By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mali i Zi, regjistrimi i popullsisë si çështje politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mali i Zi, regjistrimi i popullsisë si çështje politike
Rajon / Botë

Mali i Zi, regjistrimi i popullsisë si çështje politike

Kosova Times
Last updated: 2023/11/19 at 10:36 PM
Kosova Times Published November 19, 2023
Share
SHARE

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, sipas analistëve është shndërruar në një çështje politike mes grupimeve më të mëdha politike, të pro-malazezëve dhe të atyre pro-serbe.

Analistët theksojnë se regjistrimi i popullsisë, që pritet të mbahet prej 30 nëntor deri në 15 dhjetor, mund të përmbysë strukturën kombëtare të popullsisë në shtetin e vogël ballkanik, Malin e Zi.

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, e ka tejkaluar rëndësinë statistikore dhe është shndërruar në një çështje politike, thonë analistët.

Kjo, sipas tyre është pasojë e fërkimeve të vazhdueshme rreth strukturës kombëtare të popullsisë.

Analisti Hajrullah Hajdari, vë në dukje se në vendet europiane shënimet për përkatësinë fetare dhe kombëtare nuk kërkohet gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Regjistrimi i popullsisë apo cenzusi në vendet e zhvilluara si në Europë apo në Amerikë, shënimet mbi përkatësinë fetare dhe kombëtare nuk kërkohen fare. Ndërkaq në Mal të Zi kjo është e trashëguar. Që nga viti 1945 deri në vitin 2011, përkatësia fetare dhe kombëtare kanë qenë elementet e regjistrimit”, tha zoti Hajdari.

Ndërkaq, analisti Nail Draga vlerëson se regjistrimi që do të mbahet nga 30 nëntori deri më 15 dhjetor ka marrë përmasat e një polarizimi të skajshëm.

“Regjistrimi i popullsisë ka marrë përmasat e polarizimit politik dhe një dukuri e tillë nuk është befasi duke marrë parasysh se kemi ndryshimin e pushtetit në Mal të Zi. Rezultatet e publikuara nga Lufta e Dytë Botërore e deri më tash popullsia me përkatësi malazeze ka qenë dominuese, por të gjitha gjasat janë që në këtë regjistrim të ndodhin ndryshimet sa i përket strukturës kombëtare të popullsisë”, tha zoti Draga.

Analistët nuk e përjashtojnë mundësinë se dukuritë e shfaqura në kohë të fundit në shoqërinë malazeze, mund të ndikojnë në rezultatet e regjistrimit të popullsisë.

Zoti Draga vlerëson se “nuk është befasi që në këtë regjistrim popullata malazeze të bie në një përqindje të konsiderueshme, ndërsa e kundërta do të jetë me qytetarët e kombësisë serbe”.

Edhe analisti Hajdari mendon se “në këto rrethana politike kemi një garë mes dy komuniteteve që dominojnë në Mal të Zi”.

Sipas analistëve kjo dukuri mund të ndikojë negativisht në procesin e anëtarësimit të Mali të Zi në BE, kur dihet se edhe në raportin e Komisionit Europian u theksua se regjistrimi i popullsisë dhe banesave kërkon menaxhim të kujdesshëm nga autoritetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që lidhet me etninë, fenë dhe gjuhën.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times November 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump vendosi një çmim për heqjen e tarifave: BE duhet të blejë 350 miliardë dollarë gaz dhe naftë amerikane

Kosova Times Kosova Times April 8, 2025
Mirëpritet iniciativa për hapjen e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë
Netanyahu: Izraeli do t’i vazhdojë bisedimet për armëpushim në Liban
Horoskopi ditor për 24 tetor
Kryeministri Kurti i ofron sektorit privat partneritet për një zhvillim të hovshëm ekonomik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?