By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Buxheti i vitit 2024 do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Buxheti i vitit 2024 do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë
Lajme

Kurti: Buxheti i vitit 2024 do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/16 at 1:40 PM
Kosova Times Published November 16, 2023
Share
SHARE

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se buxheti i vitit 2024 do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë, pasi për këtë janë ndarë 22% më shumë buxhet se që kishte në vitin 2023. Kurti ka thënë se për mbrojtje dhe siguri janë ndarë 370 milionë euro, shuma më e madhe e ndarë ndonjëherë.

“Buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3.3 miliardë euro, ai do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë, për çfarë kemi ndarë 370 milionë euro, ose 22% më shumë sesa aktualisht. 153 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme, më shumë se ndonjëherë”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës, ku prezantoi projektbuxhetin për vitin e ardhëm.

sovës po vazhdon shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024.

Kreu i ekzekutivit, bëri të ditur se Kosova në vitin 2024 do t’i ketë edhe 600 ushtarë dhe 500 policë të rinj.

Kryeministri Kurti ka paraqitur edhe ndarjet buxhetore që parashihen për sektorët e tjerë.

“Do të vazhdojmë renovimin e spitaleve, përmirësimin e shërbimeve dhe blerjen e pajisjeve të teknologjisë së fundit. Për 2024 SHSKUK i është shtuar buxheti për 25, kurse shëndetësisë si sektor kemi ndarë mbi 340 milionë euro. Ministrisë së Drejtësisë ia kemi ndarë 31% më shumë buxhet që të zbatohen reformat e nisura. Do të ketë investime të reja infrastrukturore… Vetëm për MKRS kemi ndarë 58 milionë euro për investime kapitale në sport e infrastrukturë për vitin që po vjen. Buxheti i komunave më 2021 ishte 547 milionë, sivjet është 654 milionë euro. Më 2024 do jetë gati 200 milionë më shumë. Ky buxhet është po ashtu buxhet i komunave”, ka deklaruar ai.

Ndarje nga buxheti është parashikuar edhe për Luginën e Preshevës, dhe ajo sipas tij, do të rritet për 1 milion.

“Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë buxhet për shqiptarët e Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit. Atij po ia shtojmë edhe një milion, nga 2 në 3 milionë për vitin 2024”, ka theksuar kryeministri.

Muja: Shpenzimet e propozuara buxhetore propozohen të jenë 3 miliardë e 314 milionë euro

Kryetari i komisionit funksional për buxhet punë dhe transfere, deputeti Armend Muja, tha se komisioni për buxhet punë dhe transfere e ka shqyrtuar projektligjin për ndarje buxhetore të vitit 2024 dhe pas diskutimeve dhe sqarimeve të marra nga ministria e Financave e ka miratuar në parim.No description available.

Sipas tij shpenzimet e propozuara buxhetore propozohen të jenë 3 miliard e 314 milion euro.

“Propozimi mbështetet në një projeksion të të hyrave prej 3 miliard e 28 euro dhe nevojën për financim të jashtëm dhe të brendshëm. Bilanci i propozuar buxhetor është brenda rregullës fiskale, ashtu sic parashihet në ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësinë”, tha Muja.

Kurse për borxhin e përgjithshëm bazuar në propozimin për ndarje buxhetore Muja tha se parashihet të jetë 20.7% në raport me bruto produktin vendor, që sipas tij paraqet një rritje të lehtë krahasuar me 19.7% sa parashihet të jetë deri në fund të vitit 2023 .

Muja foli edh në emër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes Muja tha se projekt propozimi i buxhetit për vitin 2024 është pak a shumë konform programit qeveritar i cili mbështetët po ashtu edhe ne propozimet programore të Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2021. Ai tha se janë pesë shtylla të veçanta të projekt buxhetit të vitit 2014.

Lushtaku: Një planifikim i mirëfilltë i buxhetit do të kontribuonte në nevojat sociale

Mërgim Lushtaku nga PDK ka thënë se nëse planifikimi buxhetor nuk ndodh mbi baza sociale, ai do të përkeqësojë edhe më tej gjendjen në vend.

“Sot flasim për një planifikim buxhetor i cili do të duhej të ndihmonte, por po shihet që është aq i dobët saqë s’ka asnjë promovim, asnjë projekt të ri dhe që qytetarët nuk do t’ia shohin hajrin. Një planifikim i mirëfilltë i buxhetit do të kontribuonte në nevojat sociale, për këtë arsye mbetet instrumenti fondamental”, ka thënë Lushtaku.

Hoti: Në total mazhoranca ka menaxhuar 11. 4 miliardë euro

Deputeti i LDK-së  Avdullah Hoti në shqyrtimin e Projekt Buxhetit të vitit 2024 tha se gjatë mandatit qeverisës 2021-2024 në total mazhoranca ka menaxhuar (me buxhetin e vitit 2024), 11. 4 miliard euro.

E që sipas tij, deri më tani janë shpenzuar 8.1 miliard euro, duke shtuar se efektet konkrete të këtyre shpenzimeve janë shumë të pavërejtshme, e që siç tha ai njëra ndër arsyet është se ka ndërruar struktura e buxhetit.

“Nëse krahasohet viti 2017 me vitin 2022, investimet kapitale kanë rëne nga 36% në 16% të buxhetit si shpenzim real, ndërkaq subvencionet janë rritë nga 23% në 41% të buxhetit”, tha Hoti.

Ai tha se vetëm për subvencionim të energjisë në veri janë shpenzuar 113milion euro.

Haradinaj: Rritja nominale prej vetëm 102 milionë euro, është zvogëlim i buxhetit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pasur kritika për mënyrën e rritjes së buxhetit.

“Rritja nominale prej vetëm 102 milionë euro, praktikisht është zvogëlim real i buxhetit, duke marrë parasysh shkallën e inflacionit këtë vit dhe vitin që vjen. Kjo është rritja më e vogël e buxhetit që nga çlirimi i vendit. Rritja e vlerës së koeficientit të pagave nga 105 në 110 euro nuk është rritje, e as harmonizim, por zvogëlim real i pagave”, ka thënë Haradinaj.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times November 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA vendos meshume se 300 sanksione të reja ndaj Rusisë

Kosova Times Kosova Times May 20, 2023
Futsall/ Sonte Kosova sfidon Francën
Forcat ukrainase shkatërruan 40 vagonë të trenit rus të karburantit në Zaporizhzhia
Gjermania dhe Franca duan të ndërmjetësojnë në Kosovë
Protestat e mëdha në Barcelonë, 22,000 njerëz dolën në rrugë: Njerëzit ankohen për qiratë e mëdha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?