By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpëtimi i alpinistes ruse u ndërpre: “Do të ishte një mrekulli nëse e gjejmë gjallë”
August 24, 2025
Një flamur gjigant ukrainas u shpalos në Odessa
August 24, 2025
Lukashenko e “uroi” në mënyrë cinike Ukrainën për Ditën e Pavarësisë
August 24, 2025
Kryeministri kanadez mbërrin në Kiev për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës
August 24, 2025
Fjala e Presidentit për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës
August 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stuhia Ciaran godet Evropën Perëndimore, shkakton viktima dhe lë miliona njerëz pa rrymë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Stuhia Ciaran godet Evropën Perëndimore, shkakton viktima dhe lë miliona njerëz pa rrymë
Rajon / Botë

Stuhia Ciaran godet Evropën Perëndimore, shkakton viktima dhe lë miliona njerëz pa rrymë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/02 at 10:19 PM
Kosova Times Published November 2, 2023
Share
SHARE

Së paku shtatë njerëz kanë vdekur dhe disa ta tjerë janë lënduar si pasojë e erërave të forta rekorde në Francë dhe përgjatë pjesës më të madhe të Evropës Perëndimore, pasi stuhia Ciaran goditi gjatë natës së mërkurës dhe mëngjesit të së enjtes.

Erëra me shpejtësi më të lartë se 190kmh u regjistruan në bregdetin atlantik të Francës, duke nxjerrë pemët me gjithë rrënjë dhe duke dëmtuar shtëpi.

Dy persona vdiqën dhe 16 të tjerë u lënduan në perëndim dhe veri të Francës, njoftuan autoritetet. Shtatë prej të lënduarve ishin punonjës emergjentë.

Rreth 1.2 milionë shtëpi mbetën pa rrymë në Francë të enjten, sipas kompanisë për shpërndarjen e energjisë elektrike, Enedis. Kjo kompani tha se do t’i dërgojë 3.000 punëtorë në terren për ta kthyer furnizimin me rrymë sapo kushtet ta mundësojnë një gjë të tillë.

Zjarrfikësit duke e larguar një pemë të rrëzuar në trotuar gjatë stuhisë Ciaran, e cila vrau një grua në Madrid, 2 nëntor 2023.
Zjarrfikësit duke e larguar një pemë të rrëzuar në trotuar gjatë stuhisë Ciaran, e cila vrau një grua në Madrid, 2 nëntor 2023.

Në Spanjë, ku stuhia e kaploi pothuajse tërë vendin me shira të mëdha dhe erëra të forta, një grua vdiq pasi u godit nga një pemë, ndërsa tre persona të tjerë u lënduan. Disa fluturime dhe udhëtime me tren u anuluan, ndërsa parqet në kryeqytetin Madrid dhe qytetet e tjera u mbyllën, njoftuan autoritetet.

Dy persona vdiqën si pasojë e rrëzimit të degëve të pemëve në Belgjikë, përfshirë një fëmijë 5-vjeçar, i cili ishte dërguar në spital ku kishte vdekur disa orë më vonë. Në Gjermani, një grua e moshuar vdiq si pasojë e rrëzimit të një dege, ndërsa vajza e saj u lëndua rëndë.

Autoritetet lokale dhe qendrore i kanë paralajmëruar banorët të mos rrinë afër hapësirave të gjelbra për shkak të rrezikut nga rrëzimi i pemëve.

Në Britani të Madhe mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike, për shkak të erërave të forta, të cilat dëmtuan kulmet e ndërtesave dhe nxorën pemët me gjithë rrënjë. Disa njerëz u detyruan t’i lëshonin shtëpitë e tyre dhe të strehoheshin në hotele në jug të Anglisë.

Mediat holandeze raportuan për një të vdekur dhe disa të lënduar nga rrëzimi i pemëve në Holandë.

You Might Also Like

Shpëtimi i alpinistes ruse u ndërpre: “Do të ishte një mrekulli nëse e gjejmë gjallë”

Një flamur gjigant ukrainas u shpalos në Odessa

Lukashenko e “uroi” në mënyrë cinike Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri kanadez mbërrin në Kiev për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Fjala e Presidentit për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Kosova Times November 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2

Kurti: Votuan Zajednicën, Specialen e demarkacionin,sot s’e votojnë Haxhiun

Kosova Times Kosova Times May 31, 2025
Asociacioni – “kartë e Rusisë” në Këshillin e Sigurimit
Trump urdhëron rihapjen e burgut të Alcatrazit
Skype do të mbyllet brenda pak ditësh
Reagon Ferizaj pas rënies në Ligën e Parë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?