By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ju tregoj unë: Ja si erdhi deri te shkatërrimi i organizimit të brendshëm të UÇK-së dhe LPK-së (1998–1999)
December 14, 2025
Panairi në ndërtesën më të lartë në BE – pamja nga maja është e pabesueshme
December 14, 2025
Shikoni zbritjen poshtë pistës më të gjatë të rrëshqitjes me slitë në Evropë: 60 minuta lumturie
December 14, 2025
Të shtëna në plazhin e famshëm të Sidneit. Ka të vdekur
December 14, 2025
Në Izrael promovohet libri `Kosova në 100 fotografi`
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Italia dhe ShBA-ja kryejnë operacion kundër mafisë siciliane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Italia dhe ShBA-ja kryejnë operacion kundër mafisë siciliane
Rajon / Botë

Italia dhe ShBA-ja kryejnë operacion kundër mafisë siciliane

Kosova Times
Last updated: 2023/11/09 at 12:20 AM
Kosova Times Published November 8, 2023
Share
SHARE

Policia italiane dhe Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) kanë kryer operacion të koordinuar më 8 nëntor kundër anëtarëve të dyshuar të mafisë në Sicili dhe Nju Jork, duke shënjestruar familjen e fuqishme të krimit, Gambino, dhe bashkëpunëtorët e saj.

Urdhërarrestime për 17 të dyshuar janë ekzekutuar, përfshirë shtatë në rajonin e Sicilisë dhe dhjetë në Nju Jork, njoftoi policia italiane.

Të arrestuarit akuzohen për krime të ndryshme që lidhen me mafien dhe shoqatat kriminale e deri te zhvatja e manipulimi i ankandeve.

Departamenti amerikan i Drejtësisë më vonë sqaroi se vetëm 16 prej të dyshuarve janë arrestuar, duke shtuar se një i dyshuar në Itali është ende në arrati.

Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se dhjetë anëtarët apo bashkëpunëtorët e dyshuar të familjes Gambino janë arrestuar në ShBA, e të cilët akuzohen për zhvatje, shantazh, hakmarrje ndaj dëshmitarëve “dhe krime të lidhura me sindikatat”.

“Siç pretendohet, për vite të tëra të pandehurit kanë kryer shantazhe të dhunshme, sulme, zjarrvënie, kanë frikësuar dëshmitarët dhe kanë kryer krime të tjera duke tentuar që të dominojnë sektorin e depozitimit të mbeturinave dhe industrinë e demolimit në Nju Jork”, tha prokurori amerikan, Breon Peace.

Familja Gambino është një prej pesë familjeve të Cosa Nostras – mafisë siciliane – me seli në Nju Jork, sipas prokurorëve amerikanë. Familjet e tjera janë familja Gjenoveze, Lukeze, Kolombo dhe Bonano.

Cosa Nostra u bë e famshme dhe inspiroi filmat Godfather, edhe pse asaj i ka humbur fuqia, pasuria dhe ndikimi në botë, pasi primatin tani e ka mafia Ndrangeta, në rajonin jugor italian të Kalabrisë.

Por, policia italiane tha se hetimi i tyre i përbashkët me FBI-në – që nisi në prill të vitit 2021 – konfirmoi “fuqinë” e lidhjeve të krimit amerikano-italian.

Në mesin e të arrestuarve në ShBA është edhe Joseph Lanni, 52 vjeç, që dyshohet se ishte “kapiten” – udhëheqës i grupit – që po ashtu njihet me emrat si “Joe Brooklyn” dhe “Mommino”. Po ashtu janë arrestuar “ushtarë” të mafisë dhe bashkëpunëtorë të tyre, thanë autoritetet.

Mafia në Nju Jork ka humbur fuqinë në vitet e fundit, përfshirë nga arrestimet, por edhe nga konkurrenca e organizatave të tjera kriminale. Megjithatë, mafia besohet se është ende aktive.

Bosi i njohur i klanit Gambino, “Frank” Cali u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Nju Jork në mars të vitit 2019.

You Might Also Like

Të shtëna në plazhin e famshëm të Sidneit. Ka të vdekur

Danas: Kush janë njerëzit pro-rusë në krye të qeverisë serbe?

Miliarda ruse në BE: Brukseli ndryshon rregullat e lojës, Moska padit

Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro

Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur

Kosova Times November 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin ndalon eksportin në vendet që vendosin çmimin tavan ndaj naftës ruse

Kosova Times Kosova Times December 27, 2022
Borrell bën thirrje për uljen e tensioneve
Shembet ura e madhe në Kinë që u hap kete vit
OJQ-të kërkojnë masa ndaj Bunjaku-Rexhepit për gjuhën e përdorur në Kuvend
Një ishull me 4000 gjarpërinj të rrezikshëm, helmi i të cilëve mund të ndihmojë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?