By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendimi për qeset plastike, Kurti: Do ta rrisim ndjeshmërinë e përgjegjësinë për ambient
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vendimi për qeset plastike, Kurti: Do ta rrisim ndjeshmërinë e përgjegjësinë për ambient
Lajme

Vendimi për qeset plastike, Kurti: Do ta rrisim ndjeshmërinë e përgjegjësinë për ambient

Kosova Times
Last updated: 2023/11/06 at 4:33 PM
Kosova Times Published November 6, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar disa nga marketet në qendër të Prishtinës, me qëllim promovimin e praktikës për zvogëlimin e qeseve të plastikës tek qytetarët e Republikës së Kosovës, me thirrjen “Thuaj jo qeseve plastike”.

Në vizitën e tij tek marketet, Viva Fresh dhe Maxi, kryeministri Kurti, duke folur për udhëzimin administrativ dhe specifikat dhe këshillat për qytetarë dhe përfaqësuesit e bizneseve, tha se në kuadër të ndryshimeve që po dëshirojmë t’i sjellim me qeverisjen tonë demokratike për mbrojtje të ambientit edhe ishin sot këtu në kuadër të kësaj fushate “Le t’i themi jo qeseve të plastikës”.

Duke dhënë detaje mbi këtë fushatë, kryeministri theksoi se qeset pa vjegëza, pa dorëza, prej 0 deri në 25 mikronë, do të mund të jepen falas, ndërkaq këto prej 25 mikronë deri në 50 mikronë, përveç se nuk do të kenë logo më, gjithashtu edhe do ta kenë një kosto prej 5 centë për qese, meqenëse në këtë mënyrë edhe do të rritin ndjeshmërinë e përgjegjësinë për ambient, por gjithashtu edhe do t’i vetëdijësojmë njerëzit për ndryshimet klimatike.

“E kemi parë të gjithë që vërshimet që janë shkaktuar në Kosovë na kanë nxjerrë në pah sa shumë qese të panevojshme plastike janë shndërruar në mbeturina që në mënyrë masive kanë ndotur ambientin, prandaj shpresoj në bashkëpunimin e juaj me këtë udhëzim të ri administrativ dhe me këtë fushatë”.

Ndërkaq, me këtë rast, kryeministri Kurti u ka bërë thirrje edhe marketeve, që ta zbatojnë me përpikëri Udhëzimin Administrativ, njëkohësisht i ka ftuar qytetarët që kur të shkojnë të blejnë në markete t’i marrim torbat me vete.

Me këtë rast, ai e ka falënderuar Ambasadën gjermane, zëvendës ambasadorin Matthias Conrad, i cili i është bashkuar sot ministrit Liburn Aliu, në këtë vizitë në markete me fushatën, “Thuaj jo qeseve të plastikës”.

Ndërkaq, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se meqenëse qeset në të kaluarën janë dhënë falas, numri i përdorimit të tyre ka qenë jashtëzakonisht i madh, aq sa që konsumatorët vetëm për një produkt i kanë marrë disa qese. Andaj edhe ndotja ka qenë më e madhe.

Më tej, ai foli për llojin dhe rëndësinë e qeseve me trashësi më të madhe që mund të ripërdoren dhe për përdorimin e torbave. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times November 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ambasadori izraelit: Ne i dhamë Ukrainës Patriotët. Izraeli: Nuk është e vërtetë

Kosova Times Kosova Times June 11, 2025
Kurti takon presidentin e Universitetit të Dublinit, flasin për bashkëpunim
E mbyt te birin pasi nuk donte te rritej ne varferi
Hoxha: E bindur që ky shesh do të buçojë sërish në ditën e kthimit të çlirimtarëve
Gruda: Nëse VV i do votat e PDK-së duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?