By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nis Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor
Lajme

Nis Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor

Kosova Times
Last updated: 2023/11/01 at 10:05 PM
Kosova Times Published November 1, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, hapën sot zyrtarisht punimet e Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor. ​

Ky samit dyditësh shënon një ngjarje të rëndësishme vjetore që bashkon palët kryesore të interesit nga i gjithë rajoni, për të ndarë më së miri praktikat dhe strategjitë për adresimin dhe luftimin e diskriminimit racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Këtë vit, me moton “Unitet në diversitet”, Samiti nuk do të fokusohet vetëm në sfidat, por edhe në histori suksesi e praktika të mira, qofshin ato të institucioneve apo komuniteteve. Përveç bashkimit të ekspertëve, liderëve dhe aktivistëve për të diskutuar dhe zhvilluar strategji efektive për luftimin e diskriminimit racor në të gjitha format e tij, Samiti ofron platformë për ndarjen e historive dhe përvojave të njerëzve të prekur nga diskriminimi racor.

Në fjalët e tij të hapjes, Kryeministri Kurti ka theksuar se shtetet përfitojnë nga diversiteti etnik, dhe se sot jemi këtu me përkushtimin për të mos lejuar që diskriminimi të rrezikojë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Duke veçuar secilën arritje që ka kontribuar në luftimin e pabarazisë dhe diskriminimit, kryeministri tha se ne jemi këtu sot dhe do të flasim nesër e çdo ditë për rrugën tonë të përbashkët.

Ndërkaq Presidentja Osmani ka deklaruar se ndihet e nderuar të jetë në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor të cilin e konsideroi një platformë të duhur për ta ngritur zërin tonë kundër diskriminimit të çfarëdo lloji, por në të njëjtën kohë edhe për ta riforcuar përkushtimin tonë institucional kundër diskriminimit racor në veçanti.

Pjesë e ceremonisë së hapjes ishte edhe një ekspozitë pikturash me autorë nga komunitetet rom, ashkali e egjiptianë, si dhe të fëmijëve të Qendrës Ditore për Fëmijë në Situatë rruge.

Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor do të vazhdojë nesër me pesë sesione, që ndër të tjerash do të shqyrtojnë; Buxhetimin e përgjegjshëm për romët, Praktikat e mira dhe sfidat ne dy nivelet e qeverisjes, Mekanizmat institucionalë për zbatimin e ligjeve dhe politikave kundër diskriminimit racor, Njohuritë digjitale, Ekzaminimin e pengesave ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, Histori suksesi dhe praktikat më të mira në luftën kundër diskriminimit racor – Përvoja nga Ballkani Perëndimor, si dhe Shërbimet e bazuara në komunitet.

Samiti organizohet nga Zyra për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Jo-Diskriminim në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, mbështetur prej konsorciumit të përbërë nga VoRAE, HEKS, Terre des Hommes Kosovë, me fonde të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC). /Kosovatimes/

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times November 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Brestovci: Nisim shërbimin e grumbullimit të mbeturinave të vëllimshme dhe inerte nga 2 shtatori

Kosova Times Kosova Times August 30, 2024
Kulla Eiffel, një prej atraksioneve më të mëdha turistike në botë, u mbyll për publikun më 27 dhjetor, pasi stafi hyri në grevë, njoftoi operatori i Kullës. Greva përkon me 100-vjetorin e vdekjes së inxhinierit, Gustave Eiffel, që ndërtoi Kullën. Stafi po proteston lidhur “me mënyrën se si po menaxhohet aktualisht” kulla, tha shoqata CGT përmes një deklarate. Operatori i Kullës, SETE, tha se kjo situatës “është nisur drejt katastrofës”. Shoqata CGT tha se menaxhmenti po e menaxhon Kullën Eiffel sipas një modeli biznesor që është “shumë ambicioz dh i paqëndrueshëm” dhe që bazohet në një vlerësim të fryrë të numrit të vizitorëve të ardhshëm dhe në të njëjtën kohë nënvlerëson kostot e ndërtimit. SETE u kërkoi falje vizitorëve, duke i këshilluar të gjithë ata që kishin blerë bileta elektronike për të vizituar Kullën të mërkurën që të shikojnë emailet e tyre për më shumë informacione mbi rezervimin e tyre. Kulla e Eiffelit – ndërtesa më e famshme e Parisit – tërheq pothuajse 7 milionë vizitorë në vit, rreth tre e katërta e të cilëve janë të huaj, thuhet në ueb-faqen e Kullës. Gjatë pandemisë së koronavirusit, numri i vizitorëve ra për shkak të mbylljeve dhe kufizimeve të udhëtimit, por shifrat e vizitorëve u rritën në 5.9 milionë më 2022. Shoqata CGT tha se menaxhmenti i Kullës po e bazon të ardhmen e tij në buxhetin prej 7.4 milionë vizitorësh në vit, “dhe pse ky nivel vizitorësh nuk është arritur kurrë”. Inxhinieri i Kullës, Gustave Eiffel, vdiq më 27 dhjetor 1923, në moshën 91-vjeçare.
Macron do t’i ofrojë gjykatës amerikane prova shkencore për të vërtetuar se Brigitte është grua
Meloni per shkurorezimin: “Ne ende e duam njëri-tjetrin, ai është babai më i mirë”
Vendet e NATO-s do të refuzojnë të ftojnë Ukrainën në aleancë për shkak të kërcënimit të luftës me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?