By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OBSh shpreh shqetësim për përhapje të sëmundjeve në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OBSh shpreh shqetësim për përhapje të sëmundjeve në Gazë
Rajon / Botë

OBSh shpreh shqetësim për përhapje të sëmundjeve në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/17 at 7:37 PM
Kosova Times Published November 17, 2023
Share
SHARE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka thënë të premten se është shumë e shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve në Gazë, pasi disa javë me bombardime të vazhdueshme izreaelite e kanë detyruar popullsinë që të strehohet nëpër kampe, pa ushqime dhe ujë të pijshëm.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve kur të afrohet stina e dimrit”, ka thënë Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSh-së në territoret palestineze.

Ai ka thënë se deri më tani janë regjistruar mbi 70.000 raste të infeksioneve akute në rrugët e frymëmarrjes dhe mbi 44.000 raste të diarresë, shifra shumë më të larta sesa është pritur.

OBSh-ja ka paralajmëruar më parë për “trende shqetësuese” në përhapje të sëmundjeve në Gazë, ku bombardimet dhe ofensiva tokësore kanë çrregulluar sistemin shëndetësor, kanë pamundësuar qasjen në ujë të pastër dhe kanë detyruar shumë njerëz të drejtohen nëpër kampe.

Nisja e sezonit të reshjeve dhe mundësia e vërshimeve i kanë rritur edhe më shumë shqetësimet që sistemi i ujërave të zeza në këtë enklavë të shumëpopulluar do të rëndohet shumë, prandaj edhe sëmundjet do të mund të përhapen.

Mungesa e naftës veçse ka rezultuar me mbyllje të stacioneve për pompim të ujërave të zeza, duke e rritur edhe më shumë rrezikun për kontaminim.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare, ka thënë të premten se 813.000 persona të zhvendosur janë duke qëndruar në të paktën 154 qendra strehimi të OKB-së.

“Mbipopullimi është duke çuar në përhapje të sëmundjeve, përfshirë atyre të frymëmarrjes dhe diarresë, dhe po rrit shqetësime për shëndetin dhe ambientin”, kanë paralajmëruar zyrtarë të OKB-së.

Situata në Gazë është rënduar prej nisjes së bombardimeve izraelite të nisura më 7 tetor.

Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit, pasi grupi ekstremist e ka nxitur luftën, përmes sulmeve të nisura po atë ditë në tokën izraelite, duke i vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë mbi 240 pengje.

Ndërkohë ushtria izraelite ka nisur edhe ofensivë tokësore në Gazë.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 11.000 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazën e rrethuar.

You Might Also Like

68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre

Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE

FOTO DHE VIDEO Shefi i NATO-s viziton rajonin e Çernihovit në Ukrainë

Tusk thotë se Epstein mund të ketë qenë spiun rus. Reagimi i parë i Kremlinit ka mbërritur

U shënua 32-vjetori i masakrës së Markales: Edhe pas tre dekadash, nuk ka aktakuza për rrethimin e Sarajevës

Kosova Times November 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bashkimi triumfon në derbin e qytetit ndaj Prizrenit

Kosova Times Kosova Times March 5, 2023
Një besnik i Trump pretendon: Pati edhe një konflikt fizik në Shtëpinë e Bardhë, Musk u përlesh me ministrin e financave
Vuçiq ka një histori të gjatë deklaratash të pavërteta, nuk besoj se Macron do t’i shiste aeroplanë: Ivana Stradner për vizitën e Presidentit të Serbisë në Paris
Si po hakmerret Rusia ndaj gjithë botës duke bllokuar drithërat
Lumnimi i dy martirëve të Kishës në Shqipëri dhe Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?