By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Wallander në Shkup: Jemi të bashkuar për një Evropë të sigurt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Wallander në Shkup: Jemi të bashkuar për një Evropë të sigurt
Rajon / Botë

Wallander në Shkup: Jemi të bashkuar për një Evropë të sigurt

Kosova Times
Last updated: 2023/11/16 at 8:24 PM
Kosova Times Published November 16, 2023
Share
SHARE

“ShBA-ja mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO-s, për sigurimin e një Evrope të sigurt dhe paqësore dhe ne jemi krenarë për marrëdhëniet e mira të ShBA-së me shtetet anëtare të Kartës së Adriatikut”, ka deklaruar të enjten në Shkup të Maqedonisë së Veriut, Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së ShBA-së për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste Wallander.

Ajo në Shkup mori pjesë në takimin e 20-të ministror të Kartës ShBA-Adriatik (A-5) ku u bisedua për sfidat rajonale të sigurisë pas pushtimin të paprovokuar të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Vendet e Kartës ShBA-Adriatik (A5) dënuan njëzëri agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, si kërcënim për paqen dhe sigurinë globale, evropiane dhe rajonale.

“Ne nuk jemi vetëm aleatë, ne jemi edhe miq që jemi të bashkuar drejt vizionit të një Evrope paqësore dhe të qëndrueshme, e cila ndjek dhe respekton parimet e lirisë dhe sundimit të ligjit”, tha Wallander.

Angazhimi dhe puna në kuadër të Kartës ShBA-Adriatik (A5), dorëzimi i presidencës Shqipërisë, misioni i NATO-s në Irak dhe të gjitha angazhimet e përbashkëta të ardhshme, sipas Wallander, duhet të jenë një “kujtesë se çdo hap është një hap me të cilin paqja nuk është vetëm një aspiratë, por edhe realitet për të gjithë komunitetin global”.

Duke komentuar zhvillimet në Kosovë Wallander tha se “përmes dialogut duhet të gjenden kompromise që do të kontribuojnë në sigurinë e rajonit”.

Ajo shprehu keqardhjen për incidentin e shtatorit në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku ndërsa theksoi se në shënjestër të sulmeve të mëparshme ishin edhe ushtarët amerikanë në kuadër të KFOR-it.

Ministrja maqedonase e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska tha se Shkupi po bënë gjithçka për të parandaluar rreziqet që vijnë nga Rusia e që kanë për qëllim destabilizimin e rajonit.

“Sa i përket ndikimit rus, do të pengojmë çdo përpjekje për ndikim që rrezikon interesat tona strategjike dhe kombëtare. Ne kemi ndërmarrë masa konkrete me dëbimin e diplomatëve rusë të cilët kanë shkelur përgjegjësitë e tyre diplomatike duke tentuar të dëmtojnë proceset tona”, ka deklaruar Petrovska

Ajo tha se intensifikimi i bashkëpunimit rajonal do të kontribuojë në forcimin e sigurisë rajonale.

“Më vjen mirë që pika e parë në deklaratën e përbashkët që sapo kemi nënshkruar i referohet angazhimit tonë të vendosur për integrimin e plotë evropian dhe euroatlantik të vendeve të Evropës Juglindore, por edhe përkushtimit tonë për paqen rajonale dhe evropiane dhe sigurinë”, tha Petrovska.

Karta ShBA-Adriatik është krijuar më 2003 nga Shtetet e Bashkuara dhe ka për synim që të koordinojë aktivitetet mbështetëse për shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në NATO.

You Might Also Like

Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet

Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre

Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit

Pentagoni bleu një pajisje përmes një operacioni të fshehtë, disa hetues dyshojnë se është e lidhur me Sindromën e Havanës

Irani i ka dërguar Rusisë raketa me vlerë 2.7 miliardë dollarë

Kosova Times November 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjykata Themelore me ‘Dhomë të sigurt’ për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Kosova Times Kosova Times March 10, 2025
Atletika kosovare humb ikonën e saj, ndërron jetë Kadri Kaçanolli
Veteranët e UÇK-së protestojnë në Shkup
Media: Në territorin e Ukrainës funksionojnë 15 burgje ilegale ruse për refuzuesit
Gjendet e vdekur një grua e moshuar në Nabërgjan të Pejës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?