By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të KQZ-së
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shkup: nuk ka tregues për rrezikimin e qëndrueshmërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shkup: nuk ka tregues për rrezikimin e qëndrueshmërisë
Rajon / Botë

Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shkup: nuk ka tregues për rrezikimin e qëndrueshmërisë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/01 at 10:36 PM
Kosova Times Published November 1, 2023
Share
SHARE

Këshilli i Sigurisë kombëtare në Maqedoninë e Veriut u mblodh të mërkurën për të shqyrtuar gjendjen në vend dhe për të parë nëse konfliktet dhe përshkallëzimet globale e rajonale mund të kenë ndonjë ndikim tek mirëqenia e këtij shteti ballkanik.

Në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i Presidentit Stevo Pendarvoski thuhet se përfaqësuesit e institucioneve përkatëse informuan lidhur me çështjet aktuale të sigurisë lidhur me vendin dhe rajonin më të gjerë, përfshirë agresionin rus ndaj Ukrainës, ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe gjendjen në veriun e Kosovës. Është vlerësuar se gjendja e sigurisë në Maqedoninë e Veriut është e qëndrueshme dhe se nuk ka shenja që tregojnë për një rrezikim të mundshëm të saj.

Në Këshillin e drejtuar nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski bëjnë pjesë edhe drejtuesit më të lartë shtetërorë, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri, ministrat e Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe të Jashtme si dhe tre ekspertë të emëruar nga presidenti. Në këtë takim, zoti Pendarovski kishte ftuar edhe drejtorët e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare dhe të Agjencisë për Kundërzbulimin.

Kabineti i zotit Pendarovski thekson vlerësimin e Këshillit se vendi duke qenë anëtar i NATO-s “është në koordinim të rregullt me Aleancën dhe vendet aleate sa i takon veprimeve që ndërmerren për forcimin e sigurisë në hapësirat euroatlantike”.

Këshilli ka konstatuar nevojën për vazhdimin e ndjekjes së zhvillimeve nga institucionet përkatëse dhe që ato të përgatisin skenarë të mundshëm në përputhje me zhvillimin e ngjarjeve, me qëllim marrjen në kohë të masave dhe veprimeve në kuadër të kompetencave që kanë.

Ndërkohë, ekspertët e çështjeve të sigurisë në Shkup mendojnë se sidoqoftë ekziston rreziku nga kërcënimet edhe në Maqedoninë e Veriut dhe se pas shpërthimit të luftimeve në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit, shkalla e rrezikut të sigurisë nga niveli i ulët tani është ngritur në atë mesatar. Zllatko Apostolloski, bashkërendues kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit tha gjatë një tribune se është ngritur niveli i veprimtarive të shërbimeve të sigurisë në vend.

“Ekzistojnë rreziqe dhe mund të shfaqen veprime të papritura, por në kushtet e Maqedonisë kjo dukuri tani për tani është vetëm në rrjetet sociale”, tha eksperti.

Autoritetet në Shkup bashkëpunojnë me vendet e rajonit për shkëmbimin e njoftimeve lidhur me ekstremistët dhe veprimet e tyre.

Shqetësimi i njohësve të rrethanave të sigurisë vjen nga fakti që dhjetëra shtetas të këtij vendi kishin qenë pjesë e ISIS-it dhe një pjesë e tyre, edhe pasi ishin kthyer dhe dënuar, kishin vazhduar në burg të përhapin propagandën dhe ideologjinë ekstremiste në radhët e të burgosurve të tjerë.

You Might Also Like

Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin

Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse

Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi

Nestlé shkarkon drejtorin ekzekutiv për ‘lidhje romantike të padeklaruar’

Vrasësi i ish-kryetarit të parlamentit ukrainas: “Rusët premtuan të kthejnë trupin e djalit tim”

Kosova Times November 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Dita Botërore e Autizmit

Kosova Times Kosova Times April 2, 2025
Kurti: E pamundur të flasësh për historinë e Kosovës pa diasporën
KFOR-i shton prezencën me trupa në veri të Kosovës
Kur do të jenë vendimet e para të Trump për Ukrainën – parashikimi i Chernev
Mutafa: Urimet u takojnë gjithë atyre që i besuan LDK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?