By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rasti Shala, dëshmitari Hoxha pyetet për uzinën e Kukësit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rasti Shala, dëshmitari Hoxha pyetet për uzinën e Kukësit
Lajme

Rasti Shala, dëshmitari Hoxha pyetet për uzinën e Kukësit

Kosova Times
Last updated: 2023/11/20 at 2:35 PM
Kosova Times Published November 20, 2023
Share
SHARE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po dëshmon dëshmitari i pestë i mbrojtjes, Zijadin Hoxha, në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

 

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar mbrojtja e Pjetër Shalës përmes avokatit, Jean-Louis Gilissen. Dëshmitari Hoxha tha se ka qenë i burgosur politik.

“Kam qenë në vitin 81 i burgosur politik. I kam mbajt 9 vjet burg në burgjet e Jugosllavisë. Me kanë akuzu si kundërrevolucionist”, tha Hoxha.

Dëshmitari Hoxha tha se deri në prag të luftës ka jetuar në Gjermani pasi që në vitin 1993 ishte larguar nga vendi me arsyen se kishte tendenca që të arrestohet serish.

“Në vitin 1993 jam largu. Kanë deshtë me më arrestu për të dytën herë UDB-ja jugosllave dhe kam ikë nga vendi im kam dal në Gjermani dhe e kam fitu azilin politik në Gjermani dhe në Gjermani kam jetu”, tha Hoxha.

Dëshmitari Hoxha tha se me 22 ose 23 prill të vitit 1999 ka ardhur në Shqipëri për t’u mobilizuar në UÇK. Ai tha se nga Gjermania ka ardhur me një shok të tij të quajtur, Ekrem Ahmeti.

Dëshmitari Zijadin Hoxha ka thënë se në kohën e luftës nuk i ka njohur, tani deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijajn dhe ish-deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Safete Hadergjonaj.

“Jo nuk e njoh. Tani e njoh por në luftë nuk e kam njoftë”, tha Hoxha duke u përgjigjur në pyetjen e mbrojtjes së Pjetër Shalës, përmes avokatit Jean-Louis Gilissen, për Time Kadrijajn.

Ndërsa, për Safete Hadergjonajn, dëshmitari Hoxha tha se tani e njeh pasi që është fytyrë publike. I pyetur për një person me mërin Ilir Blakaj, dëshmitari tha se nuk e njeh.

Dëshmitari Zijadin Hoxha është pyetur për uzinën e metalit në Kukës nga mbrojtja e Pjetër Shalës, avokatit, Jean-Louis Gilissen.

I pyetur se a është në gjendje që të përshkruaj uzinën e metalit në Kukës, dëshmitari tha se mund ta bëjë afërsisht. “Mundet me ndodh qe qind për qind nuk mundem me ua përshkruar, por afërsisht po”, tha Hoxha.

Në fillim të seancës, trupi gjykues kundërshtoi kërkesën e mbrojtjes së Shalës që të zgjasë afatin për marrjen në pyetje të dëshmitarit Zijadin Hoxha.

Sipas kryetares së trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia pyetjet për këtë dëshmitar do t’i vazhdojë edhe përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe pastaj avokati që përfaqëson viktimat në këtë çështje gjyqësore.

Gjyqtarja Veldt- Foglia tha se pyetje për këtë dëshmitarë mund të kenë edhe anëtarët e trupit gjykues. Sipas kryetares së trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë edhe gjatë ditës së nesërme.

You Might Also Like

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Sekuestrohen armë gjatë hetimeve për dhunë në familje në Gjakovë

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027

FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`

Kosova Times November 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Petkoviq: Vendimi i Kurtit për targat ka qenë joligjor dhe i dhunshëm

Kosova Times Kosova Times October 31, 2022
Si po fsheh prokuroria të dhëna të reja për sulmet e qëllimshme në magazinat e Gebrevit
Mickoski: Qeveria do të bazohet në tre postulate: Integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit
Ukraina akuzon ushtarët rusë për plaçkitjen e gati 40 muzeve
Messi: Real Madridi, ekipi më i mirë në botë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?