By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në panair libri dhe pak më tej… (1)
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Në panair libri dhe pak më tej… (1)
Lajme

Në panair libri dhe pak më tej… (1)

Kosova Times
Last updated: 2023/11/20 at 9:21 AM
Kosova Times Published November 20, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Pal ShTUFI

Panairi i Librit në Tiranë është festë në vete. Festë mbarëkombëtare. Festë e dijes, kulturës dhe e librit..

Për shqiptarët ky panair është, jo vetëm vendtakim mendjesh, miqsh, vullnetesh e dashurish të shpërndara gjithandej globit, por edhe një manifestim emancipues i kombit, sepse Tirana është Europa shqiptare, si në aspektin kulturor ashtu edhe në atë arsimor.

TEK ONUFRI I BUJAR HUDHRIT

Të jesh në këtë panair e të mos pushosh pranë ONUFRIT të Bujar Hudhrit, kjo nuk ka mundësi. Si çdo herë, edhe kësaj radhe takoj Bujarin, këtë njeri të përkushtuar ndaj librit dhe në mënyrë të veçantë ndaj Kadaresë.

Ka vite që kujdesi i Bujarit ndaj Kadaresë më ka lënë mbresa të mëdha, jo vetëm si bashkëpunëtor dijesh e letrash, por edhe një si prind, i cili ka nevojë për një përkujdesje shumë më përkushtuese se bashkëpunimet e dikurshme.

Kur flet Bujari për Kadarenë, flet me pasion për veprën, por edhe me një ndjeshmëri të rrallë për shëndetin e tij. Flet me kujdes e saktësi, shenja këto që tregojnë për përditësimin e informacioneve që ka për shëndetin e Kadaresë, i cili me 28 janar 2024 feston 87 vjetorin e lindjes.

Bujar Hudhri meriton më shumë se mirënjohje për punën e tij si botues e njeri.

TAKIM RASTI

Në panairin e librit takon shumë miq, por edhe miq të harruar nga koha dhe distanca. Miq të vjetër e të rinj.

Kësaj radhe, befasi e këndshme ishte takimi me profesor Ali Aliun. Kur e pashë, iu afrova dhe nuk desha ta bezdis me pyetjen “a më mbanë mend”. Thash me vete, ky njeri 89 vjeçar, sigurisht më ka harruar, edhe pse para 33 vitesh bashkëpunonim në përlindjen shqiptare.

Në anën tjetër, nuk pata si mos t’i shtrija dorën dhe të mos e shqiptoja emrin dhe mbiemrin tim. E ai? Ai në sekondë, përmes një gëzimi e një buzëqeshjeje të ngrohtë, tregoi që nuk më kishte harruar. Mbase mbante mend edhe detajet e aktiviteteve tona për Republikën më të re në botë.

U ndava nga profesori duke i plotësuar vetes time një mungesë të pahetueshme deri më sot.

#tirana

You Might Also Like

Ekspozita `Shtëpi` hapet sonte në Galerinë Kombëtare

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë

UNESCO njeh zyrtarisht lahutën shqiptare

Kori i Filharmonisë së Kosovës në programin “Arti në shkolla”

Pensionohet ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Kosova Times November 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izraeli ndërprenë marrëveshjen me OKB-në që ishte në fuqi që nga viti 1967

Kosova Times Kosova Times November 4, 2024
Çfarë duhet të bëjnë evropianët nëse shpërthen lufta: ‘Përgatitni furnizime ushqimore për 72 orë’
Kurti takon shefin e UNDP-së, flasin rreth strategjisë kundër korrupsionit
Kolona në dalje të pikave kufitare, Merdarë deri në 40 minuta
Përparim Rama publikon pamje nga dëmtimi i infrastrukturës rrugore nga një shofer
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?