By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
June 30, 2025
SHBA: Një snajper vrau dy zjarrfikës ndërsa po shuanin një zjarr në Idaho, policia është ende në kërkim të tij
June 30, 2025
Presidenti kolumbian: Serbia duhet të na shpjegojë pse i mban të burgosur intelektualët tanë
June 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 qershor
June 30, 2025
Kjo javë me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Donald Trump Jr. dëshmon në gjyqin për mashtrim financiar kundër babait të tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Donald Trump Jr. dëshmon në gjyqin për mashtrim financiar kundër babait të tij
Rajon / Botë

Donald Trump Jr. dëshmon në gjyqin për mashtrim financiar kundër babait të tij

Kosova Times
Last updated: 2023/11/01 at 11:09 PM
Kosova Times Published November 1, 2023
Share
SHARE

Donald Trump Jr., djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump, tha të mërkurën se kishte rol shumë të vogël në financat e kompanisë së familjes Trump gjatë dëshmisë së tij në gjyqin ku ish-presidenti Trump akuzohet për mashtrim financiar.

Trump dhe kompania e tij akuzohen se i kishin fryrë vlerat e aseteve të kompanisë për të siguruar hua të favorshme nga bankat.

Donald Jr., zëvendëspresident ekzekutiv në Trump Organization dhe i pandehur në rastin e mashtrimit financiar, është fëmija i parë nga fëmijët e rritur të Trumpit që dëshmon. Pas tij do të dëshmojnë edhe Ericc dhe Ivanka Trump.

Babai i tyre do të dëshmojë të hënën.

Donald Jr. tha se ai dhe Ericu e morën në dorë menaxhimin e kompanisë kryesisht kur babai i tyre u zgjodh president në vitin 2017. Por, ai tha se ishte përfshirë shumë pak në çështjet financiare të cilat janë në qendër të këtij rasti.

Prokurorja e Nju Jorkut Letitia James ngriti padi civile ndaj Trumpit, dy djemve të tij për fryrjen e aseteve miliarda herë më shumë seç vlenin, në mënyrë që të siguronin hua më të mira.

Prokurorja James kërkon ndëshkime në vlerë 250 milionë për Trumpin dhe përjashtimin e tij dhe djemve të tij nga udhëheqja e perandorisë familjare të biznesit.

Ky rast është vetëm njëri nga disa sfidat gjyqësore me të cilat po përballet Trumpi, i cili po i prin garës së republikanëve për kandidat për president të ShBA-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Trumpi do të dalë para gjykatës federale në Uashington më 4 mars 2024, nën akuzat se kishte tentuar ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden.

Ai do të kthehet pastaj në gjykatën e Nju Jorkut, këtë herë për t’u përballur me akuzat se e kishte paguar një yll të pornografisë për të heshtur, dhe më pas në gjykatën federale të Floridës, ku akuzohet se i kishte keqpërdorur dokumentet e klasifikuara pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Dhe në fund, Trumpi do të përballet me akuza për përpjekjet e tij për ta kthyer në favorin e vet rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

SHBA: Një snajper vrau dy zjarrfikës ndërsa po shuanin një zjarr në Idaho, policia është ende në kërkim të tij

Presidenti kolumbian: Serbia duhet të na shpjegojë pse i mban të burgosur intelektualët tanë

Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë

Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia

Kosova Times November 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ligji për KPM-në, çfarë është dhe pse po kundërshtohet?

Kosova Times Kosova Times July 12, 2024
KMDLNj dënon kalljen e shtëpisë të një të kthyeri serb në Istog
Arrestohen dy të dyshuar dhe sekuestrohen 182 kilogram marihuanë
Kryetarët shqiptarë optimistë, serbët në veri nuk i njohin
Teksti autorial i avokatit rus që u përgjua nga Vulin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?