By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia e Shtetit ne mjediset e Televizionit News 24, UGSH në ankth për lirinë e raportimit dhe ushtrimit të detyrës nga gazetarët
August 9, 2025
Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë
August 9, 2025
Horoskopi ditor për 9 gusht 2025
August 9, 2025
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku i reagon Aliut: Kosova është e përhershme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku i reagon Aliut: Kosova është e përhershme
Lajme

Abdixhiku i reagon Aliut: Kosova është e përhershme

Kosova Times
Last updated: 2023/12/01 at 1:38 PM
Kosova Times Published December 1, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, se shteti i pavarur i Kosovës është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj.

“Ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit? Republika e Kosovës, sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj. Fati i projektit më të madh shqiptar, ‘Kosova shtet i pavarur e sovran’ është në duar të mohuesve të vet shtetësisë. Prandaj betimi mbi Republikë është farsë. Prandaj shkelja e Kushtetutës bëhet zakonshmëri. Sepse mosbesimi ndaj Kosovës është bindje. Këta kanë atdhe të dytë. Ne kemi vetëm Kosovën”, ka shkruar ai.

Kreu i LDK-së gjithashtu është shprehur se Kosova është e përhershme.

“LDK-ja si formacion i vetëm pavarësist, beson në Republikë. Fëmijët tanë meritojnë të besojnë në Republikë! Në shtetin që prindërit e gjyshërit e tyre nuk e kishin por ua kanë lënë me plot sakrificë. Në shtetin që në vend të mbytjes së ëndrrave e dhënies së pasigurisë u jep shpresën se një ditë do të jenë të barabartë mes popujve e shteteve euroatlantik! Prandaj dhe zgjedhja juaj është fare e lehtë. Sepse Kosova është e përhershme”, shkroi tutje Abdixhiku.

Ministri Aliu mbrëmë në një emision në T7 tha se shteti i pavarur i Kosovës është projekt i përkohshëm, duke aluduar në aspiratat e tij për bashkimin me Shqipërinë. Deklaratën e mbrëmshme, Aliu e ripotencoi edhe sot për Klankosova.tv, duke thënë se i qëndron mbrapa idesë se Kosova është projekt i përkohshëm deri në bashkimin me shtetin shqiptar. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia e Shtetit ne mjediset e Televizionit News 24, UGSH në ankth për lirinë e raportimit dhe ushtrimit të detyrës nga gazetarët

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

Kosova Times December 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

1.5 milionë përdorues të TikTok-ut, çfarë po ndjekin të rinjtë shqiptarë?

Kosova Times Kosova Times December 24, 2024
U pensionua në Kuvend, Osmani e angazhon Krasniqin si këshilltar në Presidencë
Largimi i Bidenit: Kosovarët shpresojnë në vazhdimin e përkrahjes amerikane
India nis me sukses misionin e saj të parë drejt Diellit
Ermal Krasniqi rigjen golin për Sparta Pragë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?