By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA me ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej 100 milionë dollarësh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA me ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej 100 milionë dollarësh
Rajon / Botë

ShBA me ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej 100 milionë dollarësh

Kosova Times
Last updated: 2023/11/20 at 10:15 PM
Kosova Times Published November 20, 2023
Share
SHARE

Uashingtoni njoftoi për paketën e re të ndihmës me armë dhe pajisje për Ukrainën. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i thanë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se ShBA-ja do t’i ofrojë mbështetje afatgjatë Ukrainës, teksa ky shtet po vazhdon të luftojë kundër trupave ruse.

Paketa, në vlerë prej 100 milionë dollarësh, përfshin armë dhe pajisje që ishin autorizuar më herët, tha Blinken përmes një deklarate. Aty përfshihen Sisteme Raketore të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS) dhe municione shtesë.

Kjo paketë “do të ndihmojë që të përmbushen nevojat e menjëhershme në fushëbetejë të Ukrainës, përderisa shteti lufton për të rimarrë territorin e tij sovran”, tha Blinken, duke shtuar se është kritike që Kongresi amerikan të ndërmarrë hapa për të miratuar kërkesën e presidentit Joe Biden, për financim shtesë për Ukrainën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, arriti në Kiev më 20 nëntor në një vizitë të paparalajmëruar. Vizita kishte për synim të tregonte mbështetjen për Ukrainën mes shqetësimeve “për lodhje nga lufta” të aleatëve perëndimorë të Ukrainës, veçmas të ShBA-së, që është shteti që ofron ndihmën më të madhe ushtarake dhe financiare për Ukrainën.

“Isha i nderuar që takova presidentin Zelensky sot në Kiev për të riafirmuar mbështetjen e ShBA-së. Ne, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, do të vazhdojmë të mbështesim nevojat urgjente që ka Ukraina në fushëbetejë dhe për kërkesat afatgjate të mbrojtjes”, tha Austin në një postim të publikuar në X, që më herët njihej si Twitter.

Zelensky tha se kjo vizitë “është sinjal shumë i rëndësishëm për Ukrainën”, duke shtuar se “ne ende llogarisim në mbështetjen tuaj”.

Uashingtoni i ka dhënë dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe ndihmë tjetër Ukrainës, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të këtij shteti shkurtin e vitit të kaluar.

Qeveria amerikane disa herë ka përsëritur se do të mbështesë Kievin për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Megjithatë, shqetësimet janë rritur lidhur me vazhdimin e mbështetjes së ShBA-së për shkak të disa ligjvënësve republikanë në Kongres.

Ndihma e mëtejme financiare për Ukrainën nuk u përfshi në projektligjin e përkohshëm të miratuar nga Kongresi amerikan javën e kaluar. Ky projektligj mundësoi shmangien e mbylljes së Qeverisë amerikane.

You Might Also Like

Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)

Ursula von der Leyen për vendimin e ashpër të BE-së: “Ky është një mesazh i forte”

Mbreti Charles III mbi luftën kundër kancerit: Falë diagnozës së hershme, numri i trajtimeve zvogëlohet

Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin

Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’

Kosova Times November 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Në SHBA, pilulat e abortit do të shiten në farmacitë me pakicë

Kosova Times Kosova Times January 4, 2023
Dardanët nisin përgatitjet, Muric e Sahiti besojnë në fitore ndaj Rumanisë
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presidentit të zgjedhur, Donald Trump
Rusia me dekret për të reduktuar daljen e popullsisë jashtë vendit
Duka përkujton Vokrrin: Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?