By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një aeroplan An-2 bëri një ulje të fortë në rajonin e Krasnoyarsk. Pati viktima
October 3, 2025
Kampionia olimpike me një minifund miniaturë të lë pa frymë edhe në dekadën e pestë!
October 3, 2025
“Çdo ditë e haja këtë ushqim dhe për shkak të kësaj u preka nga kanceri i zorres se trashe në moshën 25 vjeç”
October 3, 2025
Greqia gjen dioksid squfuri në frutat e thata nga Serbia
October 3, 2025
Sllovenia ndër vendet më të mira të gjelbra në botë në vitin 2025
October 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia bllokon komunikatën e FMN-së pasi lufta në Ukrainë kryeson agjendën e takimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia bllokon komunikatën e FMN-së pasi lufta në Ukrainë kryeson agjendën e takimit
Rajon / Botë

Rusia bllokon komunikatën e FMN-së pasi lufta në Ukrainë kryeson agjendën e takimit

Kosova Times
Last updated: 2022/10/15 at 2:15 PM
Kosova Times Published October 15, 2022
Share
SHARE

Komiteti drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dështoi të arrijë marrëveshje për lëshimin e një komunikatë që kërkon që Rusia t’i japë fund luftës së saj në Ukrainë, gjatë takimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, ku ministrat e Financave dhe shefat e bankave qendrore po diskutojnë për vendosjen e një çmimi tavan për naftën ruse.

Ministrja e Ekonomisë së Spanjës, Nadia Calvino, tha në një konferencë për media, më 14 tetor, se Rusia përsëri bllokoi lëshimin e një komunikate të përbashkët gjatë një takimi të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar.

Calvino tha se lufta është “elementi më i rëndësishëm që ngadalëson rritjen ekonomike dhe gjeneron inflacion, paqëndrueshmëri, pasiguri ushqimore dhe paqartësi”.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, u tha gazetarëve se shumë nga sfidat me të cilat përballet ekonomia globale “rrjedhin nga lufta e tmerrshme e Rusisë në Ukrainë dhe rimëkëmbja e vazhdueshme nga pandemia”.

E pyetur rreth caktimit të çmimit tavan për naftën ruse, ajo tha se nuk është marrë asnjë vendim, por një koalicion vendesh, përfshirë shtatë shtetevt më të industrializuara (G7), Bashkimin Evropian dhe Australinë, do të vendosin se cili do të jetë ky kufi.

Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht në një shtet.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 11 tetor u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bllokojnë sektorin rus të energjisë me sanksione tjera, për t’ia pamundësuar përfitimet financiare.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Një aeroplan An-2 bëri një ulje të fortë në rajonin e Krasnoyarsk. Pati viktima

BE-ja po shqyrton shitjen e aseteve austriake të miliarderit Deripaska te Raiffeisen Bank

Të paktën 60 rekrutë të vrarë në Oblastin Kursk

Influencuesi 23-vjeçar hidhet për vdekje nga maja e Yosemite, El Capitan, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Tiktok

Çfarë tha Putini dje për Serbinë?

Kosova Times October 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Togeri i FSK-së merr çmimin superior pas kursit për sinjale në ShBA

Kosova Times Kosova Times August 28, 2024
Pamjet e para. Policia publikoi detajet e para për vrasjen e gjeneralit rus në Moskë: Në skuter kishte 200 gramë tritol
Kurti takon Nussbaumerin: Lidhjet me Zvicrën janë të fuqishme
Të gjitha shkollat e kryeqytetit do pajisen me dollapë
Poloni: Objekti ushtarak rus që zbarkoi në Poloni ka shumë të ngjarë të ishte një dron
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?