By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve
November 3, 2025
Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit
November 3, 2025
Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë
November 3, 2025
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: E vërteta tmerron dështakët politikë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > E vërteta tmerron dështakët politikë!
Opinion

E vërteta tmerron dështakët politikë!

Kosova Times
Last updated: 2023/11/17 at 12:22 PM
Kosova Times Published November 17, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Në kohën nëpër të cilën po kalojmë si komb dhe si shoqëri njerëzore, më e vështirë është bërë të thuash të vërtetën sesa të këputësh çelik me dhëmbë! E vërteta vret më shumë se plumbi për politikanët e papërgjegjshëm, ndërsa kritika e shëndoshë është ilaçi më i mirë për reflektim dhe përmirësim të politikanëve të përgjegjshëm.

Dallimi mes kritikës dhe akuzës është sikurse dita me natën

Nuk është i vogël numri i atyre që nuk e kuptojnë kritikën, si të tillë çfarë janë kritiken e marrin si shkas për të shantazhuar dhe kërcënuar kritikuesin! Kjo ndodhë tek injorantët dhe dështakët politikë që janë mësuar të pranojnë vetëm duartrokitje nga mbështetësit e tyre morbid.

Kur dështakët e politikes kritikohen, ata lemeriten aq shumë, sa që nga frika e humbjes së privilegjeve të pushtetit ju bëhet terr para syve, nuk e shohin as dritën e Diellit.

Në vend që të ballafaqohen me kritikën, liderët partiakë i lansojnë militantët e tyre për të linçuar dhe kërcënuar me jetë kritikuesin (analistin apo gazetarin)!

Në mungesë të argumenteve për ballafaqim e përdorin kërcënimin si mjet “qetësimi” për mbylljen e gojës për kritikuesit dhe oponentët politikë!

Për fatin e mirë të vendit, gazetarët dhe analistët e pavarur dhe me përvojë janë të guximshëm, të palëkundur dhe të pathyeshëm në rrugën e tyre për të tejkaluar sfidat e kohës nëpër të cilën po kalon populli ynë në këto dekadat e fundit.

Gazetarët dhe analistët e pavarur janë më të fuqishëm dhe më të guximshëm sesa ata që paguhen nga grupet e interesit, e thonë të vërtetën lakuriqe ashtu siç është, të pa kamufluar, të pazbukuruar dhe të pa censuruar nga politikat partiake.

Lum ai gazetar që arrin ta ruaj pavarësinë e shprehjes së lirë dhe paanësinë partiake.

Gazetari nuk guxon të tërhiqet nga misioni i tij fisnik

Futja e shpirtit të një gazetari dhe analisti nën grilat e pushtetarëve apo nën kthetrat partiake është pak më tepër se vetëvrasje, është ngufatje e shpirtit për së gjalli!

Në kohën kur linçimi dhe kërcënimi janë bërë standard i jetës dhe i veprimeve të politikanëve të papërgjegjshëm, thënia e së vërtetës nga ana e një gazetari apo qytetari konsiderohet akt revolucionare dhe patriotik.

Edhe përkundër linçimit dhe kërcënimeve, gazetari nuk guxon të tërhiqet nga misioni i tij fisnik. Për arsye se, sa më e lartë të jetë shkalla e rrezikshmërisë, aq më i lartë do të jetë niveli i kënaqësisë dhe atdhedashurisë. Në kohën kur njerëzve u ka humbur dashuria në mes tyre, kur janë të hapura shumë kriza morale, kulturore e sociale, gazetarët janë ata që duhet të thonë të vërtetën për gjithçka, për të zbardhur të vërtetën e kamufluar për të gjitha prapësitë që ndodhin në skenën politike dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.

Një fjalë e urtë Gjermane thotë: “Gazetarët shënojnë lindjen dhe përfundimin e një kohe”, që do të thotë se roli i gazetarëve në një shoqëri demokratike është krucial dhe i pa zëvendësueshëm. Thënia e së vërtetës tmerron dështakët politikë!

You Might Also Like

Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?

Peshkimi shpirtëror i Kremlinit

Si e fundosi Putini – Lukoilin

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

Kosova Times November 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

Kosova Times Kosova Times June 21, 2025
Osmani ndan video nga pritja në West Point
Pse u fundos jahti luksoz? “E pamundura ndodhi në atë anije”
Maqedonci:4 korriku ngjarja në luftën për liri, kontribues edhe për Kosovën
Komuna e Mitrovicës Veriore: 300€ për fëmijët e 2024-tës, 500€ për çiftet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?