By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama: Masa ndaj zyrtarëve që lejojnë ndërtime pa leje në Shqipëri
August 10, 2025
Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet
August 10, 2025
Deklaratë nga udhëheqësit evropianë që mbështesin Ukrainën përpara takimit Trump-Putin
August 10, 2025
Haxhiu thotë se Kushtetuesja kaloi kompetencat
August 10, 2025
Haxhiu: Radomir Llaban paraqet kërcënim për rendin kushtetues të Kosovës
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ankohen qytetarët: Çmimet e druve tejet më të larta se vitet e kaluara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ankohen qytetarët: Çmimet e druve tejet më të larta se vitet e kaluara
Lajme

Ankohen qytetarët: Çmimet e druve tejet më të larta se vitet e kaluara

Kosova Times
Last updated: 2023/10/30 at 9:55 AM
Kosova Times Published October 30, 2023
Share
SHARE

Me ftohjen e motit, qytetarët duhet të gjejnë mënyra për ngrohje me anë të druve, peletit ose rrymës. Por, çmimi i lartë i druve edhe këtë vit po i kushton xhepit të qytetarëve. Ata i thanë Radio Kosovës së çmimet e druve janë tejet të larta në krahasim me vitet e kaluara. Kurse druvarët thonë se këtë vit çmimi i druve është më i ulët.

Mentor Krasniqi nga Prishtina po kërkon të gjejë dru me çmim sa më të ulët. Çmimi i metrit të druve për Krasniqin është i lartë, por thotë se nuk ka zgjidhje tjetër. Ai thotë për Radio Kosovën se është detyruar të blejë dru për ngrohje, për shkak të çmimit të lartë të rrymës.

“Erdha të blej dru. Çmimi për metër është 65 euro. Vjet kanë qenë edhe më shtrenjtë. Edhe sivjet çmimi është i lartë, por ngrohja me rrymë po na kushton më shumë, prandaj po duhet të blejmë dru. Janë pak shtrenjtë për ata që nuk kanë, por s’kemi çka të bëjmë. Po duhet të ballafaqohemi e të gjejmë zgjidhje. Gjatë dimrit po na shkojnë 6 deri 7 metra dru”, tha Krasniqi.

Edhe disa qytetarë të tjerë thanë se ngrohja me dru po u kushton edhe më shtrenjtë.

“Në shpi ngrohem me dru, me rrymë dhe me pelet, por shtrenjtë janë të gjitha. Me dru po me del shumë më shtrenjtë, sepse druvarët po na i shesin shumë shtrenjtë dhe nuk po janë metra të plota”, tha njëri nga ata.

Njëri nga druvarët në Prishtinë, në kushte anonimiteti, ka thënë për Radio Kosovën se çmimi i një metri dru të llojit bung, aktualisht tregtohet me çmim prej 65 euro. Sipas tij, vitin e kaluar çmimi i druve ishte më i lartë sesa tani.

“Jam nga fshati Keçekollë. Interesim të qytetarëve për dru ka edhe këtë vit sikurse viteve të tjera. Metri i druve është 65 euro. Interesim po ka. Krahasuar me vitin e kaluar çmimet sivjet janë më të ulëta, sepse vjet kanë qenë nga 75 deri 80 euro metri i druve. Këtë vit janë me lirë krahasuar me vitin e kaluar”, tha ai.

Çmimet e druve për ngrohje në Kosovë, gjatë dy viteve të fundit janë rritur dukshëm. Një metër kub dru, në të njëjtën periudhë të vitit 2021 kushtonte rreth 40 euro.

You Might Also Like

Rama: Masa ndaj zyrtarëve që lejojnë ndërtime pa leje në Shqipëri

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet

Haxhiu thotë se Kushtetuesja kaloi kompetencat

Haxhiu: Radomir Llaban paraqet kërcënim për rendin kushtetues të Kosovës

Ushtarë italianë të KFOR-it me trajnerë hungarezë zhvillojnë stëvitje

Kosova Times October 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rrëzohet raketa e Koresë së Veriut në zonën ekskluzive ekonomike të Rusisë

Kosova Times Kosova Times July 14, 2023
Kurti: Rekrutimi i pavarur e i përgjegjshëm është thelbësor për Kosovën
Një stacion karburanti shpërtheu në Dagestan të Rusisë. Dhjetë të vdekur
Rinovimi në dyshim, gjigantët e Premier League-s në sulm për Musialën
Palpete siç nuk i keni provuar kurrë më parë: Sekreti është te mbushja perfekte e vjeshtës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?