By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë
May 15, 2025
Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?
May 15, 2025
Media shtetërore urdhërohet të përgatisë rusët për dështimin e bisedimeve të Stambollit dhe sanksionet e reja
May 15, 2025
Putini mori kontrollin personal të Akademisë Ruse të Shkencave
May 15, 2025
Putin shkarkon shefin e forcave tokësore
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi i zarfeve dhe aklamacionit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kuvendi i zarfeve dhe aklamacionit!
Opinion

Kuvendi i zarfeve dhe aklamacionit!

Kosova Times
Last updated: 2023/11/13 at 9:37 AM
Kosova Times Published November 13, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Përderisa shprehja e lirë dhe respektimi i mendimit të tjetrit janë parim bazë i demokracisë, e drejta për të zgjedh dhe për të qenë i zgjedhur janë parime bazë të Kuvendit Zgjedhor të një partie politike.

Histori e zhgënjimeve të mëdha dhe të njëpasnjëshme

Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së LDK-së në Klinë, të shtunën e dytë të nëntorit 2023, ndodhi shkelja e të gjitha normava statutore të partisë dhe rregullave bazë të demokracisë.

Shkelja e parë skandaloze ndodhi me tërheqjen nga zarfi e kryetarit të ri, e shoqëruar me duartrokitje si shprehje e aklamacionit pa votim!

Hajde, po supozojmë që kryetari u zgjodh me konsensus për shkak të rrethanave të krijuara, nxjerrja në pako e kryesisë pa konsensus paraprak me delegatët pjesëmarrës në Kuvend, pa e hedhur fare në votim, por vetëm me duartrokitje aklamacioniste janë kulmi i dhunimit të demokracisë në Degën e LDK-së në Klinë!

Me këto dy veprime aklamacionistet i kanë injoruar deri në përbuzje delegatët prezent, të zgjedhur me votën e lirë të nëndegëve dhe e kanë fyer deri në përbuzje elektoratin e LDK-së!

Kjo stërkeqe e lidershipit jo legjitim deri në përbuzje të elektoratit rugovian të LDK-së është për t’u qarë dhe për t’u vajtuar!

“Kuvendi Zgjedhor” i Degës së LDK-së gjithçka tjetër mund të quhet, veç kuvend Jo.

Vetëm hapje zarfi dhe duartrokitje, ky ishte epilogu i një maskarade zgjedhore sipas orekseve të klaneve uzurpatore në LDK!

E mora guximin t’i quaja pikërisht kështu, për faktin se, sikur të ishte ndryshe, që moti është dashur të vetë largohen nga Kryesia e Degës, në shenjë të aktit moral për humbjen e të gjitha zgjedhjeve komunale në Klinë.

Për ri kujtesën e lexuesve, pas zgjedhjeve të para komunale të pasluftës, kur Ismet Rraci i ndjerë u zgjodh Kryetarë me votën plebishitare të qytetarëve të Klinës, nga ajo kohë e deri më sot LDK-ja në Klinë asnjëherë më nuk e shijojë gëzimin e fitores!

Madje, në zgjedhjet e fundit lokale, LDK-ja e preku fundin e ‘pusit politik’ në Klinë!

Fundja, më poshtë se kaq nuk ka ku shkon, veç me dal fare!

Mirëpo, paradoksalisht, si humbës serik të zgjedhjeve LDK-ja gjithmonë ka qenë në pushtet me rivalët politik, jo duke e ngritur dhe nderuar LDK-në, por duke e ulur atë, për të përfituar një grusht njerëzish në pushtet të turpit në nivel lokal!

Kësisoj, një grup njerëzish të papërgjegjshëm ndaj premtimeve të dhëna para elektoratit në fushatat zgjedhore, pas balotazhit i janë vardisur partisë fituese për kënaqjen e egos personale për pushtet dhe privilegje, duke e lënë në harresë të plotë elektoratit për katër vjetët e ardhshme.

Edhe pse me ndërgjegje të vrarë, humbësit serik të zgjedhjeve në Klinë në çdo katër vjet sërish i ktheheshin elektoratit me të njëjtat premtime, duke e mashtruar sërish në të njëjtën trajtë dhe në të njëjtën formë!

Kulminacioni i një maskarade zgjedhore

Pas thyerjeve të mëdha, ndarjeve dhe përçarjeve të njëpasnjëshme, Kuvendi i fundit Zgjedhor në Degën e LDK-së e shënon kulminacionin e maskaradës zgjedhore!

Kuvendi zgjedhor ishte një vazhdimësi e përgatitur paraprakisht, por me skenar të ri, më të keq se asnjëherë më parë!

Pamundësimi i propozimeve dhe i votimit njëkohësisht për delegatët, ishte ndjenja më e keqe e përjetuar ndonjëherë në karrierën e tyre politike! Pamundësimi i fjalës së lirë ishte dhunim ekstrem i demokracisë.

Për të kuptuar më mirë lexuesit ecurinë, ngase nuk bëhet fjalë për mbarëvajtje të Kuvendit, në vazhdim po ua sjelli disa rrëfimet e delegatëve pjesëmarrës të maskaradës zgjedhore.

“Jam njeriu më i lumtur që nuk ma kanë lexuar emrin tim sot për kryesi të degës. Edhe po të ndodhte kjo, në asnjë rrethanë nuk do të pranoja pa ju nënshtruar votës së lirë të Kuvendit Zgjedhor”, thotë aktivisti shumëvjeçar i kësaj dege.

“Nuk e di për çfarë legjitimiteti zgjedhor bëhet fjalë, kur anëtarët e zgjedhur të kryesisë përmes zarfit as që e dinë që janë të zgjedhur”, përfundon tjetri.

“Situata të tilla, jo vetëm që nuk kanë ndodhur asnjëherë në LDK-në rugovine, nuk kanë ndodhur as në komunizëm. Në të kaluarën, të paktën i jepnim propozimet tona dhe më pas i votonim, e tash të gjitha në zarf”, rrëfehet ish anëtari i kryesisë së degës.

“Nuk ka ku shkon më keq e më zi, kur baba bashkë me djalë futen në kryesi, kur nipi me dajë futen në kryesi, kur fqinji me fqinjë futen në kryesi, kur miku me mik futen në kryesi”, rrëfen njëri nga më të moshuarit që ishte pjesëmarrës në maskaradën zgjedhore!

”Të gjitha kishin qenë të përgatitura paraprakisht, duke filluar nga emri i kryetarit, anëtarëve të kryesisë dhe delegatëve për ‘Konventën Zgjedhore në Prishtinë!, e përfundon rrëfimin njëri nga veprimtarët e orëve të para të LDK-së, delegat pjesëmarrës i “Kuvendit Zgjedhor” ne lokalet e Hotel NORA.

Epilog

Kështu pra, aklamacionistet e sollën LDK-në këtë deregje, të denigrimit në vlerat e saj me fuqizimin e nepotizmit dhe klientelizmit!

Ku mbeti meritokracia dhe gjithë përfshirja që ishin dikur në LDK?!

Përderisa heshtin ata që duhet të flasin, gjërat asnjëherë nuk do ta marrin të mbaren.

Të gjithë ata që heshtën kur ndodhën padrejtësitë në Kuvend, janë bërë bashkëpjesëmarrës në krimin politik kundër të ardhmes së LDK-s!!

Kuvendi, nëse mund ta quajmë ashtu, ishte kulmi i marrëzisë e mbase edhe fundi politik i LDK-së në Kline!!!

Mbetet shqetësuese mospjesëmarrja e Koordinatorit të Degëve të LDK-së për Rrafshin e Dukagjinit, z. Gazmend Muhaxheri i cili ishte ai që e kishte shkarkuar komplet kryesinë e Degës në Klinë disa muaj më parë!

Nuk i di arsyet e mospjesëmarrjes së tij, por edhe përkundër arsyeve të shumta që mund të ketë pasur, Gazmend Muhaxheri është dashur të jetë prezent në Kuvend për të sqaruar në detaje arsyen e shkarkimit të kryesisë së Degës së LDK-së muaj më parë!

Mbi të gjitha, ai ka qenë koordinator i caktuar nga qendra për mbarëvajtjen e tërë procesit zgjedhor në Degën e LDK-së në Klinë!
Megjithatë, kryetari u ndërrua, por jo edhe ata që e rrahin kambanën?

Edhe pse po mungon atmosfera post-festive në Klinën tonë pas “Kuvendit Zgjedhor”, shfrytëzojë nga rasti që ta urojë nga zemra Alban (Ismet) Rracin për zgjedhjen në postin e kryetarit të Degës së LDK-së! Të priftë e mbara kryetar në rrugëtimin e vështirë politik!

You Might Also Like

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?

Fillimi i mbrapsht nuk sjellë përfundim të mirë!

Presidentja Vjosa Osmani po e mban gjallë imazhin e politikës shqiptare!

Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre

Kosova Times November 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rashiq: “Më vjen turp që Vuçiq është president i Serbisë”

Kosova Times Kosova Times October 2, 2023
Serbia i dyfishoi fondet për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë
Tmerr në qendër të Shkupit: Ka mbetur nën një pemë të shkulur (VIDEO)
Të dyshimtit për vrasjen e kandidatit për president në Ekuador janë vrarë në burg
Ministri Brendshëm Balla takim urgjent me homologun kosovar Sveçla: Të mos vonohen mërgimtarët kur kthehen në atdhe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?