Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së,Blerta Deliu-Kodra, në seancën e stome ku po debatohet për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023, ka folur për papërgjegjshmërinë e qeverisë së Kosovës karshi situatës në të cilën ndodhet vendi.
“Paprezenca e tyre flet për papërgjegjësinë që ka kjo qeveri. A jep kush llogari nga kjo qeveri për situatën në të cilën është katandisur vendi, apo ikja nga përgjegjësia, sikur që është kjo e sotshmja, është gjithmonë përgjigje kur nuk kanë se çfarë të thonë”, deklaroi deputetja Deliu-Kodra.
Ajo më tej shtoi se Kuvendi i Kosovës në vitin e kaluar nuk kishte arritur ta diskonte fare raportin për vendin.
Kuvendi i Kosovës në vitin e kaluar nuk kishte arritur ta diskonte fare raportin për vendin dhe po ashtu sot shohim që qeveria e cila duhet të përgjigjet për resorët specifikisht për përgjegjësitë që kanë ministrat mungon brenda kësaj salle”, deklaroi Deliu-Kodra.