull sipas Statutit të LDK-së, mirëpo, proceduralisht dhe në mënyrë demokratike, vendimin për zgjedhje duhet ta merr kryesia e partisë e jo kryetari!

Edhe pse nuk po më tingëllojnë mirë në veshin tim terminologjitë; “Konventa Programore” dhe “Rruga e Re”, mbajtja e Kuvendit të X Zgjedhor të partisë është një lajm i mirë dhe një sprovë e përcaktimit politik.

Ne veprimtarët e viteve të ’90-ta e kemi të vështirë ta akceptojmë sloganin “Rruga e Re” mbi themelet e LDK-së Rugoviane.

E kam thënë ditë më parë, po detyrohem ta përsërisë, sikurse që nuk ka “Lidhje të Re” dhe as “Rrugë të Re”, nuk ka as “Guxo” për elektoratin rugovian, por ka LDK Rugoviane dhe pikë!

Edhe një qind herë nëse rinovohet një shtëpi mbi të njëjtat themele, nuk guxon t’i ndryshohet struktura dhe as pamja e jashtme, e më së paku emërtimi i saj.

Shembull ta marrim, ne Bokshiqasit jemi në pritje të renovimit të ‘Shtëpisë së Kuvendeve të Rezistencës’, por edhe pas renovimit do ta bartë të njëjtin emër, pa ndryshuar asgjë nga brendia dhe asnjë pikë dhe presje në historikun e kësaj shtëpie, simbol të qëndresës dhe rezistencës aktive paqësore në komunën e Klinë, në të cilën, më 9 Qershor 1990 u mbajt Kuvendi i parë Zgjedhor i Degës së LDK-së në Klinë!

Kur jemi në këtë segment, me krenari asokohe qytetarët e Klinës, Bokshiqin e quanin “Kaçaniku i vogël”, ndërsa shtëpinë ku mbaheshin kuvendet e quanin “Shtëpia e Kuvendeve te Rezistencës”.

Në ketë shtëpi u mbajtën kuvendet themeluese të degëve; Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Klinë (9 qershor 1990), Kuvendi Komunal i Klinës i shkëputur nga Serbia (korrik 1990), Sindikata e pavarur e Policisë (shtator 1990), Forumi i Rinor i LDK-së (…1990 dhe 20 shtator 1991), Forumi i Gruas i LDK-së (1990), Forumi i Intelektualëve Shqiptar “Luigj Gurakuqi” (nëntor 1990). Nga vitet 1990-1998 janë mbajtur kuvende, tribuna, promovime, përkujtime dhe tubime tjera të shumta politike e apolitike të komunës së Klinës të asaj kohe.

Për kontributin e dhënë në ato vite, në vitin 2005 kuvendi komunal i Klinës e nderon më Mirënjohje aktivin e LDK-së, së këtij fshati.

Ngjashëm, sikurse Bokshiqi për Klinën, edhe LDK-ja Rugoviane është historia dhe gurthemeli i Kosovës, është ADN-ja e politik bërjes së shqiptarëve të Kosovës!

Dëshira e elektoratit rugovian

Pa dyshim, i gjithë elektorati rugovian dëshiron dhe pret që një ditë pas kuvendit të dalin me ndjenjën festive të fitores historike të demokracisë, me fitoren historike të frymës rugoviane ndaj puçistëve dhe uzurpatorëve, plagjiatëve dhe pengmbajtësve të frymës rugoviane në LDK-në post-Rugoviane.

Elektorati dëshiron dhe pret që “Kuvendi i X, historik për LDK-në”, të jetë Kuvend i cili e ringjallë frymën rugoviane brenda këtij subjekti politik dhe që largon njëherë e përgjithmonë në humnerë karrieristët, linçuesit, faqezinjtë, të pabesët dhe frikacakë që shkelën mbi gjakun e veprimtarëve të LDK-së rugoviane. Pra elektorati pret që pas Kuvendit të X, të largohen nga organet drejtuese të kësaj partie matrapazët politik, hajdutët, injorantët, analfabetët, mjeranët dhe servilët që tradhtuan elektoratin e pastër rugovian për interesave të ngushta personale!

Uzurpatorët, puçistët, kapësit, shpërdoruesit dhe rrënuesit e këtij subjekti do ta bartin përgjithmonë targën e turpit dhe të tradhtisë ndaj elektoratit besnik të frymës rugoviane dhe brez pas brezi do të kujtohen si shkatërrues dhe rrënues të një trashëgimie me vlera kombëtare.

Mirëpo, shtrohet pyetja, si do të mbahet kuvendi i X, kur në disa komuna ende nuk janë mbajtur zgjedhjet nëpër degë, si bie fjala, në Klinë për momentin nuk ka fare strukturë drejtuese, pasi e gjithë kryesia janë të shkarkuar nga koordinatori i degëve për rrafshin e Dukagjinit.

Pas Kuvendit të X duhet të festojnë të gjithë o nuk bën ndryshe!

Andaj, i them kryesisë aktuale të LDK-së, se pa mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor në Klinë dhe pa zgjedhjen e Kryesisë se Re, Kuvendi i X Zgjedhor nuk do të jetë i plotë dhe festa do të jetë e mangët pa Klinën e Kolë Berishës dhe Ismet Rracit.

Andaj, ju që e merrni guximin të thirreni në emrin e tri shkronjave të arta “LDK”, keni kujdes mos i harroni dhe mos i injoroni themeltarët dhe veprimtarët, të cilët në kohët më të vështira mbi supet e tyre barten barrën e aktiviteteve të LDK-së rugoviane!

Zoti ju bekoftë filozofinë politike rugoviane!

You Might Also Like

Të qetësohet Rusia për të izoluar Kinën?

Naftësjellësi një armë politike që nuk rrjedhë: Putin me xhepa bosh nga KIna

Ndikimin e Rusisë në Afrikë dhe narativat që i përdorë

“Reforma me urdhër-kur pushteti bëhet pronë personale”!

Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim

Kosova Times October 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani, Pendarovskit: E nevojshme mbështetja nga Maqedonia e Veriut

Kosova Times Kosova Times September 11, 2023
BE-ja shqyrton planin për të përdorur asetet e ngrira ruse për rimëkëmbjen e Ukrainës
Presidenjta Osmani pranon telegrame urimi nga liderë të rajonit
Aktakuzë ndaj ish-policit dhe një tjetri për vrasjen e 89-vjeçarit
Bordi i BERZh-it do të vizitojë Kosovën, do të takohet me Osmanin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?