By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Byroja Kundër Korrupsionit e Ukrainës përballet me akuza për spiunazh mes bastisjeve të SBU-së, pranon ‘rreziqet e infiltrimit’
July 21, 2025
Vdekja e dytë misterioze në kompleksin spanjoll: Ish-oficeri i policisë ukrainase gjendet i vdekur
July 21, 2025
Çmimet e naftës bien nën 69 dollarë
July 21, 2025
Trump publikon videon e arrestimit të Obamës me anë të inteligjencës artificiale
July 21, 2025
Më shumë se 20 vende kanë bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Gaza
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një dekadë në pushtet e presidentit kinez
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një dekadë në pushtet e presidentit kinez
Rajon / Botë

Një dekadë në pushtet e presidentit kinez

Kosova Times
Last updated: 2022/10/16 at 11:26 AM
Kosova Times Published October 16, 2022
Share
SHARE

Reuters

Lideri kinez, Xi Jinping, u bë udhëheqësi më i lartë i vendit një dekadë më parë, kur u emërua sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak në Kongresin e 18-të të partisë. Një vit më vonë, në muajin mars, ai u bë president.

Në Kongresin e 20-të të Partisë, që do të nisë më 16 tetor, Xi pritet të sigurojë një mandat të tretë lidershipi, duke vulosur kështu statusin e tij si sundimtari më i fuqishëm i vendit që nga koha e Mao Ce Dunit, themeluesit të Republikës Popullore të Kinës.

Xi e akumuloi fuqinë e tij edhe përmes lëvizjeve specifike, por edhe gradualisht me kalimin e kohës. Duke vepruar kështu, ai e zhvendosi Kinën nga një traditë e udhëheqjes kolektive, me sekretarin e përgjithshëm, i cili konsiderohej i pari ndër të barabartët në Komitetin e përhershëm të byrosë politike, në atë që tani shihet gjerësisht si lidership suprem.

Më poshtë janë mënyrat kryesore përmes së cilave Xi forcoi kontrollin e tij, sipas analistëve dhe ekspertëve:

  • Ai ndërmori një fushatë gjithëpërfshirëse për të spastruar zyrtarët që konsideroheshin të pabesë, të korruptuar ose të paefektshëm dhe ndërtoi bazën e tij të pushtetit duke i mbushur ato poste me njerëzit e tij. Deri më tani janë hetuar 4.7 milionë zyrtarë.
  • Xi vendosi aleatë të besuar në krye të menaxhimit të burimeve njerëzore të partisë, të cilët kontrollojnë emërimet kryesore të personelit. Shefi i tij i parë i Departamentit të Organizimit ishte Zhao Leji, babai i të cilit kishte punuar për babanë e Xi-së. Pas tij, në vitin 2017, erdhi Chen Xi, një ish-shok i shkollës nga Universiteti Tsinghua.
  • Ai forcoi kontrollin e ushtrisë duke iniciuar reforma gjithëpërfshirëse dhe shkurtime nga viti 2015.
  • Ai kontrolloi aparatin e sigurisë së brendshme me një fushatë të vazhdueshme “spastrimi” që ka rrëzuar shumë drejtues policie dhe shumë gjyqtarë.
  • Nga viti 2015, ai urdhëroi Parlamentin dhe organet e tjera, përfshirë kabinetin dhe Gjykatën Supreme, që ta informojnë atë për raportet e tyre vjetore të punës.
  • Xi u tha mediave shtetërore në vitin 2016 që ta pranojnë autoritetin e partisë ngase “mbiemri i tyre është partia”. Që atëherë, liria e medias u ul në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa propaganda e lidhur me Xi Jinpingun u rrit.
  • Ai e emëroi veten zyrtarisht në vitin 2016 si “bërthama” e partisë – lideri suprem.
  • Xi ndryshoi Kushtetutën e partisë më 2017, ku përfshiu Mendimin Xi Jinping mbi socializmin me karakteristika kineze. Pasja e një ideologjie eponime, pra ideologjie që njihet si e tij, e vendosi atë në të njëjtin nivel me Mao Ce Dunin dhe Deng Xiaopingun.
  • Ai e bëri të qartë rolin suprem të partisë duke proklamuar në vitin 2017 fjalinë: “Partia, qeveria, ushtria, populli, arsimi; lindje, jug, perëndim, veri: partia udhëheq gjithçka”.
  • Ai ndryshoi Kushtetutën e vendit në vitin 2018, ku hoqi kufizimet e mandatit për presidentin dhe ia mundësoi vetes që të qeverisë gjithë jetën..
  • Partia u zotua për besnikëri ndaj tij, në një rezolutë historike të miratuar në vitin 2021.

You Might Also Like

Byroja Kundër Korrupsionit e Ukrainës përballet me akuza për spiunazh mes bastisjeve të SBU-së, pranon ‘rreziqet e infiltrimit’

Vdekja e dytë misterioze në kompleksin spanjoll: Ish-oficeri i policisë ukrainase gjendet i vdekur

Trump publikon videon e arrestimit të Obamës me anë të inteligjencës artificiale

Më shumë se 20 vende kanë bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Gaza

Vajzë (4) vdes nga uria në Gaza

Kosova Times October 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ambasada britanike në Kosovë: Raportimet për këshillimin e udhëtimeve në veri, janë të gabuara

Kosova Times Kosova Times September 5, 2024
Rusët janë të lodhur nga propaganda: çdo i tretë ka ndaluar së shikuari TV
Media ruse kritikojnë ekipin e Trump
Kievi thotë se Telegrami ka bllokuar programet e inteligjencës ukrainase
Orliq: Protestat në Prishtinë janë tregues i rëndësisë së Bashkësisë së Komunave Serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?