By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar , Albert Kinolli M.P. / RTKlive
July 3, 2025
Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes ‘Murtaja e Ruminantëve të Vegjël’
July 3, 2025
Lansohet fushata ‘Festo me zemër, jo me armë’
July 3, 2025
Ditët e Diasporës – Biblioteka Kombëtare zgjat orarin e punës
July 3, 2025
Njerëz u qëlluan nga një makinë përpara një klubi nate në Çikago, 4 të vdekur dhe 14 të plagosur
July 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy të vdekur pasi Bullgaria goditet nga moti i lig
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dy të vdekur pasi Bullgaria goditet nga moti i lig
Rajon / Botë

Dy të vdekur pasi Bullgaria goditet nga moti i lig

Kosova Times
Last updated: 2023/11/19 at 1:46 PM
Kosova Times Published November 19, 2023
Share
SHARE

Dy persona kanë vdekur pasi erëra të fuqishme goditën Bullgarinë dhe Rumaninë fqinje të shtunën dhe të dielën. Shirat dhe reshjet e borës shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe bllokuan apo vërshuan rrugët në lindje të të dyja shteteve, duke shtyrë Bullgarinë që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në rajonin Varna në Detin e Zi.

Një grua 43-vjeçare vdiq pasi e goditi një dru që u rrëzua në Varna mbrëmjen e së shtunës, ndërkaq dy pjesëtarë të emergjencës u lënduan po ashtu, tha policia përmes një njoftimi.

Një dru ra mbi një makinë që po kalonte në Sofje të shtunën, duke vrarë vozitësin 65 vjeç dhe duke lënduar rëndë gruan e tij, thanë autoritetet.

“Moti i lig rezultoi me humbje të jetës. Erërat e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm, në disa vende edhe reshje të borës, e bënë shumë të vështirë punën e ekipeve emergjente”, tha kryetari i Varnës, Blagomir Kotsev, të dielën, duke njoftuar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe duke u bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Furnizimet me energji janë ndërprerë në pesë qarqe të komunës. Rrugët janë bllokuar për shkak të druve që janë rrëzuar”, shtoi ai.

Aeroporti në Varna vazhdon të jetë i hapur, por disa fluturime janë shtyrë apo anuluar. Dy komuna më të vogla në afërsi të Varnës po ashtu kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme të dielën.

Shërbimi kombëtar i motit në Bullgari ka aktivizuar kodin portokalli për shkak të rrezikut nga erërat e fuqishme në mbarë lindjen e Bullgarisë të dielën, duke paralajmëruar se erërat mund të arrijnë deri në 125 kilometra në orë dhe valët mund të arrijnë mbi 5 metra përgjatë bregdetit të Detit të Zi.

E njëjta stuhi ka goditur edhe Rumaninë fqinje, që ka detyruar shtetin të mbyllë portet në Detin e Zi.

Shërbimi kombëtar i motit në Rumani ka rritur alarmin e motit në nivelin më të lartë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të fuqishme. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda në shtëpi.

Mijëra amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike, teksa zjarrfikësit kanë intervenuar për të larguar 140 dru që u rrëzuan. Nga moti i lig u dëmtuan edhe 40 makina.

“Fatmirësisht nuk ka viktima”, thanë për AFP-në zyrtarë nga shërbimet emergjente në Rumani.

Dy persona vdiqën më herët gjatë muajit në Bullgari për shkak të motit të lig, pasi stuhia Ciaran goditi perëndimin e Evropës.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se bota do të përballet me mot më ekstrem për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga lirimi i gazrave serrë.

You Might Also Like

Njerëz u qëlluan nga një makinë përpara një klubi nate në Çikago, 4 të vdekur dhe 14 të plagosur

Pentagoni trondit BE-në dhe Zelenskyn me vendimin e papritur. Mosbesim edhe në Kongresin Amerikan

Evakuim masiv i turistëve për shkak të zjarrit në Kretë

Axhenda ndërkombëtare

Azerbajxhanasit publikuan videon e supozuar të urdhrit rus për të rrëzuar aeroplanin e pasagjerëve pranë Grozny-t.

Kosova Times November 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia thotë se pajtohet të zgjasë marrëveshjen për drithërat vetëm për 60 ditë

Kosova Times Kosova Times March 13, 2023
Kërkohet siguri për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve për dhunimin e një të miture
Vritet polici në Fier! Viktima e shtrirë në tokë, pamje të rënda nga vendngjarja
Të shtëna masive në një universitet në Amerikë: Dy të vrarë, sulmuesi i mori armën nënës së policit
Agjenda e aktiviteteve në nderim të heronjve Ilr Konushevci e Hazir Malaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?