By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Instrumentalizimi i dhunës me bazë gjinore: Roli i OJQ-ve serbe dhe i Kosovo Online në një fushatë të koordinuar propagandistike
June 11, 2025
Gjykata Kushtetuese pezulloi mbajtjen e referendumit për aplikimin e euros
June 11, 2025
Osmani po angazhohet për rastin e ish-policit i ndaluar në Serbi
June 11, 2025
Kryeministri polak Tusk kërkon besim në qeverinë e tij deri në fund të mandatit
June 11, 2025
Jamie Oliver hap restorantin e parë në Adriatik: Ja ku ndodhet
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kushtetuesja vendos në favor të Qeverisë për faljen e tatimit në pronë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Kushtetuesja vendos në favor të Qeverisë për faljen e tatimit në pronë
Financa

Kushtetuesja vendos në favor të Qeverisë për faljen e tatimit në pronë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/22 at 6:21 PM
Kosova Times Published November 22, 2023
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e tatimit në pronë, përmes ndryshimeve në Ligjin për tatim në pronë, nuk cenon përgjegjësitë komunale.

Në gusht, komuna e Prizrenit dorëzoi kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar nenin 5 të ligjit të ndryshuar, që parasheh faljen në vlerë prej 100 eurosh të tatimit në pronë për çdo tatim-pagues për vitin tatimor 2023.

“…Si i tillë, ky i fundit [neni 5 i Ligjin për tatimin në pronë], nuk cenon përgjegjësitë komunale apo nuk zvogëlon të hyrat e komunës në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe legjislacionin e aplikueshëm në kontekst të ushtrimit të kompetencave të komunës për të caktuar, mbledhur dhe shpenzuar tatimin në pronën e paluajtshme brenda territorit të komunës përkatëse”, u tha në njoftimin e Kushtetueses.

Nga komuna e Prizrenit, kishin argumentuar se neni 5 i këtij ligji shkurton buxhetin e komunave të Kosovës.

Më 4 shtator, Kushtetuesja kishte pranuar kërkesën e komunës së Prizrenit dhe kishte vendosur masë të përkohshme për ligjin, deri në një vendim përfundimtar.

Ligji për tatimin në pronë ka hyrë në fuqi më 14 gusht.

Më herët gjatë këtij viti, kreu i Ministrisë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kishte deklaruar se në bazë të ndryshimeve ligjore, 85 për qind e tatim-paguesve nuk do të paguanin asgjë për vitin 2023, 10 për qind të tjerë do të paguanin më pak se 100 euro dhe vetëm 5 për qind e tatim-paguesve do të paguanin më shumë se 100 euro.

Por, vendimi për faljen e tatimit në pronë pasoi rritjen e këtij tatimi në vitin 2023. Rritja u shkaktua pas vlerësimit të përgjithshëm të tokave dhe objekteve të banuara që bëri Ministria e Financave vitin e kaluar.

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times November 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qytetarët në Turqi bojkotojnë restorantet, kafenetë dhe furrat e bukës për shkak të çmimeve të tepruara

Kosova Times Kosova Times April 24, 2024
DASh bën thirrje për proces të drejtë ligjor ndaj Tefik Mustafës në Serbi
Policia franceze ne anen e demostruesve! Njerëzit entuziastë duartrokasin, duartrokasin kudo! (VIDEO)
Blinkeni vlerëson rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”
Dhëndrri i Trump-it: Po përfundon tri projekte në Ballkan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?