By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Panairi i Librit Tirana 2023, takimi vjetor i kulturës shqipe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Panairi i Librit Tirana 2023, takimi vjetor i kulturës shqipe
Lajme

Panairi i Librit Tirana 2023, takimi vjetor i kulturës shqipe

Kosova Times
Last updated: 2023/11/19 at 10:31 PM
Kosova Times Published November 19, 2023
Share
SHARE

Në Tiranë 95 shtëpi botuese dhe dhjetëra autorë dhe përkthyes nga Shqipëria, Kosova Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po marrin pjesë në Panairin e 26-të Librit.

Ky takim vjetor vlerësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës dhe librit shqip.

Botuesit shprehen se kanë nevojë për më shumë mbështetje nga autoritetet shtetërore për zhvillimin e kulturës kombëtare.

Panairi i Tiranës është bërë tashmë takimi i përvitshëm i botuesve shqiptarë nga Tirana, Prishtina, Shkupi dhe Podgorica mes tyre si dhe me lexuesit e të gjithë moshave për më shumë se dy dekada.

Janë shfaqur aty një mori librash nga autorë shqiptarë dhe të huaj klasikë dhe modernë. Mes tyre ka edhe sprova të reja si libri dyghuhësh shqip e anglisht me esse “Rrathë” nga dr. Kleitia Vaso.

Ajo është doktore në letërsinë e krahasuar me studime të larta në SHBA dhe Poloni, e aktualisht pedagoge në Universitetin e Nju Jorkut në Shqipëri.

Autorja thotë se libri “Rrathë” me esse personale është edhe një dritare mbi letërsinë për lexuesin, që dëshiron të shohë me gjerë zhvillimet kulturore aktuale.

“Libri është në dy gjuhë, sepse përfshin edhe fëmijërinë time në Tiranë, ku jam rikthyer disa herë, si dhe edukimin, që është bërë kryesisht në SHBA, si dhe doktorimi në Poloni. Gati e ndjej si detyrë që duhet të shkruaj në të dy gjuhët; shqip, sepse është gjuha ime dhe anglisht, sepse është gjuha e shkollimit tim. Libri “Rrathë” jep një shpjegim të botës time, për të kuptuar veten dhe secilin vend ku kam jetuar nga këndvështrimi i secilit vend ku jam zhvendosur. Pra, të kuptosh një vend duke e parë nga një vend tjetër”, thotë Kleitia.

Panairi është një sfidë e vërtetë nga pikëpamja e organizimit për Shoqatën e Botuesve të Shqipërisë.

Botuesit pohojnë se janë në vështirësi financiare dhe kanë pengesa burokratike të njëjta prej shumë vitesh, që nga mungesa e një ligji për librin, taksat, tatimet e deri te mospërkrahja e institucioneve.

Drejtuesi i shtëpisë botuese Neraida, Jani Malo, një nga organizatorët e hershëm të kësaj ngjarje me rëndësi thotë se përkrahja dhe politikat mbështetëse të qeverisë janë të papërfillshme si për botuesit ashtu edhe për autorët shqiptarë dhe përkthyesit, ndërsa panairi është festa e librit shqip, ku botuesit sjellin gjithçka nga puna e tyre.

“Fatkeqësia është që rrjeti i librarive, menaxhimi i shpërndarjes janë ndër problemet më të mëdha të tregut të librit në Shqipëri, prej vitesh të parregulluara. Ne kemi mbyllje të librarive nga vit në vit, si për shembull në Sarandë, dhe në qytete të tjerë të mëdha, që tashmë janë pa asnjë librari. Panairi mbetet pika kryesore e takimit me lexuesin dhe me librin”, thotë zoti Malo.

Shoqata e Botuesve të Kosovës vlerëson nga ana e saj se bashkëpunimi me Shoqatën e Botuesve të Shqipërisë është jashtëzakonisht i mirë, ndërsa pengesa kryesore mbeten ato burokratike shtetërore.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, drejtuesi i shtëpisë botuese Pema, thotë se pengesa më kulmore mes të tjerave është taksa 6 për qind që Shqipëria ka vendosur në kufi për çdo libër që hyn prej Kosovës nga 1 janari i vitit 2020.

“Kur ne vijmë këtu taksohemi 6 për qind për librat që sjellim në Shqipëri, që për mua mbetet një absurd i llojit të vet. Nga ana tjetër, kur botuesit e Shqipërisë vijnë në Kosovë me librat, ata nuk duhet të përballen me procedura dhe taksa të tilla, të cilat bien ndesh edhe me marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve në nivel kryeministrash. Këto probleme burokratike ne çdo vit po i themi hapur dhe po ankohemi, por ende nuk kemi gjetur një veprim konkret nga ana e institucioneve shqiptare. Kjo është një taksë për çdo libër që hyn në Shqipëri, jo një taksë për çdo libër të shitur. Kjo është e palogjikshme dhe qysh në nisje na pengon”, tha zoti Zeneli.

Në Panairin e 26-të Librit të Tiranës morën pjesë 95 shtëpi botuese, nga të cilat 80 nga Shqipëria, pjesa tjetër nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa bashkëpunimi mes tyre sa vjen e forcohet përditë e më shumë.

You Might Also Like

Sonte Opera e Kosovës sjellë perlat shqipe me koncertin “Kosova në tinguj”

Kosova hap Këndin e Librit në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë

MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Emërimi i drejtorit u bë pa kuorum dhe është i pavlefshëm

IAP, MASHTI-t: Caktimi i u.d. drejtore, i bazuar në akte e procedura

​MAShTI heton vendimin për drejtorin e ri të Institutit Albanologjik

Kosova Times November 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ballkani fitues i Superkupës, mposht Llapin në Turqi

Kosova Times Kosova Times January 21, 2023
Krasniqi pas vrasjes së policit: Sulm direkt kundër Kosovës – të gjithë ta dënojnë fuqishëm
Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’
“Turp të kesh”, Erdogan përballet me zemërimin publik lidhur me reagimin e Qeverisë ndaj tërmetit
Shqipëri, bizneset e vogla ndjejnë pasojat e valës së të nxehtit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?