By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lajm i mirë – BE-ja po ndryshon rregullat për bagazhet e dorës
June 29, 2025
Bali Europian: Ka plazhe të bukura me rërë dhe një koktej në një bar plazhi do t’ju kushtojë vetëm 3 euro
June 29, 2025
Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli
June 29, 2025
RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës
June 29, 2025
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shifra shqetësuese/ “18% me valixhe gati”, 31% e shqiptarëve duan të emigrojnë, niveli më i larti në Ballkan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shifra shqetësuese/ “18% me valixhe gati”, 31% e shqiptarëve duan të emigrojnë, niveli më i larti në Ballkan
Lajme

Shifra shqetësuese/ “18% me valixhe gati”, 31% e shqiptarëve duan të emigrojnë, niveli më i larti në Ballkan

Kosova Times
Last updated: 2023/11/16 at 9:47 AM
Kosova Times Published November 16, 2023
Share
SHARE

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, sidomos Shqipëria duhet të alarmohet nga potencialet e larta të popullatës që kërkon të emigrojë në mënyrë të përhershme, duke sinjalizuar një rreth vicioz të një krize demografike, ekonomike dhe politike, tha Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), pas analizës së rezultateve të anketës së Barometrit të Sigurisë për vitin 2023.

Rezultatet e anketës që u zhvillua në maj-qershor 2023 në 6 vendet të Ballkanit Perëndimor evidentuan se Shqipëria megjithëse ka përjetuar deri më tani emigracion më të fortë se Rajoni, ende ka potencial të lartë të largimit nga vendi sidomos për të rinjtë e arsimuar.

Anketa që u zhvillua në rreth 6000 persona në Ballkan tregoi se, 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi. Por më rëndësishmja është se, 18 për qind e tyre tashmë kanë plane dhe kanë gjetur mënyrat për të ikur.

Rezultatet tregojnë se emigracioni në Shqipëri është më agresiv se në të vendet e tjera pasi, në një përqindje më të madhe shqiptarët nuk dëshirojnë të emigrojnë përkohësisht por përgjithmonë. (shiko grafiqet e mëposhtme).

 

 

Nga pjesa e shqiptarëve që kanë shprehur dakord për të ikur, pothuajse 44 % duan të emigrojnë në mënyrë të përhershme niveli më i lartë në Rajon.

Ata që synojnë të largohen, në përgjithësi, përqendrohen në grupin aktiv të punës 18-44, ndërsa ata që nuk duan të largohen dominojnë grupin 45-65+ të popullatës.

Pavarësisht një tkurrjeje nga viti 2022, planet për emigracionit vazhdojnë në Rajon dhe kryesisht në Shqipëri, duke shndërruar fenomenin e largimit në një prirje të qëndrueshme. Analiza e RCC tregon se një prirje e tillë padyshim do të thellojë krizën demografike, për shkak të një kombinimi të rrezikshëm të migrimit të vazhdueshëm dhe plakjes së popullsisë.

Kjo situatë krijon kushtet për më shumë mungesa të fuqisë punëtore, i konsideruar tashmë si një emergjencë për Shqipërinë.

Në Shqipëri faktorët shtytës që nxisin emigracionin lidhen me arsyet ekonomike dhe mosbesimin në institucione. Në të njëjtën kohë zgjerimi i rrjeteve familjare dhe numri i atyre që mund të përdorin këto lidhje përforcohen, duke nxitur më tej flukset dalëse të migracionit.

Nga ana tjetër, prirja migratore e të anketuarve të mirë-arsimuar në mënyrë të pashmangshme përforcon problemet e ikjes së trurit tashmë të pranishme në ekonomitë rajonale.

Ky kontingjent është i prirur të kalojë në shoqëri tashmë të qëndrueshme në vend që të luftojë për të siguruar kushte më të mira në vend. Largimi i tyre po çon në performancë të dobët në të gjitha fushat dhe gërryerje të përgjegjësisë në vend. /B.Hoxha

/monitor

You Might Also Like

RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës

Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet

Humb jetën një person në një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1582 gjoba në trafik

Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë

Kosova Times November 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Presidenti Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët tona më të vështira

Kosova Times Kosova Times February 20, 2023
Osmani në Finlandë: Nuk duam ndere, por procese meritore dhe integrim
Të maskuar e me armë, grabisin marketin në Ferizaj
Rumania ngrite avionët luftarakë për shkak të objektit të paidentifikuar
Varshava i pergjigjet Medvedevit i cili kërcënoi Poloninë: Përzierja e alkoolit dhe drogës është e rrezikshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?