By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kreshniku dhe Fatihu kampion të çifteve meshkuj, ndërsa Alma dhe Lena kampione të çifteve femra në kampionatin individual Kosovë – Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kreshniku dhe Fatihu kampion të çifteve meshkuj, ndërsa Alma dhe Lena kampione të çifteve femra në kampionatin individual Kosovë – Shqipëri
Sport

Kreshniku dhe Fatihu kampion të çifteve meshkuj, ndërsa Alma dhe Lena kampione të çifteve femra në kampionatin individual Kosovë – Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2023/11/19 at 11:25 PM
Kosova Times Published November 19, 2023
Share
SHARE

Në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj, u organizua dita e dytë e kampionatit individual mbarëkombëtar (Kosovë – Shqipëri).

Garat sot filluan me xhirot e fundit në fazën e grupeve që kishin mbetur pa u përfunduar nga një ditë më parë. U zhvilluan shumë ndeshje interesante dhe me mjaft emocione. Nga grupet në skeletin kryesor u kualifikuan 16 lojtarë që në grupe u renditen në dy pozitat e para.

pas përfundimit të grupeve, filluan garat në kategorinë e çifteve te meshkujve dhe te çifteve te femrave

Në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku kundër Jonuz Tufa dhe Kejdi Kalaja, ku u zhvillua një ndeshje shumë interesante dhe me plotë poen interesant, mirëpo në fund ndeshjen e fituan Kreshniku dhe Fatihu me rezultat 3:0, dhe kështu vazhduan në finale.

Në gjysmëfinalen e dytë gjithashtu u zhvillua një ndeshje shumë e mirë, aty u takuan Ylli Maloku dhe Murat Kurtulus kundër Dritan Laska dhe Aron Koni. Ndeshjen me rezultat 3:1 e fituan Dritani dhe Aroni, për të avancuar në finale, ku do të takoheshin me fituesit e gjysmëfinales së parë.

Në finale Aroni dhe Dritani ishin duke udhëhequr me rezultat 2:0, mirëpo Fatihu dhe Kreshniku menaxhuan të kthejnë rezultatin për ta fituar ndeshjen me rezultat 3:2, dhe për tu shpallur kampion të kategorisë së çifteve për meshkuj.

Në anën tjetër në kategorinë e femrave në gjysmëfinalen e parë u takuan Alma Mehmeti dhe Lenë Osmani kundër Liridona Rexhaj dhe Elionela Hasani. U zhvillua një ndeshje shumë interesante mirëpo në fund fituase dolën Alma dhe Lena me rezultat 3:0, dhe kështu u kualifikuan në finale.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale u takuan Shega Hashani dhe Leoresa Imeri kundër Samanda Agolli dhe Emirjeta Isufi. Shega dhe Leoresa luajtën lojë mjaft të mirë, por kjo nuk mjaftonte për të mposhtur dyshen nga Shqipëria, të cilat pas katër seteve e fituan ndeshjen me rezultat 3:1 dhe u kualifikuan në finale.

Në finale, Samanda Agolli dhe Emirjeta u ndeshën me dyshen Alma Mehmeti dhe Lenë Osmani në një ndeshje shumë interesante dhe me shumë emocione të ndryshme. Lojën e parë e fituan Samanda dhe Emirjeta, ndërsa të dytën Alma dhe Lena për të barazuar rezultatin në 1:1. Udhëheqjen e morën Samanda dhe Emirjeta ndërsa pas një loje triller me rezultat 20:18, ndeshjen në 2:2 e barazuan Alma dhe Lena. Ato vazhduan me fitore edhe lojën tjetër për ta fituar ndeshjen me rezultat 3:2 dhe për tu shpallur kampione të kategorisë çifte për femra. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Portieri i kombëtares së Egjiptit vdes pasi qëndroi në koma për disa ditë

Tri medalje për Kosovën në Kupën Evropiane për Juniorë në xhudo

Xhudistja Laurine Gashi fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane për Junior

Llapi për vendimin e Qeverisë lidhur me stadiumin: Hap i madh

Prishtina mbyll pjesën e parë në epërsi

Kosova Times November 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Xi mbështet bisedimet e planifikuara mes Arabisë Saudite dhe Iranit

Kosova Times Kosova Times March 28, 2023
14 QMF-ja në Prishtinë furnizohen me vaksina kundër gripit sezonal
Medlir Mema: Vendimi për të drejtën e votës së emigrantëve, fitore për shqiptarët jashtë dhe brenda vendit
Crème Brûlée
Në ankth për Ballkanin, ShBA-ja aspiron angazhim të shtuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?