By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin
June 28, 2025
Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta
June 28, 2025
Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit
June 28, 2025
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Drafti i emisarëve është për shkak të marrëveshjeve 2013-2015
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Drafti i emisarëve është për shkak të marrëveshjeve 2013-2015
Lajme

Kurti: Drafti i emisarëve është për shkak të marrëveshjeve 2013-2015

Kosova Times
Last updated: 2023/11/03 at 3:18 PM
Kosova Times Published November 3, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Kurti, duke marrë fjalën pas reagimeve të liderëve dhe deputetë të opozitës, në seancën e sotme parlamentare, falënderoi ministrin për Komunitet e Kthim, Nenad Rashiq, për fjalimin e të cilit, sikundër u shpreh Kurti qetësoi opozitën.

Drafti i emisarëve është për shkak të marrëveshjeve 2013-2015, nuk do të ishte draft të emisarëve po të mos ishin ato marrëveshje, mirëpo ky draft është i pakrahasueshëm për të mirë në raport me marrëveshjet 2013-2015.

Përkundër kësaj, kryeministri Kurti u shpreh se ia ka dërguar kritikat e tij emisarit të BE-së Lajçak, dy ditë para takimit në Bruksel.

“Ne takimin 26 tetorit kam thënë se nëse paska këso urgjenca globale, kryeqytet më të mirë e ngjarje më të rëndësishme se Brukseli e samiti i KE-së nuk ka, le ta nënshkruajmë sonte”, sqaroi kryeministri Kurti, teksa shtoi se nënshkrimi nënkupton pranim të atyre marrëveshjeve.

Ai më tej nën këtë prizëm, tha se nënshkrimi i të dy palëve do të nënkuptonte normalizimin e të dyja vendeve dhe jo, siç u shpreh ai, vetëm nga njëra palë.

“Unë dua t’i normalizoj marrëdhëniet e ndërkombëtarët e normalizojnë Serbinë”, theksoi Kurti.

Kryeministri Kurti në fillim të fjalimit të tij tha se çdo herë me kërkesën e deputetëve të Kuvendit ka raportuar lidhur me takime që ka pasur me përfaqësuesit e nivelit të lartë BE-së, në Bruksel për rezultatet e tij.

“Dialogu për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është një proces i cili ka nisur në mars të viti 2011. Një dekadë e dialogut solli marrëveshje të titulluar si: Marrëveshje e konkluzione. Por ajo që do të veçohej ishte marrëveshja e 19 prillit të vitit 2013 për Asociacionin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, e cila, me gjithë kundërshtimin e LVV-së e jo vetëm, e pati kaluar ky kuvend me 2/3 në detyrim ligjor ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi Kurti, derisa vuri në dukje marrëveshjen e vitit 2015 që iu shtua sikundër tha ai, kompetencat e Asociacionit, të cilat Gjykata Kushtetuese i gjeti shkelje në 23 nene.

Ai më tej theksoi se marrëveshjet tjera janë bërë nën supozimin për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë, si dhe por integrimin e veriut të Kosovës.

Kurti më tej foli për procesin e dialogut që nga koha kur ai ka qeverisur me vendin.

“Nga marsi i vitit 2021, kur kemi marrë qeverinë, kemi thënë se na duhet një qasje e re në dialog, një qasje parimore si palë të barabarta, ku në qendër është njohja reciproke.
“Nga marsi i vitit 2021, kur kemi marrë qeverinë, kemi thënë se na duhet një qasje e re në dialog, një qasje parimore si palë të barabarta, ku në qendër është njohja reciproke.

Kurti mes tjerash vuri në pah fokusin e qeverisjes së tij e cila ishte zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit.

Sipas tij, suksesi demokrati e zhvillimi ekonomik i kontribuon edhe integrimit të veriut të vendit, teksa shtoi se kriminelët e të gjitha etnive i lufton sundimi i ligjit të drejtë.

Kurti, megjithatë tha se sundimi i ligjit do të vazhdojë pavarësisht zhvillimit të dialogut, si veçori prej qeverive të kaluara si dhe rezultati i dialogut në këto dy vite.

Kryeministri Kurti më tej foli për marrëveshjen e arritur së fundmi në Bruksel e Ohër.

“Dy vite të qeverisjes sonë kanë sjellë një marrëveshje. Ajo është marrëveshja e arritur më 27 shkurt të këtij viti e cila ka edhe aneksin zbatues të Ohrit të 18 marsit”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se kjo marrëveshje ka në brendi njohjen ‘de facto’ nga Serbia, derisa shtoi se neni 7 është i trashëguar nga dialogu i dekadës së kaluar.

Kryeministri Kurti më tej foli për marrëveshjen e arritur së fundmi në Bruksel e Ohër.

“Dy vite të qeverisjes sonë kanë sjellë një marrëveshje. Ajo është marrëveshja e arritur më 27 shkurt të këtij viti e cila ka edhe aneksin zbatues të Ohrit të 18 marsit”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se kjo marrëveshje ka në brendi njohjen ‘de facto’ nga Serbia, derisa shtoi se neni 7 është i trashëguar nga dialogu i dekadës së kaluar, si dhe rezultati i dialogut në këto dy vite.

“Qëndrimi i qeverisë ka qenë zbatimi i plotë i marrëveshjes së arritur në Bruksel e në Ohër”, tha Kurti, teksa njoftoi për takimin e tij me pesë emisarët evropianë e amerikanë, mbajtur më 21 tetor të këtij viti, të cilët kishin ofruar një plan për ecjen përpara.

“Ky plan përfshinte propozim për një draft-statut të nenit 7 në lidhje me nenin 10 të marrëveshjes”, tha kryeministri Kurti, të cilin e vlerësoi si të hartuar me kujdes në frymën kushtetuese.

Kurti: Emisarët na e kanë propozuar një draft që nuk është Zajedenicë
Kryeministri Kurti tha me këtë rast se emisarët e kanë propozuar një draft.

“Ky dokument përfaqen unitetin trans-atlantik. Vet zyrtarë të lartë të shteteve sponzoruese kanë marrë pjesë në hartimin e tij. Ma kanë bërë shume të qartë se drafti është shkruar për të qenë në harmoni me bërë Kushtetutën, letrën e Frederica Mogherinit, qëndrimin Schole e Escobar dhe më thanë që është në përputhje me ligjet e Kosovës,por une iu kam dhanë garanci emisarëve qe nuk do ta publikoj atë”, tha Kurti.

“Por mund t’ju them se drafti ka qartësi për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ku serbet do të jetojnë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetuëe dhe pa qëllim tjetër dëmtues dhe minues për Republiën e Kosovës. Kjo na e bënë të qartë se nuk është Zajedenicë”, tha kryeministri kurti.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Kosova Times November 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia në Prizren zhvillon operacion policor në bashkëpunim me Doganën dhe Inspektorët Farmaceutik

Kosova Times Kosova Times April 7, 2023
Hapet ekspozita “Kontributi atdhetar i familjes Lleshi” të autorëve Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë nis punën në veri
Bashkimi fiton sërish Kupën e Kosovës
Kuvendi nderon heroin Ilaz Kodra, ishte patriot i devotshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?