By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 4 shkurt
February 4, 2026
14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë
February 3, 2026
Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit
February 3, 2026
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
February 3, 2026
Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ME: Grupet franceze të biznesit të interesuara për investime në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ME: Grupet franceze të biznesit të interesuara për investime në Kosovë
Lajme

ME: Grupet franceze të biznesit të interesuara për investime në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/02 at 10:38 AM
Kosova Times Published November 2, 2023
Share
SHARE

Përfaqësuesit e Grupit Francez të Agjencisë për Zhvillim (Proparco) si dhe Business Francë kanë shprehur gatishmërinë për të inkurajuar bizneset e tyre anëtare të investojnë në Kosovë, veçanërisht në sektor të energjisë. Kështu ka deklaruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila po qëndron në Paris për të zhvilluar takime me përfaqësuesit francez.

Ajo bashkë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, janë takuar me përfaqësuesit e Proparco-s, si dhe odat e biznesit Lëvizja e Bizneseve Franceze (MEDEF) dhe Business France.

Gjatë takimeve Ministrja Rizvanolli e ka prezantuar “Pakon investive të Kosovës për energji 2023 – 25”, ku parashihen mundësitë e investimit dhe projekte konkrete për kompanitë e interesuara, njofton ME.

Në këtë pako, siç thuhet në njoftim, janë paraparë ndërtimi i kapaciteteve prej 950 MW përmes një numri të skemave konkurruese, përfshirë këtu edhe ankandin e parë solar prej 100 MW.

“E lumtur të shoh angazhimin e tyre për të sjellë investime të bizneseve franceze në Kosovë dhe për të thelluar bashkëpunimin në energji dhe ekonomi”, ka vlerësuar ministrja Rizvanolli.

Kurse, kryetari i MEDEF-së, njëherit oda më e madhe e bizneseve në Francë, Fabrice Le Saché ka shprehur kënaqësinë që është takuar me ministren Rizvanolli, gjatë të cilit takim ka vlerësuar punën dhe angazhimin për tërheqje të investimeve dhe ka ftuar kompanitë franceze të marrin pjesë në skemat konkurruese të parapara nga Kosova, duke filluar me ankandin e parë solar fotovoltaik.

“Kosova është një nga vendet më dinamike në Ballkan (3.5% rritje në vitin 2022). Popullsia e re e Kosovës po trajnohet gjithnjë e më shumë (zhvillimi i praktikave, rritja e regjistrimit në kurset e inxhinierisë) dhe sistemi tatimor është konkurrues (taksa e korporatës, kostot e punës, etj.). Qeveria po udhëheq një program dinamik reformash për të përmirësuar klimën e biznesit (lufta kundër korrupsionit)”, ka deklaruar Le Saché, njofton ME.

You Might Also Like

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Kurti priti ambasadorin turk, diskutuan bashkëpunimin në siguri dhe ekonomi

Fjalët përmbyllëse në gjyqin e Thaçit e të tjerëve nisin më 9 shkurt

Osmani takohet me presidentin e Zvicrës, flasin për rolin e mërgatës

Ambasada Britanike mirëpret vendimin e PZAP-së për Listën Serbe

Kosova Times November 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së hodhi poshte rezolutën e Federatës Ruse për Rrjedhën Veriore: kush votoi “për”

Kosova Times Kosova Times March 28, 2023
Prokurori i Shtetit i angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët
Aston Villa pranë nënshkrimit me sulmuesin holandez të Dortmund
Bordi i RTK-së kërkon rishqyrtim të buxhetit
`Jam mysliman`, promovohet libri i ri i autorit Ben Blushi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?