By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të ardhurat nga turizmi arrijnë rekord 874 milionë euro, në 3-mujorin e parë
June 10, 2025
Përurohet renovimi i repartit të Pulmologjisë në Prizren
June 10, 2025
Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë bilaterale zyrtare në Japoni
June 10, 2025
Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
June 10, 2025
Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lavrov: Perëndimi po na fajëson për të gjitha problemet në Ballkan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lavrov: Perëndimi po na fajëson për të gjitha problemet në Ballkan
Rajon / Botë

Lavrov: Perëndimi po na fajëson për të gjitha problemet në Ballkan

Kosova Times
Last updated: 2023/12/01 at 2:14 PM
Kosova Times Published December 1, 2023
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, akuzoi Perëndimin se po zhvillon “një luftë hibride kundër Rusisë”, duke pretenduar se po ia lë fajin Moskës për të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë një konference për media në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku po mbahet një samit i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lavrov akuzoi Perëndimin se, siç u shpreh ai, gjithmonë ka pasur interes që të nxisë kombet kundër njëri-tjetrit.

“Unë jam i bindur se popujt e hemisferës ballkanike kanë kaluar nëpër tranzicione të vështira historike, kanë një kod të përbashkët dhe nuk duhet të mposhten dhe të lejojnë që Perëndimi t’i bëjë armiq të njëri-tjetrit”, u shpreh Lavrov.

Pretendimet ruse se Perëndimi po fajëson Moskën për problemet në Ballkan, vijnë në kohën kur Ukraina – që po përballet me pushtimin e paprovokuar nga Rusia që nga shkurti i kaluar – ka paralajmëruar se Rusia po synon të nxisë konflikt midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Më 15 nëntor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi për mediat afrikane se ai ka prova të synimeve të Moskës për të nisur një luftë midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. [Së pari kemi pasur] Lindjen e Mesme – shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, tha Zelensky.

Bashkimi Evropian më pas tha se ndan shqetësimet me Zelenskyn. Zëdhënës i BE-së, Peter Stano deklaroi se blloku për një kohë të gjatë ka thënë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim malinj edhe në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq nga Departamenti amerikan i Shtetit i thanë Radios Evropa e Lirë se Uashingtoni po punon me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe me partnerët evropianë, që të avancohet qeverisja, sundimi i rendit dhe ligjit dhe të kryen reformat kundër korrupsionit “që do të pakësojnë mundësinë për ndikimin malinj rus dhe të sjellin paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet për rajonin”.

Edhe zyrtarët në Kosovë kanë shprehur shqetësim për rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në nëntor se Rusia po synon të ndezë një vatër krize “në oborrin e BE-së”, me qëllim që, sipas tij, të shpërqendrojë aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.

Kosova, sipas një raporti të publikuar së fundi nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina, të cilat synojnë të nxisin një luftë ndëretnike dhe ndërfetare në Kosovë.

Por, gjatë adresimit në Shkup, Lavrov tha se ai inkurajon “grupet etnike në Ballkan që të jetojnë në paqe dhe të shmangin ambiciet nacionaliste”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që të mos i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë – të vendosura për shkak të luftës kundër Ukrainës – vetëm, siç tha ai, për të përmbushur disa ambicie perëndimore.

Kryediplomati rus po ashtu akuzoi Perëndimin për kontestin që ka Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria lidhur me identitetin, duke thënë se “maqedonasit duhet të jetë të barabartë në kontinentin e përbashkët”.

“OSBE-ja ka degraduar”

Teksa më 1 dhjetor po zhvillohet dita e dytë e samitit të OSBE-së, kryediplomati rus tha kjo organizatë është “degraduar” në të gjitha dimensionet kyçe të funksionimit të saj.

Ai tha se “OSBE-ja është shkatërruar dhe liderët perëndimorë që nuk kanë marrë asnjë leksion nga dështimi i tyre”.

Por, vendimmarrja në këtë organizatë shpesh është bllokuar nga vetot ruse, përfshirë edhe për buxhetin e OSBE-së.

Lavrovit iu mundësua pjesëmarrja në këtë samit të OSBE-së, pasi paraprakisht Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria hoqën përkohësisht sanksionet ndaj fluturimeve ruse. Por, në fund, Lavrov u desh të fluturojë mbi Turqi dhe Greqi, pasi Bullgaria mbylli hapësirën ajrore për avionin e kryediplomatit rus, për shkak se në bord gjendeshin persona të sanksionuar nga BE-ja.

Pjesëmarrja e tij në këtë samit nxiti bojkotin e Ukrainës, shteteve të Baltikut. Po ashtu, për të shmangur qëndrimin në të njëjtin samit me të, kryediplomati amerikan, Antony Blinken, dhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, morën pjesë në një darkë joformale të OSBE-së në Shkup të mërkurën dhe më pas u larguan nga Maqedonia e Veriut para se samiti të niste zyrtarisht punimet.

Lavrov tha se darka joformale ishte organizuar qëllimisht para se ai të mbërrinte në Shkup.

“Janë munduar me foto nga darka të më paraqesin si të izoluar këtu në Shkup. Por, unë kam pasur një darkë të mrekullueshme me verëra dhe gatime maqedonase dhe kam qenë i pranishëm në hapjen zyrtare të takimit të OSBE-së në mëngjes. Dhe nuk kishte njerëz nga Ukraina dhe shtetet Baltike, as Blinken dhe [ministri i Jashtëm britanik, David]Cameron, as Borrell. Pse ndodhi kjo? Ndoshta ata donin ta vënë në pah qëllimin e tyre për të izoluar Rusinë. Kurse unë mendoj se janë frikacakë, frikësohen nga bisedat e sinqerta dhe me fakte”, tha Lavrov.

Ndryshe, në ditën e dytë dhe përmbyllëse të samitit, anëtarët e OSBE-së do të konfirmojnë vendimin që Malta të jetë kryesuese e organizatës në vitin 2024.

You Might Also Like

Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit

Numri i të vdekurve në në Graz rritet në 10.Pamje nga shkolla ku ndodhi të shtënat

18 të vdekur në sulmet izraelite në Gaza. Ata u vranë pranë një qendre ndihme humanitare

Incidentet Rritet numri i të vdekurve nga të shtënat me armë në një shkollë austriake

Inteligjenca Gjermane: Putini po përgatitet të sulmojë shtetet baltike nën pretekstin e “mbrojtjes së popullsisë rusishtfolëse”

Kosova Times December 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mërgimtari me të mbërritur në aeroportin “Adem Jashari”humb cdo gjurme

Kosova Times Kosova Times June 20, 2023
VIDEO Rreth 50 të vdekur nga një rrëmujë në Guine. Vendimi i arbitrit të futbollit shkaktoi dhunë
Kërkohet paraburgim ndaj te dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj
Gozman: Çfarë e pret Rusinë në të ardhmen e parashikueshme?
BE po përgatitet të fillojë procesin e përfshirjes së Ukrainës në anëtarësimin e saj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?