By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prodhimi i energjisë bie, konsumi rritet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Prodhimi i energjisë bie, konsumi rritet
Lajme

Prodhimi i energjisë bie, konsumi rritet

Kosova Times
Last updated: 2023/11/26 at 1:28 PM
Kosova Times Published November 26, 2023
Share
SHARE

Dimrat e fundit në Kosovë janë përcjellë me furnizim të çrregullt të energjisë elektrike, shtrenjtim të rrymës dhe thirrje nga Qeveria e Kosovës për kursim.

Teksa muajt e dimrit po afrohen, të dhënat e publikuara më 22 nëntor nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike gjatë muajit shtator të këtij viti ka rënë në krahasim me rrymën e prodhuar gjatë së njëjtës periudhë të vitit paraprak.

Në prill të këtij viti, Korporata Energjetike e Kosovës dhe kompania amerikane, General Electric, kishin nënshkruar një marrëveshje për modernizimin e turbinave me avull të termocentralit Kosova B.

Ky projekt – që kushton rreth 50 milionë euro dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2026 – pritet të rrisë kapacitetet prodhuese me energji elektrike.

Viteve të fundit, sasia e energjisë së prodhuar ka ndryshuar nga muaji në muaj. Të dhënat më të reja tregojnë se, gjatë shtatorit të sivjetmë, prodhimi i energjisë nga termocentralet ka rënë në shifrën më të ulët në të paktën dy vjet.

Për muajin tetor nuk janë publikuar ende të dhënat.

Për dallim nga sasia e energjisë së prodhuar, konsumi i energjisë elektrike është rritur. Të dhënat e ASK-së tregojnë se gjatë muajit shtator të vitit 2023 u konsumua më shumë energji elektrike sesa gjatë shtatorit të vitit 2022.

Sipas të dhënave, rritja e konsumit është shkaktuar nga sektori i industrisë dhe nga përdorimi komercial i rrymës.

Trendi i konsumit ka ndryshuar vazhdimisht në Kosovë, ndërsa arriti në vlerat më të larta gjatë janarit të këtij viti dhe atij vitit të kaluar.

Për t’i mbuluar kërkesat për energji elektrike, Kosova ka importuar vazhdimisht rrymë. Sasia e energjisë elektrike të importuar e ka tejkaluar shifrën e rrymës së eksportuar.

You Might Also Like

Prodhimi nga energjia e rinovueshme tejkalon qymyrin

ATK: Tatimet sjellin 794.3 milionë euro në arkën e shtetit

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

Kurti: Kosova vazhdon rritjen ekonomike dhe mbështet sektorin privat

198 ndërmarrje në Kosovë përfitojnë 8.9 milionë euro nga KIESA

Kosova Times November 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Taravari: Nëse nuk i fitoj zgjedhjet, tërhiqem nga politika

Kosova Times Kosova Times April 9, 2024
Spanjollet e fitojnë Kupën e Botës
Zjarret në Neredimë, apel për shmangien e ndezjeve në natyrë
Një bankë në Prishtinë raporton se ka pranuar para fals nga 11 biznese
Një vrasje e tmerrshme në Gjermani: Djali vrau nënën e tij dhe mbajti pengje në një qendër tregtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?