By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kievi dhe Moska cak i sulmeve me dronë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kievi dhe Moska cak i sulmeve me dronë
Rajon / Botë

Kievi dhe Moska cak i sulmeve me dronë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/19 at 11:38 AM
Kosova Times Published November 19, 2023
Share
SHARE

Si Kievi, ashtu edhe Moska, ishin cak i sulmeve me dronë gjatë natës të cilat gjerësisht u zmbrapsën nga mbrojtjet ajrore në të dy shtetet, thanë autoritetet më 19 nëntor, duke mos raportuar për viktima.

“Është zmbrapsur një përpjekje nga regjimi i Kievit për të kryer sulm terrorist duke përdorur dron ndaj ndërtesave në Federatën Ruse”, tha përmes një deklarate Ministria ruse e Mbrojtjes.

Sulmet ukrainase me dronë në Moskë ishin të shpeshta gjatë pranverës, para se Ukraina të niste kundërofensivën e saj në qershor, por sulme të tilla kanë qenë të rralla në javët e fundit.

Sipas Ministrisë ruse, droni ukrainas “u shkatërrua nga pajisja e mbrojtjes tonë ajrore… mbi territorin e qarkut urban të Bogorodskit”, në rajonin e Moskës.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha më vonë në Telegram se sulmi i penguar “nuk shkaktoi asnjë dëm apo viktima”.

Ai tha se ekipet emergjente dolën në vendin ku ranë mbetjet e dronit të shkatërruar.

Edhe Kievi është goditur për të dytën natë me radhë nga një breshëri e dronëve Shahed, të prodhimit iranian, që u lëshuan nga forcat ruse, thanë autoritetet lokale. Autoritetet raportuan për “intensifikim” të sulmeve në kryeqytetin ukrainas.

“Për natën e dytë me radhë, armiku ka sulmuar kryeqytetin me dronë”, tha Sergiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit.

Dronët rusë “u lëshuan në disa grupe dhe sulmuan Kievin nga disa drejtime”, tha ai.Në total, “15 nga 20 dronët e armikut u shkatërruan”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, përmes një deklarate të ndarë.

Megjithatë, sipas Popko nuk raportohet për viktima po për dëme të mëdha.

Një ditë më herët, forcat ajrore ukrainase thanë se rrëzuan 29 nga 38 dronët Shahed të lëshuar nga forcat ruse në Ukrainë. Ky ishte numri më i madh i dronëve i lëshuar nga Moska brenda një dite që nga fundi i shtatorit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pret që Rusia të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës me synim që të lë ukrainasit pa rrymë dhe ngrohje gjatë dimrit, ashtu siç kishte vepruar dimrin e kaluar.

You Might Also Like

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe

CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit

Dëshmitarë të tragjedisë në Crans-Montana: “Gjithçka u vu në flakë nga piroteknikët në shishe”

Një person akuzohet per kërcënim me vdekje te Richard Grenell

Kosova Times November 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Analiza e Telegraph: Për herë të parë pas disa javësh, Putini është në telashe

Kosova Times Kosova Times August 20, 2025
Perëndimi i thotë Lavrovit në Shkup se s’do ta lejojë shkatërrimin e OSBE-së
Dhjetëra mijëra njerëz në sheshet siriane, duke festuar rënien e Asadit. Shikoni pamjet
Shqipëri, Dhoma Amerikane: Për kompanitë shqetësim gjetja e stafeve të kualifikuara
ATK: Transaksionet fiktive janë të papranueshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?