By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Deri në vitin 2050, superbakteret mund të vrasin miliona njerëz në të gjithë botën dhe të shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike.
July 21, 2025
Në televizionin e drejtuar nga Ministria e Mbrojtjes Ruse, adoleshentët shfaqen duke punuar në prodhimin e dronëve
July 21, 2025
Ukraina dhe Rusia kanë planifikuar një raund të ri negociatash për t’i dhënë fund luftës
July 21, 2025
Djali i Joe Bidenit ofendoi George Clooney në një intervistë dhe kërcënoi të pushtonte një vend tjetër
July 21, 2025
Amerika i kërkon BE-së të bashkohet me tarifat 100% për naftën ruse
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtarët që luftuan talibanët i druhen kthimit në Afganistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtarët që luftuan talibanët i druhen kthimit në Afganistan
Rajon / Botë

Ushtarët që luftuan talibanët i druhen kthimit në Afganistan

Kosova Times
Last updated: 2023/11/19 at 11:35 AM
Kosova Times Published November 19, 2023
Share
SHARE

Afganët që jetojnë ilegalisht në Iran dhe Pakistan, janë në rrezik nga dëbimi, dhe ushtarët që kanë luftuar kundër talibanëve tani në pushtet, kanë frikë se kthimi i tyre në atdhe, do të nënkuptonte vdekje të sigurt.

Dhjetëra mijëra ish-anëtarë të Forcave të Sigurisë Kombëtare të Afganistanit – të cilat kanë përfshirë ushtrinë e ish-Qeverisë afgane, forcat speciale, policinë kombëtare dhe shërbimin e inteligjencës – kanë ikur në vendet fqinje, pasi talibanët kanë marrë pushtetin në gusht të vitit 2021.Ata u janë bashkuar miliona afganëve që janë vendosur në Pakistan dhe Iran gjatë katër dekadave të fundit të luftës, varfërisë dhe trazirave politike në Afganistan.

Por, javëve të fundit, Pakistani ka përmbushur urdhrin e tij që rreth 1.7 milion afganët në këtë vend, që nuk e kanë dokumentacionin e duhur, të largohen deri më 1 nëntor.
Vendimi ka bërë që mbi 300.000 njerëz të kthehen në Afganistan dhe është pasuar me bastisje policore dhe dëbime të detyruara.

Irani, po ashtu, ka marrë qëndrim të ashpër kundër afganëve që jetojnë ilegalisht në këtë vend. Kohëve të fundit, ministri i Brendshëm, Ahmad Vahidi, ka deklaruar dy herë se ata që nuk kanë status ligjor, do të kthehen në Afganistan. Kërcënimi prek rreth 4.5 milionë afganë që jetojnë në Iran – shumica e të cilëve kërkojnë strehim dhe punë të përkohshme.

Fahimi, një ish-ushtar afgan që jeton në Pakistan, thotë për Shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë se i frikësohet dëbimit dhe kthimit në Afganistan.

“Qeveria pakistaneze i ka marrë seriozisht masat e saj dhe vizat tona kanë skaduar”, thotë ai.

“Ne jemi të dëbuar. Nuk ka asnjë garanci [sigurie] nga Emiratet Islamike [Qeveria e talibanëve] për anëtarët e ushtrisë dhe unë jam shumë i shqetësuar”, shprehet Fahimi.
Talibanët kanë ofruar një amnisti të përgjithshme për anëtarët e ushtrisë afgane, policinë dhe burokratët menjëherë pas kthimit në pushtet, por mbikëqyrësit ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut dhe Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar raste të shumta të ndëshkimit – përfshirë vrasje pa gjyq dhe tortura – kundër atyre që kanë punuar me ish-Qeverinë afgane.

Në një raport të publikuar në gusht, Misioni i Ndihmës i OKB-së në Afganistan ka thënë se talibanët janë përgjegjës për së paku 218 vrasje pa gjyq, 14 zhdukje të detyruara, mbi 144 raste të torturës dhe keqtrajtimit dhe 424 arrestime dhe ndalime arbitrare të ish-zyrtarëve të Qeverisë dhe ish-pjesëtarëve të forcave të armatosura, në periudhën nga 15 gushti 2021 deri më 30 qershor.

Sipas disa llogaritjeve, rreth 30.000 ushtarë afganë kanë ikur në Iran për t’i shpëtuar rrezikut të ndjekjes nga talibanët.
Fawadi, një ish-ushtar afgan që tani jeton në Iran, është larguar nga vendi i tij, për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Tani, ai frikësohet se do të përballet sërish me atë kërcënim.

“Ka pasur kërcënime në Afganistan”, thotë ai, duke përshkruar përpjekjet e talibanëve për të kapur ish-anëtarë ushtarakë. “Kanë ardhur disa herë në adresa specifike për të na kërkuar”.

“Ne përballemi me një kërcënim serioz në Afganistan”, thotë Fawadi.
Shumë ish-ushtarë afganë që kanë mbetur në Afganistan, jetojnë duke u fshehur, për t’iu shmangur talibanëve.
Zyrtarët ushtarakë nga Qeveria e rrëzuar afgane kanë nxjerrë në dukje seriozitetin e situatës dhe u kanë bërë thirrje ish-aleatëve dhe OKB-së që të ndërmarrin hapa për t’i mbrojtur anëtarët e ish-forcave afgane të sigurisë.

“Jeta e tyre dhe familjet e tyre janë në rrezik – 100 për qind”, i ka thënë REL-it gjenerali Farid Ahmadi, ish-komandant i forcave speciale.

“Aktualisht, mijëra ish-shokë të tyre ndodhen në burgjet e talibanëve. Nuk ka asnjë lajm për fatin e tyre”, ka thënë ai.

Shumë ish-forca afgane të sigurisë i akuzojnë vendet perëndimore se i kanë braktisur ato pas pushtimit nga talibanët.

Ahmadi ka thënë se “Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, që kanë punuar me ta në luftën kundër terrorizmit, nuk duhet të jenë indiferente ndaj fatit të familjeve të [anëtarëve të forcave të sigurisë]”.

Talibanët nuk iu përgjigjën kërkesave të Radios Evropa e Lirë për koment.

You Might Also Like

Në televizionin e drejtuar nga Ministria e Mbrojtjes Ruse, adoleshentët shfaqen duke punuar në prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Rusia kanë planifikuar një raund të ri negociatash për t’i dhënë fund luftës

Djali i Joe Bidenit ofendoi George Clooney në një intervistë dhe kërcënoi të pushtonte një vend tjetër

Amerika i kërkon BE-së të bashkohet me tarifat 100% për naftën ruse

Autobusi që transportonte minatorë bie në një përrua 25 metra të thellë në Rusi. 13 të vdekur, 20 të plagosur

Kosova Times November 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një alien pesë metra para qendrës tregtare? Rrjetet sociale në flakë, asnjëherë më shumë policë rreth objektit! (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times January 7, 2024
Shefi i EULEX-it dënon sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potoka
Hamasi i përgjigjet planit për armëpushim në Gazë, kërkon disa ndryshime
LBK: Mosmiratimi i planeve zhvillimore po godet rëndë industrinë e ndërtimit
Horoskopi ditor për 27 maj 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?